PS-LSI, ende jo gati për shkrirje në një parti të vetme

10 Prill 2015, 09:53Politika TEMA

Më 20 nëntor 2014, Servet Pëllumbi, një nga personalitetet më të rëndësishme në historinë e Partisë Socialiste deklaroi se është çështje vitesh bashkimi i LSI me PS në një parti të vetme.

Tashmë që jemi përpara zgjedhjeve lokale të 21 qershorit duket se kjo temë është hedhur sërish në treg.

Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, tre deputetët e LSI-së Gjovalin Kadeli, Silva Caka dhe Bujar Derveni nuk i dhanë përgjigje pozitive kësaj pyetje, por lanë shumë për të kuptuar teksa treguan sesi do bashkëpunojë LSI dhe PS në këto zgjedhje.

Sipas Kadelit, me slogan të njëjtë, me kandidatë të përbashkët, me stafe të përbashkëta dhe me qëllim të përbashkët që nuk i ndan partitë, lë të kuptojë se LSI dhe PS janë drejt një procesi historik, por që askush në këto moment nuk e artikulon.

Në fakt rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë përcaktuesi nëse ky proces do të ndodhë apo jo dhe tani për tani askush në LSI dhe PS nuk është i gatshëm të tregojë rreth këtij projekti.

Por mënyra sesi po funksionojnë të dy partitë në qeverisje, mënyra sesi po merren mendimet, mënyra sesi po propjektohen aksionet politike është shumë ndryshe nga aleancat që LSI ka bërë dikur edhe me PD, por edhe me vetë PS.

Prandaj rezultati final i zgjedhjeve lokale të 21 qershorit mund të ketë si prelud edhe një projekt që mund të nis pas këtyre zgjedhjeve: Shkrirjen në një parti të LSI me PS, të cilën e deklaroi më parë në prognozën e tij profesor Servet Pëllumbi.

6 komente në “PS-LSI, ende jo gati për shkrirje në një parti të vetme”

  1. enigma says:

    Hajdutet u ngopen e tani duan te fshihen ne gjirin e socialisteve te ndershem, ky eshte nje gabim fatal qe po ben Rama, me pare duhet te mblidhet asambleja e pergjithshme e te aprovoj disa kritere te rendesishme per ata qe duhet te kthehen ne ps.

    1. tani says:

      Urime! Do jete kenaqesi te kesh liken ne gjirin socialist! Apo me mire akoma ta kesh kryetar te ps ashtu sic e meriton

  2. Likja says:

    Do te jete gjeja me e papranueshme nese ndodh shkrirja PS me LSI. Atehere do te dalin te verteta “thashethemet” qe LSI, pasi shkaterrroi PD-ne, do t’i beje groopen edhe PS. Kjo de jete tradhetija me e madhe e Edi Rames qe u ben socialisteve te vertete.

  3. sportdashes says:

    Bashkimi i PS-se me LSI-ne, do njollose me nje damke turpi te majten, per arsye te imazhit tejet negativ ne shoqerine shqiptare qe ka LSI.

    Nje veprim i tille do te beje te domosdoshme krijimin e nje force politike te re te majte, e cila duhet te perfaqsoje mbi te gjitha aspiratat e ketij elektorati duke u distancuar nga krimi, korrupsioni,nepotizmi dhe klientelizm,shitja e interesave kombetare,etj.

    Ka ardhur koha qe klasa e vjeter politike e majte dhe e djathte, te shporret nga skena politike.

  4. Gjoli says:

    Socialistet qe jane socialiste duhet te mendojne te krijojne parti tjeter.Le te mbetet kjoPS-dhe LSI,nje ender e keqe qe ka shkateruar shqiperine me keq se PD.
    Po u arit dhe kjo mareveshje,shqiperia do drejtohet vertet nga njerez qe duhet te kesh frike.POPULL PO VJEN DITA E ZGJEDHJEVE,TI NJERI I NDERSHEM HAPI SYTE E SHKATERO KETE GRUPIM QE VETEM INTERESAT E TUA NUK MBRON. AKOMA NUK E KENI KUPTUAR? JANE PAK 25 VJET,SHKATERIM,DJEGJE VJDHJE,GRABITJE NGA PD DHE PS-LSI?

  5. Z/Kallami says:

    Nese bahen ne nji parti do humbasin kontabilitetin e sasise se numrit te votave.Ndersa ne pozicion dy polesh sic ekzistojne do jen ma te sukseshem ne kontabilitetin e numrit te votave.Nga ana strategjike ekziston dhe mundesia per ta ba lojen ne cdo veshtiresi fitoreje te zgjedhjeve.Kur,dikur ma heret.Meta mund ta prishte koalicionin me Berishen duke e cue vendin ne zgjedhje te reja.Ndaj mos u unifikoni ne nji parti do jeni ma pak te sukseshem.
    LSI nuk mund ti baje gropen PS sepse kryekrymi i LSI asht i ftohur teper ne karaterin e ne vese.Ne koalicion me Berishen plasi videoja e Priftit.Sot ka nji plasje dyshimi me ceshtjen Doshi.Nese keto tralalala gjen driten e zbardhjes se dyshimit ne disfavor te kryekrymit.Kryekrymi luturon ne banesa pa qira.LSI kalon ne dekompozim,ne regres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje