Saimir Tahiri tha sot, se askush nuk do të tolerohet para ligjit, sidomos për mbjelljen e lëndëve narkotike, ndërsa theksoi se ky do të jetë viti i dytë që Shqipëria nuk do të jetë origjinë e lëndëve narkotike.
Tahiri me këtë deklaratë ka ritheksuar se Policia e Shtetit është kundër çdo nisme për mbjelljen apo legalizimin e hashashit, duke rrëzuar kështu çdo shpresë të deputetit Kokëdhima për një rishikim të legjislacionit për legalizimin e hashashit, mbjelljes dhe tregtimit të tij.
“Do të jetë viti i dytë që Shqipëria nuk do të jetë më vend origjine për trafikimin e lëndëve narkotike. Njëlloj si vjet, nuk do lejojmë kultivimin por do të shkulim çdo rrënjë kanabis në çdo cep të Shqipërisë, sepse nuk mund të lejojmë kurrë që ekonomia kriminale të kriminalizojë çdo të rinjtë e të rejat, këtu dhe jashtë kufirit.
Ndaj e shfrytëzoj këtë rasat për ti bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë menduar se ai i vjetshmi ishte veç një aksion apo që kanë marrrë kurajo për të mbjellë kanabis të nxitur edhe nga debatet për legalizimin e hashashit, të mos i hyj njeri rrugës së krimit duke mbjellë kanabis sepse asnjë rrënjë në tokë e nëntokë, nuk do lejohet të furnizojë tregun kriminal të drogës në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë”, theksoi ministri i Brendshëm.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë diplomimit të 500 studentëve të parë të Akademisë së Sigurisë ku inkurajoi të sapodiplomuarit për t’i qëndruar besnik ligjit dhe të japin maksimumin në luftën kundër krimit dhe informalitetit në vend.
“Në këtë rrëmujë të stisur publike, mos u habisni pse është më e lehtë të sulmohet barbarisht Policia e Shtetit, sesa të flitet për respektimin e rregullit e të ligjit. Por mos u dekurajoni, përkundrazi. Punoni me më shumë forcë. Mos u habisni pse është më lehtë të debatohet për antivlerat, për thashethemet e konsumit, madje edhe për legalizimin e hashashit, padashje duke i dhënë kurajo paligjshmërisë, sesa të flitet për vlerat; për vlerat e qytetarit të mirë, vlerat e shoqërisë si themel i përbashkët yni, sesa të flitet për edukim, për libra, për rregullin e ligjin. Mos u dekurajoni, përkundrazi. Punoni me më shumë ndershmëri dhe besim tek vetja e ligji. Sepse në këtë rrëmujë të madhe, ju keni detyrën e vogël dhe të përditshme që ti mbeteni besnik ligjit, edhe atëherë kur kjo duket tepër e vështirë. Edhe atëherë kur t’ju duket se shumicën e keni kundra. Duke mësuar virtytet nga kolegu në krah, dhe jo veset. Duke punuar me mentalitetin e shërbimit ndaj qytetarit, jo të dhunës dhe represionit. Duke u bërë shembull në familje, në shoqëri dhe në profesion. Sepse vetëm si qytetar të mirë e besnik të ligjit, mund të kryeni me ndershmëri e vullnet detyrën që po merrni përsipër. Politika ka plot kusure të sajat, shumëvjeçare, ashtu siç ka edhe plot vlera që dalin shpesh në sipërfaqe. Por nuk është shoku juaj. As themeli juaj. Ndaj gjejeni mbështetjen vetëm te ligji, te merita, tek profesionalizmi dhe vlerat tuaja. Jo te shokët, as te miqt. As tek tarafi e sekseri. Këta ju lenë vetëm, në të gjitha rastet. Merita, profesionalizmi dhe aftësia nuk iu lënë vetëm kurrë. Rruga është shumë e vështirë. Krimi është më i sofistikuar se Policia. Ka më shumë para se Policia. Ka mundësi të ketë më shumë miq në politikë sesa punonjësit e policisë. Mund të blejë media. Siç mund të blejë drejtësinë. Por nuk ka një gjë, e nuk do e ketë dot kurrë, të drejtën. Të drejtën nuk e blen dot askush, as me pushtet, as me para.
Ndaj ju sot jeni para testit të madh e të përditshëm, përballë qytetarëve. Të garantoni ligjin, duke filluar nga vetja juaj, miqt e të afërmit tuaj e pastaj tek shoqëria në tërësi. Ju jeni gjenerata e re, gjenerata moderne, e punonjësve të policisë së shtetit, ndaj punoni që ta meritoni plotësisht besimin e qytetarëve. Ky do jetë viti i reformimit teknologjik në Polici. Qeveria dhe kryeministri, ashtu sicc edhe unë personalisht, besojmë se mbështetja e pakursyer ndaj policisë, është rruga më e mirë për të garantuar eficcencë dhe rezultate. Ndaj qeveria do vazhdojë të mbështesë policinë në infrastrukturë, teknologji dhe burime ekspertize e buxhetore, së bashku me partnerët ndërkombëtarë. Byroja Federale e Hetimit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, agjenisa më prestigjoze në botë, ka nisur bashkë me MInistrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, punën konkrete për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Që nga struktura, detyrat, baza e të dhënave hetimore, marrëdhëniet me institucionet e tjera, por më shumë se kaq rekrutimin e oficerëve të policisë duke garantuar pastërtinë, ndershmërinë dhe profesionalizmin e tyre e deri te ndjekja e përditshme e punës për operacionet e përbashkëta ndërmjet BKH dhe BFH. Ky do të jetë viti i konsolidimit të rezultateve kundër krimit të organizuar dhe korrusioni. Mbledhja e informacionit në të gjithë Shqipërinë ka filluar e një operacion i gjerë do fillojë shumë shpejt, njëlloj si vjet, sepse ne nuk kemi aspak ndërmend të kthehemi mbrapsht në rrugën tonë. Kontributi juaj në këtë luftë është thelbësor, ashtu sicc është jetike aftësia juaj për të edukuar frymën e ligjit në ccdo hap të punës tuaj. Po ecim me shpejtësi drejt gjeneratës së re të policisë së shtetit, më të re në moshë, më të edukuar, më të përgatitur profesionalisht, dhe më mirë të pajisur me insfrastrukutrë, teknologji dhe buxhet. Akademia e lartë e Policisë së Shtetit, do nisë shumë shpejtë kurset e arsimit të lartë për oficerët e policisë, për të pasur në vitet e ardhshme, policinë më profesionale e të përgatitur në rajo”, u shpreh Tahiri. /j.h
tahiri ben si i zgjuar sa inat e kam nji meter e nji qofte na bo sikur do me na dhon mend ik e vidh naj lek iher pastaj kujtohu dhe ti per ne laskare
Kur flitet per legalizim nuk ka parasysh kthimin e gjithe vendit ne Lazarat nuk po kerkohet kjo gje dhe nuk eshte ky qellimi i ketij debati.
Pikerisht – Tahiri mund te na jape opinionet e tij mbi ligjet, por nuk eshte se na intereson shume opinioni i ketij cunaku; ai nuk ka ne dore permbajtjen e ligjit por zbatimin e tij. Ajo qe diskutohet eshte ndryshimi i ligjit, dhe kjo behet me vota ne parlament.
deputeti Kokedhima ka thene qe te legalizohet per industrine farmaceutike dhe qe te jete nen kontrollin e shteti e jo drograt e pakontrolluara apo rikthimi i lazaratit
Moli, meso fillimisht shqipen dhe menyren se si shkruhet shqipja ,pastaj bej komente
jo se nfakt tahiri i shiti ato ilacet e skaduara e ato kutit e ndihmes se shpejt nga magazinat e farmacis see babit tvet e tani ben sikur ska ndodhur asgje ai eshte i pastri dynjas aman se na shpifet qe tgjith
I ati i Tahirit ka nje farmaci lagje, nuk ka depo farmaceutike, keshtuqe mos e lodh shume imagjinaten.
pikaaaaa qe sna bie me kte palo minister
Tahiri nuk ka thene qe eshte kunder kokedhimes por nuk do lejoje rikthimin e lazaratit apo perdorimin e droges se palegalizuar por ama deputeti Kokedhima ka thene qe te legalizohet per industrine farmaceutike dhe qe te jete nen kontrollin e shtetit
Mos deyinformoni gazetare Tahiri nuk ka thene qe eshte kunder kokedhimes por nuk do lejoje rikthimin e lazaratit apo perdorimin e droges se palegalizuar por ama deputeti Kokedhima ka thene qe te legalizohet per industrine farmaceutike dhe qe te jete nen kontrollin e shtetit
ore njerez deputeti kokedhima hyn te njerëzit që jan për liberalizim të plotë të drogërave mjekesore.
Por, kurrë pro një fshati arrogant që ngre kultin e pandëshkueshmërisë, të antiligjit e të pasurimit me punë të pandershme.
Jane dy gjera te ndryshme ato per te cilat po flitet.
Ndoshta i ngaterroni pa dashje, ama mbeten te ndryshme
Tahiri ka theksuar se nuk do lejoje askend te mbjelle hashash dhe Jo se do ndikoje negativisht ne legalizimin e hashashit, pasi eshte e ditur qe do te rrise ekonomine shqiptare.
shkrimi eshte i sakte dhe i qarte
bota eshte drejt nje mentaliteti te ri per kete pune, por Shqiperia nuk eshte gati si gjithmone.
Ne jemi fshat nuk i kuptojme shpejt gjerat, na duhet kohe.
Edhe alkooli dikur ishte si droga sot.
Derisa shoqeria kuptoi qe me mire ishte e te gjitheve dhe nen kontroll sesa e nje pakice qe kamej pa kontrol
tahiri nuk eshte kundra Koco Kokedhimes, thjesht koco kerkon nje ligj te posacem dhe te moderuar. kurse tahiri flet rreptesisht per ndalimin e paligjshem te droges
Sajmir shume mire qe i inkurajon por nderkohe shiko cfare te mund te besh nga ana ligjore qe policia te ndjehet e mbrojtur dmth ne rast te ndeshkimit te krimit, te jete e mbrojtur nga hakmarrja e skuthave personalisht dhe familjarisht, duke nenshkruar bile edhe ndonje marreveshje me shtet partner deri ne identitet te ri te tyre. Nga ana tjeter, rregulloni SHISH sepse policia merret ne qafe kot ndonjehere nese krimi blen informacionin. Mbaresi paci per te miren e te gjitheve. Shpresojme se parlamenti dhe qeveria do ju mbeshtesin pa rezerva
Tahiri ka shume te drejte por nuk e ka fjalenn per legalizimin e drogave mjekesore te cilat po te merren ne konsiderate dhe te trajtohet me seriozitet m mund ta ktheje ate ne mje burim serioz te ardhurash.
S’duhet ti jepet ngjyra fanatizmi legalizmit qe ka parasysh Koo
Tahiri se ka keq por duhet patur parasysh qe ka edhe perfitime ekonomike.
Nese legalizimi behet ne menyre te kontrolluar dhe te drejte nga shteti nuk ka asgje te keqe apo alarmante.
ska asgje jashte normale lidhur me legalizimin e kanabisit mjekesor se do na sillte me shume para do rritje buxheti, do punesoheshin njerez, do sillte reduktim te mbipopullimit te burgjeve… e keshtu me rradhe te tjerat jane paragjykime qe i behen kesaj teme
“… duke rrezuar cdo shprese te Kokedhjerit…”. Tani, ndryshimin e ligjeve e ka ne dore Parlamenti, jo policia apo MBja, por nejse…
Ti Tahir rri e ruj kush po mbjell por edhe shko e gjej thaset e Koqes ku i ka fshehur se ate qe mbolli e korri ai tashme; thjeshte po pret ta shese.
o shoku nuk po e hedh per shqyrtim ne parlament por po e shtron per debat publik. Nuk po ta detyron as publikun as shoqerine civile as qeverine. Mos i banalizoni gjerat se nuk paske kuptuar asgje. Sepse propozohet nga ministri pastaj shkohet ne paralment per ta votuar.
Deputeti Kokedhima kekron te ndryshohet ligji per masen e denimit ndaj atyre qe konsumojne kanabis. Pra eshte kunder nje denimi prej 5 vitesh per ato persona qe konsumojne nje cigare hashash. Persa i perket legalizimit, legalizimi i kesaj lende nuk ka pse te na trembe.
Nuk po kerkon njeri te perseritet nje Lazarat i dyte, kjo nuk do ndodhe kurre. Koco kerkon qe hashashi te perdoret per interes te shtetit, pra te perfitoje ekonomikisht Shqiperia. Nuk po kerkohet mbjellje e hashashit nga populli si ne rastin e Lazaratit.
Une jam pro legalizimit, per aq kohe sa vende te zhvilluara ne bote sot aplikojne kete gje atehere per vendin tone nuk ka pse te shihet si tabu. Mjaft qe kjo gje te aplikohet ne menyre te kontrolluar.
Titull i manipuluar. Ministri e ka fjalen per njerezit e thjeshte, pra bën thirrje te mos rikrijohet serish Lazarati. Legalizimi i kanabisit eshte nje gje ndersa mbjellja e kanabisit ne menyre te pa kontrolluar, informalisht eshte nje gje tjeter. Ministri i meshon kesaj te dytes.
Koco luan kocet me Tahirin!
mbjellja e droges duhet ndaluar me cdo forc, po ama hapja e rruges se legalizimit ashtu sic thot Koco kokedhima, brenda parametrave eshte ne sherbim te industrise farmaceutike
Kokedhima te legalizoje hashashin se shqiptaret ecin dhe flasin me vete nga hallet qe kane
Idea e Tahirit eshte mjaft e qarte, normalisht qe nuk mund te lejohet serisht rikthimi i Lazaratit nuk ka sens dhe eshte ne te keqe te vendit , por nuk mendoj qe kjo eshte kundervenie ndaj Kokedhimes sepse deputeti ka nje kendveshtrim tjter ai kerkon perdorimin e saj si bime medicinale.
Legalizimi I kanabist do te rrise mireqenien ekonomike dhe do te permiresoje efektet pozitive ne shendetesi
te dyja palet kan te drejt, por ne kendveshtrimet e kunderta, edhe koco e ka per qellim tjeter legalizimin, per arsye se i sherben fitimeve ekonomike te vendit
Po saimiri as vete se kuptoka pse qenka kunder, ??
Korrigjim per Tahirken: nuk do te jete vend origjine hashashi sepse eshte bere upgrade ne vend origjine per kokaine dhe heroine. Vete nipi i komandantit dhe babait shpirteror te rilindasve, me duart e tij te njoma, u kujdes per kete perparim…
ka te drejt koco, do kishte shume fitime po te legalizohej
te legalizohet, edhe te mos lejohet nje lazarat i dyte, duhet bashkepunim
Nuk eshte ceshtje prerje hovi apo si .. kendveshtrimet jane te ndryshme dhe te drejta , qe do te thote eshte detyre e Tahirit qe te mos lejoje rikthimin e Lzaratit e jo vetem por nuk mendoj se kjo duhet kuptuar se ai eshte kunder Kokedhimes , sepse ky i fundit ka qellim komplet ndryshe , kerkon perdorimin si bime medicinale, shitjen ne menyre te kontrolluar gje qe do ti sillte zhvillim ekonomiko social vendit !
Holle holle deklarata e z. Tahiri eshte ne te njejten linje me ate te z. Kokedhima. Deputeti kerkon qe fillimisht te behen debate te medha lidhur me legalizmin e kanabisit, pra sheh perspektiven. Nuk duhet te shohim si fobi legalizimin e kanabisit dhe aplikimin e tij ne menyre te kontrolluar.
Dakord moj Vilma, dakord… por na thuaj pak sa ju paguan Koqeja per keto komente? Anonim se anonim je, s’po te gjen gje.
nuk eshte gje e keqe te krijohet nje debat publik. sepse koco ka te drejt.
Tahiri ka te drejte!
Pa kaluar ligji asnje mos te mbjelle, sepse do ta mbjelle shteti!
?
Me parrulla nuk zgjidhet kjo pune. Te vendosen ne peshore anet pozitive dhe anet negative dhe pastaj te veprohet.
Perderisa nuk ash miratue me ligj kultivimi i lendeve narkotike.Tahiri deklaron vertetesisht prerazi per ndalimin e ketyre lendeve.
Koqoua ka iden per ta futur ne kultivim landet narkotike,pa dyshim mbasi te miratohet ligji per kultivimin e tyre.Kjo do sjellin mirqenie dhe mjafte ane pozitive.Qe nga hapja e vendeve te punes ashtu dhe deri te rritja e buxhetit te shtetit.Mos te jemi te vonuar.Te thithim pozitivitetin e shteteve qe kultivojne me te drejten e ligjit.Si Amerika nji nga shtetet ma te fuqishme te botes dhe zbatimit te ligjit me tolerance zero per kedo dhe per cdo ceshtje.
Legalizimi I kanabisit do te rrise mireqenien perse duhet te jemi kundra
Po nese legalizimi do te ndodhe do te kontrollohet nga shteti apo struktura te tjera, nuk ka asgje per tu shqetesuar
Tahiri eshte zhgenjimi I radhes ne policine e shtetit , e mbushi me militante policine , po vriten cdo dite njerz .
nuk jam shume dakorte me tahirin sepse deputeti koco kokedhima nuk ka thene qe do behte shqiperia si ka qene lazarati. kanabisi do te perdoret per industrine farmaceutike dhe per asnje gje me shume
me duket dicka absurte qe ms te legalizohet kanabisi ne shqiperi do te ishte shumire per te gjithe ne do te kishim rritje ekonomike dhe do te zdukej kriza
ku ta gjenim te legalizohej kanabisi do do te kishim mjafte rritje ekonomike dhe kanabisi do te perdorej per industrine farmaceutike
jam shume e bindur qe deashira e deputetit kokedhima do te behet realitet do te legalizohet kanabisi, dhe ne duhet te jemi super te lumtur qe kanabisi do te lehalizohet
nuk besoj qe tahiri i ka prere hocin koco kokedhimes te gjithe jemi te bindur qe kanabisi eshte dicka e vendosur dhe jemi shume te sigurte qe do legalizohet.
bjerini legemit mua me pelqen Tahiri me punen qe ben,i pa lodhur dhe I pa trembur eshte ka bere shume pune ne polici, te cilen e la sala ne pike te hallit,i drejte dhe I pa lodhur eshte ,te lumte z.minister,njeres te tille I duhen shqiperise.
Po:Te legalizohet dhe ta kontrollojne keta kurvat politikane,gjoja per shtetin;dhe nga Ana tjeter vjedhin dhe Te fryhen gjakpiresit.
Ca lesh legalizimi thoni ju?? Ca lesh perdorim mjekesor?? Po talleni apo boni vete, ca shifni ju Hollanden e Belgjiken qe jane 1000 vjet perpara nesh?? Nuk jane popuj trafikante, jane popuj qe e perdorin ne mase edhe i thane vetes sa te bejme me lek shqiptaret me mire po e mbjellim vete… Po kto jane vende me mireqenie te jashtezakonshme dhe nje shoqeri te konsolidiar dhe nuk kane probleme ne mes tyre, mund ti lejojne vetes cfaredo “lluksi”… Trafikantet kshu edhe po vriten jo ti lesh te bejne sipas qefit…po kto sjua thote Koco qe merr rrogen per ket pune?? … Nejse, bravo Tahiri kto jan gjerat qe duam te degjojme.. Ndershmeri, pune,profesionalizem perkushtim.. Shteti duhet te jete ne sherbim te qytetareve e jo anasjelltas.. Tani qe fondet shkojne aty ku duhet dhe nxitet fryma e detyres dhe jo ajo rryshfetit dhe e harbuterise shifen rrezultatet.. Bravo edhe i here!!