ILDKP kallzon penalisht Ridvan Boden për fshehjen e 500 mijë eurove

7 Prill 2015, 11:58Politika TEMA

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kallzon penalisht deputetin demokrat Ridvan Bode, i cili për 8 vite ka drejtuar ministrinë e Financave.

Kallzëzimi penal bazohet në ligjin nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar.

Sipas një njoftimi, ILDKPI paraqiti pranë Prokurorisë së Përgjithshme kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Ridvan Bode, me funksion Deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për veprat penale të “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 257/a/1/2 dhe 287 të Kodit Penal.

Subjekti Ridvan Bode dhe pse u njoftua disa herë nga ILDKPKI gjatë procesit të hetimit administrativ, refuzoi të paraqitet për të dhënë shpjegime, lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij, familjarëve dhe të personave të lidhur me të, si dhe të paraqiste dokumentacionin justifikues-ligjor për to.

Pas depozitimit të kallëzimit penal, Inspektori i Përgjithshëm i kërkon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë marrjen e masave të menjëhershme që raste të tilla, deputetësh që guxojnë të shpërfillin kërkesat e institucioneve ligj-zbatuese në Shqipëri, të mos përsëriten më në të ardhmen.

Mësohet se Bode nuk ka treguar burimin e një pasurie prej 500 mijë euro në prona dhe depozita, që janë në emër të vetë Bodes dhe familjarëve të tij./gj.k/

29 komente në “ILDKP kallzon penalisht Ridvan Boden për fshehjen e 500 mijë eurove”

  1. Adi says:

    Hajde me hajer qofte!!

    1. cfaee says:

      Po cunin e kur do j kerkojne justifikimin e lekeve…hajde hajdut hajde

      1. lena says:

        Sa? 500000? Kesaj shume i mungojne te pakten 2 zero!

    2. Toni says:

      Ky duhet arestuar. Ky eshte hajduti me kete te merret prokuroria me kete Ridvan Boden kete hajdut te shqipetareve. Me kete te merret berisha qe del duke bere presion drejtesise qe te arrestoje persona pa prova. Aty ku flet drejtesia duhet te heshtin te tjeret.
      Po Prokurori Lalla te merret dhe te arrestoje kete Ridvan Boden dhe te mos meret me arrestimin per deshmi te rreme te dy deputeteve.

  2. astrit says:

    Po per pasurine e familjes Berisha kur do te hetoje kjo ILDKPKI, apo kur te vdese Sala.

    1. i says:

      As ne kete rast nuk eshte se ka hetuar thjesht ridvani nuk i ka kthyer pergjigje se po ti kishte kthyer sdo kishte probleme sido qe te ishte deklarimi

  3. lol says:

    gjynaf i ka ven me djers, mos e arrestoni kot

  4. taku torollaku says:

    tope tope o papagallo.

  5. Xhemol Katunari says:

    Katunari brekgrisur u bo zengjin.

  6. Toni says:

    ahahaha ky eshte ai financieri famshem qe renditi SHQIPERINE pas GJERMANISE per ekonomi,ky plera fshatare blegtoral i rakickes hajdut me fame…

  7. fatmiri says:

    Mos kini frike. Nuk e dime çfare u be me Fullanin? Duhet revolucion ne Shqiperi.

  8. Fusha pa tartan says:

    Ore ato 500.000 Eurot jane te vjetra apo te reja ????????????
    Per te vjetra mos e ngacmoni

  9. ortodoks + musliman = bektashjan ...KATOLIK + PROTESTANT = EUROPJAN says:

    E bre vanke ce e ke leshuar veten kaq. C’me je bere si llogaritar kooperative.

    Mbaje o vehten.

    Po thosha me vehte kur pashe fotografine eshte ridvani s’eshte Ridvani.

    Po c’ben o keshtu…..SI THA I MADHI KADRI ROSHI

    Edhe i pa ngrene te jesh duku i ngrene,edhe i merzitur te jesh duku i qeshur, dhe i paqethur te jesh behu si i qethur,edhe i palare ta jesh behu si i lare edhe budalla te jesh behu si i shkare ….ketu me duket se ngaterrova—– edhe i xhveshur te jesh behu si i veshur , edhe ne opozite te jesh behu sikur je ne pozite,…edhe hajdut te jesh behu si i ndershem.

    Lere se e ngaterrova e bera lemsh.

    1. kotandini says:

      E ke ber lemsh si lesht e dhenve te koperatives qe drejtonte Bode ne vitet 85 ne drithas te maliqit, kjo esht faqja e te gjithve pushtetareve te Saliut dhe te Piktorit,

  10. lol says:

    Ne burg,mbasi nuk tregon te verteten edhe ndalim icdo funksion shteterore!mjaft me me deputet horra!
    Pastrim,pastrim!

  11. Spartaku says:

    5oo mij euro per Boden jan njesoi sa dhjete qindarka ne xhepin tim.Po miljardat e tij ku jane? pse nuk gjenden? ku i ka çuar?Prandaj Ridvan Bode eshte miljarder dhe nuk zene vend fare 500 mij euro.

  12. pilo pela says:

    Nuk e kuptoj pse Ridi nga Rakicka nuk ka treguar burimin e pasurisë!Dihet nga të gjithë se në Rakickë nxirret shumë raki kumbulle dhe të gjithë e dinë se këto para Ridi i ka bërë me tregëti rakije!Pse nuk e deklaron nuk e di?Mbase ka bërë ndonjë çikë kontrabandë duke e shitur për raki rrushi dhe i vjen zor ta thotë!

  13. Popull pa lidhje says:

    0 bobo me zuri barku…… Bollllllll me kto show te shpifura se i falimentuat te gjithe TV

  14. Ushtaret e Sali fshatarit te uritur e molen vendin si te babezitur dhe tani rrine si I bukri I shejtanit sikur nuk ka ndodhur asnje gje. Per keta zvarranike duhet denim maksimal qe te behet mesim per te tjeret qe vijne. E filloni me kusarin Bode e vazhdoni me Rulin.Pollon,Imami.Bregun dhe embelsiren ne fund Sali efendiun me kopene familjare shtazarake.Besoj se nga sekuestrimi i pasurive ne para dhe mall ne vendin tone shlyhen borxhet.ka edhe te tjere por me radhe. Kuvendi te nxjerre nje ligj ku te shkruhet ne rast se plepat nuk zbatojne ligjin te Futen ne burg.

  15. ec daku says:

    Kaq pak??????

  16. bregdetari says:

    Ne rreth 18 vite pune ne funksione te larta gjate qeverisjes se PD-se, llogaritur pagen me rreth 1.5 miljone leke ne muaj mesatarisht, sikur te mos hante,pinte e te plotesonte nevojat me imediate te jetes,por ato leke ti vinte ne banke, nuk arijne shumen prejafersisht 270 miljone leke,ose rretrh 200 mije euro. Ku i ka gjetur 500 mije eurot? I ka vjedhur. Ka bere korrupsion . Ne Burg!

  17. bato says:

    Kot shqetesoheni per Ritken. Edhe sikur ta marrin brenda, do ta mbajne dy dite dhe pastaj do e lene te lire sic lane Full(h)anin dhe te gjithe ata qe vjedhin ne shuma te medha, “sepse nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore”,pavarsisht se mund te kete nja dhjete apo pesembedhjete milion euro ne Austri ose ja ka cuar Zenui ne Qipro, atje ku jane edhe te Sales, Lirise, Gites dhe Lulushes.

  18. Loni says:

    Gjynahet e bodes: ortak me frangajn manen gìmin.marre pa tender :koncensionin e ngjyrosjes se Naftes,koncensionin e pullave fiscale, skaneri i kamioneve ne dogana

  19. . says:

    Shqiperia me Demokraci “Persebrapthi” ….

    Ne vend qe qyteterimi-civilizimi te shkonte gradualisht ne provincat

    … provincat dhe maloket u sulen me kazma dhe arme ne Tirane, pa ditur dhe mesuar c’ishte “Civilizim-Qyteterimi”, prandaj u ngrit dhe iku gjithe inteligjenca, djem e vajza te edukuar Tiranas jashte vendit …

    Pasojat:

    -Shkaterrim
    -C’organizim,
    -C’kulturim,
    -Degjenerim,
    -C’arsimim,
    -Droge,
    -Arme,
    -Prostitucion ….

    kudo “RRUMPALLE” dhe nje “Rregjim kanunor-verior injorant”.

  20. Sony-Lg-Samsung says:

    A sa bukur aaaa.
    Sa bukur Fillon me ket procesi antikorupsion, proevropian.
    Ah si I nxjerr ky te palarat po ta shtrengojsh pak.

    Ramadan Troci Ushtar I Partise.
    Pa he njehere… Te shofim

    Per hajer qofte inshallah!

    Ufff sa I etur o populli per denimin e ketyre borgjezeve.

  21. Jari says:

    500 000 euro R Bode i perdorte per leter ambalazhimi

  22. Origjina says:

    Kur kaloja para ca vitesh ne Rakicke te Devollit (fshati i Bodes) nxorra nga xhepi 1,000 Lek (te reja) per te blere dicka per te pire! Nje djale i vogel me tha: kujdes xhaxhi kur nxjerr leket se je jabanxhi…ketu tek ne te vrasin per 500 Lek (te reja) aq te varfer jane njerezit! Fshati ishte tejet i raskapitur dhe i rrenuar ne cdo aspekt, aq sa te rrenqethte!
    Dhe imagjinoni qe Ritvan Bode eshte lindur, rritur dhe ‘edukuar’ ne kete fshat te larget kufitar!
    Pupupu….

  23. gregori says:

    Ka nja 5-6 pallate ne zonen prane ish bllokut, buze liqenit te Pogradecit, ne pjesen me te bukur te tij, kaq dihen publikisht, se mund te kete me shume.

  24. kotandini says:

    Po kjo zyre qe kontrrollon pasurit e pushtetareve, Por c’fare gabimi po ben, Apo po los letra poker me Boden,Po 500.000 euro ne shqiperi i kan ata qe shesin camcakeza, dhe Bodes po i deklarojne pasurine qe e ka vene me djersen e buthes dhe te popullit qe nuk nje se ceshte bylmeti dhe cjane protehinat,kuse ju i hapni telashe shefit tuaj, qe jua merrte grat dhe conte per festat e 8 marsit neper papet e Laprakes???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje