Hulumtuesit në Universitetin Stanford kanë zhvilluar një bateri të re e cila ka aftësi të karikohet brenda një minute. Përveç kësaj hulumtuesit premtojnë se ajo është më e sigurt se bateritë me litium e cila përdoret në pajisje të ndryshme duke filluar që nga smartfonët e deri tek avionët e pasagjerëve. Kjo risi përbën një hap të madh në fushën e karikimit.
Bateria përbëhet nga jone alumini, të cilët janë më të lirë se ata të litiumit. Por ky nuk është avantazhi i vetëm; këta lloj jonesh ofrojnë një performancë më të lartë dhe nuk janë kanë prirje për të shkaktuar zjarr apo të plasin kur nëqoftëse dëmtohen, ashtu siç kanë tendencë jonet e litiumit. Kjo bateri nuk do të marrë flakë as nëse ajo shpohet me materiale të rënda, deklaron një profesor kimie në Stanford.
Nuk është hera e parë që zhvillohet një bateri alumini. Problemi qëndron në gjetjen e materialeve të përshtatshme për të ndërtuar anodën dhe katodën që i reziston karikimeve të vazhdueshme. Hulumtuesit rastësisht zbuluan një zgjidhje për këtë problem. Rezultati është një bateri që mund ti rezistojë 7500 cikleve të karikimit pa e humbur performancën. Kjo është diçka shumë e madhe në krahasim me 100 ciklet që mund ti rezistojnë bateritë e tjera prej alumini dhe 1000 ciklet që premton ajo prej litiumi.
Prototipi i ndërtuar nga ky ekip hulumtuesish kombinon një anodë alumini dhe një katod prej grafiti në një qese elektrolite jonike të lëngshme. Bateria prodhon një energji 2 volt e cila është më e pakët në krahasim me 3.6 volt që prodhon një bateri litiumi. Dhe densiteti i energjisë së saj është gjithashtu i ulët. Përveç sasisë së energjisë, kjo bateri ka gjithçka tjetër që secili prej nesh do të donte të kishte në pajisjen e tij elektronike; ajo është e shpejtë, ofron një performancë të lartë dhe siguri, fleksibilitet, cikël jetese të gjat. Shpresojmë që ajo të mbërrijë sa më parë në treg. (PC World Albanian)
Ne fund te shpikjes.Mos e keni than gabim anod alumini(+) dhe katod grafiti(-).Sepse metalet jane qe leshojne elektrone perfaesojne katoden(-).Pikrisht elketroni tregon negativin e polit(-) dhe grafiti ngarkese pozitive(+) qe i thithe keto duke krijue diference potencialit ne Volt.
Mundesisht peresriteni dhe nji here shpikjen qe te jemi te bindur se nuk shpikni dhe gafa shelktronike te thejshta.Kjo asht njisoj sikur don te shkosh ne plazh dhe nisesh drejt alpeve.