Kreu i LSI-së Ilir Meta mori pjesë në mbledhjen e komitetit drejtues të Lëvizjes Rinore për Integrim, nga ku u shpreh se që pas rënies së diktaturës Shqipëria do të ketë një pushtet vendor real, falë reformës së re administrativo-territoriale, të cilën e quajti historike.
“ Reforma territoriale, një reformë historike. Pas 21 qershorit kemi mundësi të reja të jashtëzakonshme për një pushtet të ri vendor në kuptimin e plotë këtij koncepti. Kjo kërkon diçka tjetër të rëndësishme, kërkon njerëz të përgjegjshëm, kandidatë me integritet, përkushtim e vizion për të sjellë një qeverisje vendore që do të ndihmojë komunitetet tona të zhvillohen dhe ti shërbejnë qytetarëve në mënyrë të denjë. Kërkon edhe këshilla bashkiakë që të marrin rolin si parlamente vendore, të cilat do të kontrollojnë krerët e bashkive në emër të interesave të të rejave dhe të rinjve në çdo komunitet.
Më tej Meta tha se për herë të parë do të kemi në këshillat bashkiake një përfaqësim të barabartë mes dy gjinive. Ai deklaroi se kjo është një arritje mjaft pozitive, ndërsa shprehu besimin e do të jetë një shembull edhe për parlamentin ardhshëm, por edhe për përfaqësimin në tërësi të gjysmës më të rëndësishme të shoqërisë sonë.
“Kjo është rruga e integrimit, është rruga e modernizimit, është rruga e emancipimit, është rruga e ecjes më shpejt drejt një shoqërie të vërtetë evropiane, por është edhe rruga e zgjimit të shumë energjive të mënjanuara në mënyrë të padrejtë dhe maskiliste për fat të keq. Është edhe rruga e përgjigjes më të mirë për atë që thuhet, dekriminalizimin e politikës, sepse pjesëmarrja më e madhe e vajzave dhe e grave në këshillat bashkiake, në parlament dhe në jetën institucionale, ekonomike, shoqërore, sjell një kulturë të re, sjell një standard të ri larg arrogancës dhe për fat të keq shpeshherë edhe dhunës së politikanëve primitivë të cilët kërkojnë të imponohen me muskujt e politikës dhe pozitave që kanë e jo me forcën e argumenteve apo aq më tepër me largpamësinë e vizionit të tyre”, theksoi Meta.
Kreu i Parlamentit vlerësoi eksperiencën e LRI-së, ku tha se tashmë ajo ka një eksperiencë mjaft të konsoliduar të suksesit duke qenë një shkollë e shkëlqyer e formimit të politikanëve të rinj, por edhe e pjesëmarrjes së gjithë të rinjve, të cilët ndajnë vlera të përbashkëta, por edhe aspirata të përbashkëta për të ardhmen.
“Ne jemi shumë krenarë dhe kemi shumë besim te LRI-ja, te aftësia juaj për t’u orientuar gjithmonë drejt së ardhmes dhe për të ecur gjithmonë më shpejt në një rrugë të sigurt të afirmimit jo thjesht tuajën si të rinj, por të përfaqësimit të interesave të rinisë sonë anembanë vendit në mënyrë që të rinjtë tanë të mos shohin më si alternativë largimin nga vendi. Përkundrazi të jenë besimplotë se ardhmja e tyre është në vendin e tyre në mënyrë që t’i japim fund diplomimit fiktiv të të rinjve dhe ky ka qenë dhe mbetet një nga objektivat kryesorë edhe të reformës në arsim në që të realizohet ai angazhim që kemi pasur, arsim për punësim”, tha Meta. /j.h
ik o kokelope se s’pjerdh per gra ti…
ti do shukun me Euro … ajo ti hap syte ty…
Jep shembullin i pari, se ke 25 vjet ne politik.
Leri grate ne punet e tyre o Lile Floriri dhe mbaj Moniken fort. Eshte turpi i Botes qe burre e grua ini deputete. Dhe cilet? Me te korruptuarit e me te degjeneruarit.
JO GRA-BURRA SI MONIKA E XHOZI
Je legjenda shqiptare Zoti meta respekt
O skraparlli meta nuk mund te jete legjende e popitikes shqiptare,por nje i superkorruptuar mr ze, figure dhe deshmi te gjalla me fuqine e pushteteve te botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne vite.
Si puna jote hajdut ordiner mafioz
O Skraparli, po qenkene te gjithe rrace hajdutesh e kriminelesh. Fatkeqesia me e madhe e ketij kombe qenkeni ju more plehra. Ne ferr vafshit te gjithe.
Foli dhe like floriri. O like a nuk ke ndonje keshilltar afer te te thote qe je personi me antipatik qe ka politika shqiptare? (pervec lsi-tave qe te dashurojne). Si ka mundesi qe nje bastard hajduto-kriminel dhe injorant i niveleve skandaloze si like floriri, votohet nga ky popull?! shpresoj dhe deshiroj qe te gjithe socialistet qe do votojne ne bashkite ku kandidatet do ti vendose lsi-ja, t’ja japin voten kandidatit te opozites. Rama duhet te heqe dore sa me shpejt nga like floriri, i cili eshte kanceri i Shqiperise time.
po I pari duhet te ikesh ti bashke me ate qe ke ne shtepi qe nuk la pa thyere hunj,dhe duhet te denohesh per gjithe ate pasuri qe ke vene zaptove shqiperine,ste ngopi floriri I shqiperise qe volle mos u ngopsh kurre.
As me vote nuk largohet padrino, por Zoti po mendon dita dites dhe kokelopes ia ka thare koken…Po c fare mendon baba Taku se?O popull po kuptoje me ne fund se cila eshte e keqja e madhe e Shqiperise…
Ha ha ha ,nje nga me primitivet dhe me te ndyret eshte dora vete ,por sic duket Meta ndihet me i afte se te tjeret ,per faktin se mashtron me shume
dhe kjo aftesi ben qe ky te jetoj gjate ne politike ,per sa kohe qe ky popull ne vend te truve ka kashte .
Ndofta ndodh që Tom Doshit ti ndriçoj zoti mendjen dhe ti mos kuakësh më mor zhabë e ndyrë
Dy njerez te thjeshte me bindje te majta po bisedonin per bemat e Metes dhe LSI-se.
Njeri tha ,more çpaskan qene keta skraparllinjte, as Enveri nuk i paska njojtur se i mbante prane.
Tjetri ju pergjegj, Enveri i njihte mire, prandaj nuk i bente me shume se kapterra.
Mirpo hajde fol me ta sot, jane bere te tere biznesmene hajdute, dhe jane gati nese do ishte e mundur qe malin e Tomorrit ta fusin ne thes dhe ta shesin per disa euro.