FAKSIMILE/ Ja si është falsifikuar urdhëri i Bashës për helmimin nga ajri të protestuesve të 21 Janarit (Padia shkon në Prokurori)

10 Prill 2015, 14:46Politika TEMA

Padia, që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë publike ditën e enjte në Kuvend, tashmë është dorëzuar në Prokurori.

Tahiri denoncoi një falsifikim të një urdhëri të dhënë nga Lulzim Basha kur ishte Ministër i Brendshëm, i icli kishte kërkuar ngritjen e një helikopteri për të hedhur lëndë helmuese mbi portestuesit e 21 Janarit.

Por, ja si është falsifikuar urdhëri i Bashës:  

 Nga këqyrja e Librit të marrjes në dorëzim të shërbimit, nr. 19/04, në faqen e fletës nr. 129, të datës 21 janar 2011, rezulton i pasqyruar me shënim, nga operatori i shërbimit, një urdhër i dhënë nga Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ora 16:28, me përmbajtjen, citoj: “Komunikoni me Gjeneralin dhe të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë lakrimogjene mbi demostruesit tek Piramida”.

 Kjo frazë është e korrigjuar, e tillë! Pra, e falsifikuar.

 Para korrigjimit ka qenë shkruar: “Komunikoni me Gjeneralin dhe të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë homogjene mbi demostruesit tek Piramida”.

 Gjithashtu, në faqen e dytë të Librit të Shërbimit, në faqen 128, datë 21 janar 2011, rezulton i pasqyruar në librin e shërbimit, shënimi i mëposhtëm: “Urdhërdhënësi, Gjenerali – (gjenerali është ai që pastaj doli me syrin e nxirë…  e mban mend, ti që nuk ngre as kokën tani!) – Gjenerali, ora 14:54, urdhri, – asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër demostruesve”.

 Rezulton me sy të lirë, por që pritet të konfirmohet nga analizat dhe hetimi i Prokurorisë që edhe kjo frazë është e korrigjuar me mbishkrim. Dhe para korrigjimit kjo frazë ka qenë e shkruar: “Asnjë lloj zjarri pa dhënë urdhër” dhe më pas kësaj fraze i është shtuar: “Kundër demostruesve, pa zbatuar ligjin”.

Në të dy shënimet e sipërcituara, të dokumentuara dhe pasqyruara në librin e marrjes në dorëzim, duket me sy të lirë që ka ndërhyrje dhe korrigjime të dukshme korrigjimet e fjalëve “pa zbatuar ligjin” dhe “kundër demostruesve” në rastin e urdhrit e dhënë nga Gjenerali dhe zëvendësimin e fjalës “homogjene” me “lakrimogjene” në urdhrin e dhënë nga Ministri i Brendshëm.

Po kështu rezulton nga këqyrja se vetëm në datën 21 Janar në këtë Libër, ka ndërhyrje dhe falsifikim të urdhrave të shënuar dhe në asnjë datë tjetër nuk ka korrigjim apo falsifikim të urdhrave./j.h

(Faksimile nga korrigjimi i librit të shërbimit, ku është shënuar urdhëri i ish-ministrit Basha)

42 komente në “FAKSIMILE/ Ja si është falsifikuar urdhëri i Bashës për helmimin nga ajri të protestuesve të 21 Janarit (Padia shkon në Prokurori)”

    1. aqifi (po i verteti ama) says:

      Lakrimogjen, nuk eshte lende helmuese sic tha Tahiri ne parlament, por thjesht gaz lotsjelles. Ne cdo vend te botes kur shperndahen turma, perdoret ky lloj gazi…

      1. Samiu says:

        Po homogjene cfare eshte… Se ti i referohesh variantit te korregjuar me pas nga vete njerezit e Bashes… ?

        1. Pilo Lala says:

          I dine vete ata ne cfare neni futet Basha. Te presim.
          Lidheni me mire, se iken ne Hollande ai.

      2. GAMORI says:

        lakrimogjen = LOTUS ; NGA ITALISHTJA “LAKRIMA “= LOT

      3. N. Shabani says:

        Aqif ka thene te hidhet lende homogjene para korigjimit, mbas korigjimit eshte bere lakrimogjene. Kuptoje.

        1. @N.Shabani says:

          Po lenda homogjene ne cilat lende helmuese futet? Thua te jete material i prodhuar nga turkofagosi e si rrjedhoje i demshem per shendetin.

      4. Albogentivlora says:

        Ah mor Qife e more veten me qafe. Lexo mire o i uruar dhe pastaj komento.

  1. Mashtrim nga te dy krahet says:

    Sa te zgjuar?
    Tani duhet ta nxirrnin?
    Ky popull e meriton qeverine e vet.
    Nuk pertypet me!
    Vazhdoni dhe e rripni Shqiperine,se ai popull injorant e meriton ate tager.

  2. tim says:

    Ju shkerdhata e sulmoni lul bashen jo per ta fut ne burg,thjesht propagande zgjedhjesh…. hoqem nje mut e vum nje mut tjeter..politike leshi

  3. Emigrant says:

    lulzime kadaf bashen e dime qe eshte nje cop muti….i berishes….Por ju keni harruar kryekarakurven urdherdhenesin e PEDE se sali anadoll berishen ky duhet i pari te futet ne burg sebashku me kryislamikun tjeter Lulzim aqif basha..Pastaj Shqiperia do marre fryme lirisht.

    1. TIRONAS 4 ever says:

      rri rehat atje ku je,se ketu vetem estrada ka,,,pune tjeter nuk ka ketu

  4. coni says:

    Keto jane flucka sapuni thjesht per fushate elektorale. Edi Rama dhe Ilir Meta nuk kane trimerine te denojne vrasesit e 21 janarit. Gjithmone do te thone faji e ka drejtesia.

  5. Bureto says:

    Ballo me maska. Njera pale akuzon tjetren per cdo gje, por fajtor nuk ka. Prokuroria ben sikur heton dhe gjykatat, po dihet, ose pushojne ceshtjet me procedure, ose japin pafajesi perpeshqit e medhenj te politikes, ose japin denime simbolike si gjoba etj. per rangje me te ulta por qe kane mbrojtjen e politikes. Tallja me opinionin vazhdon sidomos ne prag fushatash zgjedhore.

  6. RILINDJA E LESHIT says:

    hahah pasi PS do fitoj zgjedhjet pse keni frige nga luli

  7. zambi says:

    Gazeta sqaroni se cfare eshte lenda homogjene. Tahiri aludon per helmim te turmes. Me llogjike te thjeshte helmimi behet me gazra qe konsiderohen arme te shkaterrimit ne mase. Mjafton te kerkoni ne internet dhe do shikoni qe Shqiperia nga 2007 nuk ka asnje agent kimik te shkaterrimit ne mase.

    1. kastriot says:

      Ku do ti gjente ministri brendhem dhe gjenerali a.sh.m. se ligjeisht shqiperia nuk ka te tilla.Vetem nqs jane pergatitur apo sjelle ne menyre te paligjshme Vertetimi kesaj ka vleren e proves te tjerat jane pallavra Se nuk ka vlere urdheri per gjera qe nuk egzistojne.

  8. malesori says:

    21 janari eshte I zbarthur e pam te gjithe me ze e figure Ilir Meten me bllok duke vjedhur parate e fukarejve kokepalare prandaj ne qofte se flisni per drejtesi I pari qe duhet arrestuar eshte Likja te dytet Rama Tahiri dhe Doshat qe organizuan protesta te dhumshme gati sa nuk dogjen gjithe shqiperine per pushtet gje qe u vertetua me vone me 1ptille dhe sala bashke me lulushin te cilet ne vend qe te arrestonin meten dhe te prishej kolacioni me lsi ne hajdute e mbrojten per te qendruar ne pushtet dhe vrane ne bulevard .Kjo shte drejtesia futni te gjithe keta ne burk sepse keta jane fajtore dhe nuk ndahen nga ngjarja e 21lanarit

  9. Drenicak says:

    Ftyren e atyne mutave te ISIS e ka Lul muti.

  10. skifteri says:

    /*****ky falsifikim I dokumentit zyrtar mbi dhenjen e urdhrit nga Lulzim Basha per perdorim te avionit me helme kunder popullit tije eshte nje krim I zi ne histori qe vetem Hitleri e ka perdorur. Eshte nje njolle pisi ne vazhden e manipulimit te provave kriminale te masakres se asaj dites se zeze te 21 janarit 2011 kesaj dite te pergjakur . ky eshte nje akte makabre te vrasjes dhe te fshehjes dhe falsifikimit brutal te provave dhe vendit te ngjarjes gjakatare se bashku me Saliun arkitekt,dhe mungeses se turpshme te organeve te drejtesise qe akoma nuk kane quar S.B dhe L.Bashen me burge te perjetshem .Kjo eshte nje nga turpet e renda e njolle e zeze qe na Rendon ne zemer si kombe; qe vrasesit nuk ndeshkohen por vazhdoin te zgjidhen ne pushtet!..Kure do te behet shqipria shtet me ndere i se drejtes ligjore ?!..kjo eshte pyetja e opinjonit te ndershem e paterjot shqiptar por dhe e miqve tane SH.B.A -se ,dhe B.E-se .~~~~~~~~~~~~~/

  11. Z/Kallami says:

    Te gjitha keto te keqijave incidente mbyllen me mburojen parzmore te Sali Berishes.Vrasjet u kryen nga vete brenda demostruesve te paisun me cadra pistolet e etj etj.Kur kjo rrodhi huq.Doli prap vicidolisti dhe shpiku rikosheten ajrore.Vrasjet u bane sepse plumbat devijune me rikoshete ajrore.Vetem nji patologjik tipik Berisha arrin te percaktoj forcen e ajrit me te forte se forca e plumbit qe e detyron plumbin te baje rikoshet nga ajri e direkt ne trup te protestuesit.Nese do ishte e vertet shpikja e Berishes kurr nuk do kishin ekzistue luftra me arme zjarri po vetem me shpate.Sepse fisheket do te devijonin rikoshet sa mund te vrisnin dhe vete qitesin me arme.Erdhi ne ndihme eksperti Cardaku dhe shtynte ashklat(prodhime rikoshete drusore) me gishte ne plaget e viktimave.Popilli duhet te kuptoje e te ndahet nji here e mire nga kjo parti rikoshet demokratike.Rikoshet krimit,rikoshet korrupsionit,rikoshet trunit depesyze politik.

  12. Z/Kallami says:

    Me falni nga nxitimi.
    Popilli=Populli.

    1. Metii says:

      Jo, jo. Mire e ke. Popil jemi se po na e q***e nonen mbare e prape, e prape “po” themi. Ne rregull je shoku.

  13. gjergji says:

    Une si kundershtar i berishizmit por edhe jo militant kam te drejte te besoj se korigjimet ne librin e sherbimit ika bere Tahiri.Perse e ruajti per sot kete deklarat dhe se beri prezent qe te nesermen e marrjes se punes ne dorzim? Nga anet tona kesaj I thone _ me ka çu nana me la gojen.Une them qe prokuroria te hapi hetim urgjent ndaj Tahirit per mshefje te krimit.

  14. emigranti says:

    Lulushja nenes ka qene eshte dhe do te jete nje leve marshi e Sali bajges.Kur mundohet te bertasi neper mitingje I del nje lloj zeri sikur eshte ne momentin e mastrubimit.Ne cdo ministri qe vajti ky birbo e la ndonje shenje qe te mbetet ne mendjen e Shqipetareve si atdhetar por I dhjere.E filloj me minister I transporteve Miliona per Lulin e shumica per Salen,vazhdoj tek ministria e jashtme edhe ketu u largua kufiri,vajti tek ministria e brendshme u vrane popull se fundi ne bashki qe po te kontrollohen fondet parate do dali nje gje.Burgu duhet te filloj me fshatarin Sali Zeni Gita pastaj Luli.Vijne ere e keqe ndyresirat jane lodhur duke vjedhur.

  15. imperializmi amerikan says:

    Ka shume mundesi qe Basha nuk i njeh termat e ketyre gazrve ,selse nuk eshte specialist i asaj fushe ,por kur ka mesuar se si quhet e ka korigjuar
    Nuk eshte e mundur ore TAHIRI ALLUKU BABASHTA QE NE NJE DEMOSTRAT TE HELMOHEN NJERZIT .OREEEEE IDIOT I PAPARE,POR JEPI MIRE JEPI SE ALBANISTANAT
    PA TRU NE KOKE I BESOJNE TE GJITHA CFARE THOTE QEVERIA E LESHIT .

  16. gjergji says:

    A ka mundesi qe ju te Temes te na jepni mundesi qe te na shpjegoni se ç’jane lendet homogjene??? se une kuptoj se lende homogjene jane lende nga pikpamja fgizike jane prej nje materiali, psh. Uji eshte homogjen, hekuri eshte homogjen, druri eshte homogjen… Nga pervoja dhe njohurite e mija, ne ushtri (ne ate kohe) kur kemi bere LHL (lendet helmuese luftarake) asnjehere nuk kemi hasur ne konceptin “lende homogjene”… Ndaj i lutem gazetes dhe nepermjet jush Ministrit Tahiri qe ata keshilltaret e vet idiote ti qeroje njehere e mire se po e fusin ne qorrsokak… NUK KA LENDE HOMOGJENE HELMUESE LUFTARAKE…..

    1. kastriot says:

      Ne emertimet e reja teLHL{ASHM} jane dhe lendet homogjene pjese e tyre Eshte thjesht ndryshim emertimi por ne thelb jane te njejte me lendet helmuese por te grupuara sapas disa kritereve te tjera por ne thelb te njejta

  17. skifteri says:

    ****..ti je nje rikoshet aksidentale e shoqrise tone te Sales dhe Lulit vrases. S.TAHIRI eshte sa per dieni ministri me i sukseseshem brilant i ketij vendi.Kurse ti je ashkel e patise vrsese je nje rikoshet ku akuzen me djallzi: se Tahiri ka vene dore dhe korigjuar urdhrin Lulit per hedhjen L.H.L.me helikopter Mbi PROTESTUES !.kjo eshte akuze rikoshet e juaje dhe vertetohet me ekspertize shkencore ,por ç’tu beshe çadrave pistolet,thikave me helme dhe fshirjes kamrave te sigurise kryeministrise ???!!…******

    1. Berardi-Çelepias says:

      Skifteri, perveçëse te shkruash ofendime me shumice a di te lexosh?
      LHL = Lëndë Helmuese Luftarake
      “Lënda homogjene” e cila eshte korrigjuar ne “lëndë lakrimogjene” çfare është?
      Une mundohem ta kuptoj militantin e zellshem edhe pse nuk pajtohem me te. Por si mund ta kuptoj nje militant i cili per Partine pranon te luaje edhe rolin e injorantit (jam i sigurte qe nuk je injorant).
      Te kritikosh ose te mos jesh dakord me qeverine ose disa ministra te saj nuk do te thote medoemos qe je mbeshtetes i Saliut. Ndaj kthjellohu dhe mos i konsumo ditet e tua duke i ber “fresk” ministrave “brilant” te qeverise qe ka ulur nivelin e varferise te shqiptareve
      Nga keto paudhesi qe po bejne keta ministra te paudhe do te na kthehen perseri te na qeverisin Berishat
      Ishim me mire kur ishim me keq

  18. NASI GJYMI - PORTOKALLI says:

    Une thashe se mo na hidhnin Homo-gjenin tfgs nga helikopteri,
    dhe qelbej komplet Tirana.

    Se gazra lakrimogjene ben edhe dhi dhi Dhimitri kur ha fasule.

    ORE ZOTERI.

  19. agamenoni says:

    Nuk ka nevojë more zoti Ministër t’i komunikohet publikut se si do të veprohet për “x’ apo “y” pushtetar që ka shkelur ligjin.
    Dërgoni materialet në prokurori dhe pas vendimit të saj, mund të flisni e diskutoni.

  20. agamenoni says:

    Nuk ka nevojë more zoti Ministër t’i komunikohet publikut se si do të veprohet për “x’ apo “y” pushtetar që ka shkelur ligjin.
    Dërgoni materialet në prokurori dhe pas vendimit të saj, mund të flisni e diskutoni. Peshku në det, tigani në zjarr.

  21. Claus says:

    Tahiri paska zbuluar “Eureken”!
    Ka hapur ca qitape dhe ka gjetur ca elife marre nga dy gjuhe te vdekura, greqishtja e vjeter dhe latinishtja.

    Nga “homos” eshte bere ne “lacrima”!

    Shume paska kerkuar, teper shume, si tek “kurrnaci plak” ne romanet e Balzac-ut kur hapte dhe vrojtonte qitapet e pluhurosura te borxheve.

    Dhe ne keto kerkime me qiri ne dore harrohen se kane 4 kufoma, harrohen qe kane vrases me emer dhe mbiemer, harrohen qe i tere serveri u fshi dhe u formatua dhe te tjera dhe te tjera.

    Te gjitha keto jane “fshire” nga serveri i Rilindjes dhe shyqyr Zotit kemi ca qitape te pluhurosur per t`i hapur ne prag fushate per te marre perseri zvarre elektoratin pe ti treguar atij:

    “Kete radhe e kemi seriozisht!”

    Qe ne fillim duket qe akuza eshte qesharake. Perse e them kete:

    Ai gardist qe ka marre urdher as e ka kuptuar dhe degjuar ndonjehere fjalen “lakrimogjen” dhe fjala me e ngjashme qe i ka rene nder mend ka qene “homogjene”, me pas kane ardhur ca te “shkolluar” dhe e kane korigjuar ate ne “lakrimogjen”.

    E kush ka qene ai budalla qe te hedhe gaz helmues ne ate ngushtice atje, per t`u helmuar dhe ata vete me police dhe gardiste se bashku me Berishen????

    Gaz lotesjelles mund te hedhesh dhe sigurisht qe ka te beje me fjalen “lakrimogjen” se “homogjen” nuk ka kuptim.
    Homogjeniteti nuk eshte detyrimisht helmues.

    Kam frike se me kete akuze injorantesh Tahiri ne fund do te kendoje nje kenge te Bobby Solo-s:

    “Una lacrima sul viso”!

    Eshte kenge e bukur, mund ta degjoni ne YT.

  22. Shahisti Pichakar Bythamçeftas says:

    C’osht mer ajo pacavure, rregjistri i borxheve ke dyqoni i ushqimeve, apo çetelja e dyqonit t’bukes. Pak mo shum seriozitet ne kto pune nuk bon dom.Mu m’duket se i gjithe rregjistri osht fallco.

  23. zyber says:

    Kjo do te thote se as te pa afte I kemi neve ne shqiperi specialistet e kesaj fushe. Une nuk e di se ku i kane marre kety fjale, ajo qe dihet eshte se agjentet e kontrollit te trazirave perdoren nga policite per shperndarjen e protestuesve. Asnjehere dhe ne asnje rrethane agjentet e kontrollit te trazirave nuk perdoren si metode luftimi, kjo eshte e ndaluar me konventa nderkombetare, ku edhe shqiperi eshte anetare. Ajo qe eshte shqetesuese ne kete rast, nuk eshte korgjimi I urdherit sipas ministrit, por urdheri i pwrdorimit te tyre ne helikopter, cka do te thote se kjo forme eshte metode luftimi.

  24. Apolitik says:

    Pordhe me rigon_me falni per shprehjen…Gjenerali nderroi tyten e pistoletes; Specialisti i IT manipuloi serverin e kamerave te vezhgimit…Ndoc Cardaku gjeti dege pishe ne predhen e automatikut :-PP… u vrane 4 veta dhe nuk u denua njeri dhe tashti kerkon te denohet oficeri injorant i rojes qe paska shenuar urdherat ne liber te sherbimit??!!

  25. sokol says:

    Po futini e pra ne burg ca prisni; pushtetin jau dha populli me vote o ed ram pallosh kurva.merruani hakun atyre qe u vrane per karriget tuaja more te degjeneruar

  26. Alfonsi says:

    Kush eshte ai injorant qe ka shpik teorine e lendes homogjene si lende helmuese? Cfare do te thote lende homogjene, a e di Tahiri? As 8 vjecaren nuk paska mbaru Sajmiri?

  27. Ardian says:

    Nje qeveri qe vetem lef nuk ka krim qe duhet ta ket frike, duket qe nuk kan bythe me fut ne burg ish qeveritar se i vjen edhe ktyre rradha me u bo ish, shkurt ky popull duhet me zgjell gjithnje mutin me te vogel

  28. Ministri i Energjisë së Gazrave says:

    Mos u shqetësoni fare janë Gazra të Embëla.

  29. ASFALT says:

    Mos u beni qesharake dhe boll me keto akuza bajate,jo tha jo i thashe e me thane,keto gjoja akuza te renda qe ngrini jane thjeshte flluska sapuni apo hajde te bejme sikur po i luftojme. Zoterinj te nderuar qe keni mare voten ne emer te popullit duke premtuar drejtesi dhe dinjitet, mendoni realisht dhe me seriozitet sepse populli qe ju dha voten ju besoi ne ato qe premtuat dhe nuk eshte ashtu si mendoni ju qe e hane sapunin per djathe por thjesht ju shef dhe ju degjon, dhe do vijne prape votimet dhe atehere juve filloni dhe permendeni duke filluar perseri ligjeratat tuaje hipikrite. Zoterinj, punoni dhe behuni serioze sepse jeni shume te lexueshem, mos u kapni pas korrigjimeve neper letra bakalli apo sa shpenzoi Saliu per letra bythe. Keni fakte dinosaureske per ti futur ne burg ata qelbesira dhe ju mereni me milingonat e tyre. Populli do pak fjale dhe shume pak pune,ndeshkojini ata qe ne diten per diell shkelin me te dyja kembet keta njerez qe quhen Shqiptare aq te vuajtur,sepse duhet shume pak pune dhe vullnet te futesh Sala &CO prapa hekurave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje