Qarku i Elbasanit, emrat e miratuar/ PS rikandidon Sejdinin për Bashkinë e Elbasanit

10 Prill 2015, 12:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka vijuar serinë e takimeve në kuadër të përcaktimit të kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit me depuetët e qarkut të Elbasanit.

Pas këtij takimi deputeti Taulant Balla ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për bahkitë e këtij qarku.

“Për bashkinë e Elbasanit kandidaturë do të jetë kryetari aktual i bashkisë, Qazim Sejdini, që reflekton një mirëadministrim lokal, jo vetëm në bashkinë e re Elbasan, pas bashkimit me të dhe të disa komunave të tjera, por është një model i qeverjes lokale që na garanton të dalim përpara qytetarëve të Elbasanit me një kandidaturë shumë fituese”, tha Balla.

“Për bashkinë Librazhd ramë dakord që do të jetë kandidatura e Kastritot Gugës, një jurist shumë i zoti, i cili në këto vite ka treguar se është nj administrator shuëm i zoti”, u shpreh Balla.

Së treti, vijoi Balla, “sa i përket bashkisë Gramsh do të vazhojmë një proces të thellë konsultimi me strukturat e PS dhe shoqërisë civile me qëllim konkludimin me emrin më të mirë për Gramshin”.

“Për Bashkin Belsh pas një kosnultimi me strukturat e PS dhe shoqërinë civile kemi konkluduar që ta fitojmë bashkinë Belsh me një kandiaturë të sporvuar, pasi ka një eksperiencë të gjatë në qeverisjen vendore, si z. Arif Tafani, i cili e ka drejtuar më parë këtë bashki, por tashmë me ndarjen e re z. Tafani garanton kthimin e bashkisë Belsh në një qëndër zhvillimore social-ekonomike”, tha Balla.

Për bashkinë Peqin deputeti Balla u shpreh se “jemi në një proces konsultimi me partitë aleate, në këtë rast me PDIU, prej të cilëve presim propozimin e tyre. Procesi me aleatët është konsultativ dhe do të konkludojmë me kandiaturën fituese”.  /gj.k/

1 komente në “Qarku i Elbasanit, emrat e miratuar/ PS rikandidon Sejdinin për Bashkinë e Elbasanit”

  1. keti says:

    Z.Balla si nuk ju vjen turp qe vute perseri qazim plakun ne bashkin e elbasanit.te jeni te bindur qe socialistet skan per ta votuar kete plere kete intrigant kete gjak pires kete moster kete spiun te sigurimit te shtetit kete hajdut ordiner ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje