Lulzim Basha shpalli dje kandidaturën e Xhelal Mziut për Bashkinë e Kamzës.
Mziu aktualisht është në një proces gjyqësor për abuzime të rënda dhe ndaj tij ka edhe akuza të tjera, që nuk janë hetuar nga prokuroria.
Një prej tyre është është edhe fakti se ai shpenzoi mbi 10 mijë euro për të blerë çmime dhe për të marrë pjesë në konferenca, që në pamje të parë ngjajnë prestigjioze, por organizohen nga kompani me reputacion të dyshimtë.
Më poshtë po rishellim një shkrim të BIRN, për këtë skandal
Xhelal Mziu pagoi mijëra euro për medaljen “Kamza Turistike”
Bashkia Kamëz ka shpenzuar mijëra euro për çmime të lëshuara nga dy kompani, me qendër në Zvicër dhe Angli, të cilat akordojnë çmime për institucione dhe kompanitë publike të vendeve në zhvillim në këmbim të parave.
Më 1 qershor të këtij viti, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu shkoi në Bruksel për të tërhequr “Çmimin Europian për praktikat më të mira për vitin 2014” i lëshuar nga Shoqata Europiane për Hulumtime të Cilësisë, ESQR (The European Society for Quality Research). Njoftimi i kryebashkiakut Mziu në Facebook.
Sipas të dhënave të transaksioneve të thesarit të publikuara nga Ministria e Financave, blerja e këtij çmimi i kushtoi Bashkisë Kamëz 4100 euro ose 573,590 lekë të reja nga paratë e taksapaguesve të saj, të justifikuara në buxhetin e bashkisë si ‘kuotë për pjesëmarrje në konventën e Brukselit.’ Linku i databazës së thesarit.
Gjithashtu BIRN zbuloi se Bashkia Kamëz shpenzoi 149 mijë lekë të reja për udhëtimin në Bruksel në të njëjtën periudhë, sipas ftesës zyrtare të dërguar Bashkisë nga ESQR më 31 mars 2014, si dhe gati 59 mijë lekë shpenzime të tjera për të ashtuquajturën Konferencë të Brukselit. Link
Sipas gazetës “Kamza” të muajit nëntor 2014, Bashkia Kamëz është përzgjedhur për një çmim të dytë si ‘Qyteti më i Mirë’ nga Asambleja Evropiane e Biznesit, EBA, çmim të cilin kryebashkiaku Mziu do të shkojë ta tërheqë më datë 30 dhjetor 2014 në Vjenë, Austri.
Për këtë çmim Bashkia Kamëz ka paguar një kuotë akreditimi konference prej 3800 paundësh, ose 685 mijë lekë më 4 dhjetor. Link
Në një letër që i dërgon Bashkisë dhe kreut të saj Xhelal Mziu, EBA shkruan se Kamza është përzgjedhur në mes të tjerave edhe si rajon “tërheqës turistik.”
Mziu refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të BIRN nëse Bashkia Kamëz ka paguar për të fituar çmimet ndërkombëtare për praktikat më të mira kërkimore dhe për qytetin më të mirë për vitin 2014.
Në një intervistë për televizionin SCAN ai shprehet se ndjehet i privilegjuar nga vlerësimi.
“Kur merr një çmim është privilegj, po kur ky çmim vjen nga kjo shoqatë evropiane është vërtet një privilegj i jashtëzakonshëm. Kuptohet që kjo nuk vjen ngaqë ata kishin thjesht një dashamirësi për mua apo për qytetin, por për shkak të hulumtimeve që ata kanë bërë në lidhje me qytetin,” tha Mziu.
ESQR dhe EBA gjithashtu nuk i ju përgjigjën kërkesës së BIRN për koment mbi çmimet që i kishin akorduar Bashkisë Kamëz.
Në total vetëm në vitin 2014 Mziu ka harxhuar 1,467 milionë lekë të reja për çmime dhe konferenca. Por ligjshmëria e këtyre pagesave është e dyshimtë.
Sipas kodit penal shqiptar, përdorimi i fondeve publike nga zyrtarët për qëllime private konsiderohet shpërdorim detyre dhe sipas nenit 256 ndëshkohet me deri shtatë vjet burg dhe një gjobë.
Mziu, i cili është kryebashkiak i Kamzës prej viti 2007, u arrestua në dhjetor 2013 nën akuzat e ‘shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë dhe ankande publike”. Edhe pse u lirua nga paraburgimi në janar gjyqi kundër tij dhe disa punonjësve të Bashkisë vazhdon në gjykatën e Tiranës.Një investigim nga Qendra për Raportimin Investigativ në Serbi (CINS) dhe Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin (OCCRP) zbuloi se Shoqata Evropiane për Hulumtime të Cilësisë (ESQR) dhe akorduesja e çmimit tjetër për Bashkinë Kamëz, Asambleja Evropiane e Biznesit (EBA), janë dy ndër organizatat mashtruese, të cilat i shpërndajnë çmime false dhe të pamerituara cilitdo institucioni shtetëror apo kompanie private që ofron të paguajë atë që quhet ‘kuotë’ anëtarësimi dhe që çon automatikisht në marrjen e çmimit ‘ndërkombëtar’.
Sipas këtij investigimi, organizatat i gjejnë kandidatët e rinj në të njëjtën mënyrë. Ata thonë se bëjnë kërkime dhe zgjedhin më të mirët, por në realitet dërgojnë qindra ftesa me email dhe nderojnë këdo që përgjigjet dhe bie dakord të paguajë.
BIRN zbuloi se propozime të ngjashme me Kamzën kanë marrë edhe Bashkia e Pukës dhe Bashkia e Gramshit në vitin 2013.
Dritan Bici, kryebashkiak i qytetit Gramsh, i kontaktuar nga BIRN në lidhje me kandidimin e qytetit të Gramshit si ‘një destinacion botëror për turizmin’ nga Asambleja Evropiane e Biznesit, tha se ky çmim nuk i ishte dhënë qytetit që ai drejton, pasi për të marrë këtë çmim organizatorët kërkonin para.
“Nuk më kujtohet sesa para kërkonin, por mendova se ishte një mashtrim që na mbërriti nëpërmjet postës elektronike,” tha zoti Dritan Bici për BIRN.
Skandali i organizatave mashtruese
Investigimi i CINS/OCCRP zbuloi se shumë institucione dhe individë në Ballkan pëlqejnë të mburren teksa pozojnë përpara çmimeve ndërkombëtare si provë e arritjeve të mëdha apo si sukses i biznesit. Në shumicën e rasteve, këto çmime janë të shitura nga organizata të paskrupullta që gjuajnë për njerëz vanitozë. Kliko për shkrimin.
Qendra për Raportimin Investigativ në Serbi (CINS) dhe Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin (OCCRP) zbuluan se mania e çmimeve ka përfshirë rajonin që nga viti 2000, duke regjistruar me qindra ‘të nderuar’ në atë periudhë. Megjithatë, CINS/OCCRP nuk ia doli të gjejë prova për konkurse, juri apo kritere të përdorura për të përcaktuar fituesit.
Mesa duket problemi është i thjeshtë, kush paguan mjaftueshëm fiton një çmim. Shumë fitues vijnë nga sektori publik, gjë që do të thotë se paratë për çmimet janë marrë nga buxheti i këtyre institucioneve, pra nga xhepat e taksapaguesve.
Dhe çmimet nuk janë të lira, vlera e tyre varion nga 2,000 deri në 7,000 euro. Çmime “cilësie” dhe “prestigji” i janë shpërndarë kompanive në Ballkan të cilat më pas kanë falimentuar ose janë përballur me hetime.
Biznesi i dhënies së çmimeve rezulton të jetë shumë fitimprurës. Organizatat që japin këto çmime janë kryesisht me bazë në vendet e BE-së dhe ia shesin çmimet e tyre në të shumtën e rasteve vendeve në zhvillim, përfshirë ato të Ballkanit.
Ndër to janë: Klubi i Shoqatës së Menaxhimit Ndryshe, (OMAC), me bazë në Paris, Francë; Klubi i Liderëve Botërorë të Tregtisë, (GTLC), me bazë në Madrid, Spanjë; Asambleja Evropian e Biznesit, (EBA), Oksford, Mbretëri e Bashkuar; Drejtimet e Nismave të Biznesit (BID), Madrid, Spanjë; Revista ‘Actualidad’, Madrid, Spanjë; Shoqëria Evropiane për Hulumtime të Cilësisë, (ESQR), Zvicër.
Të gjithë çmimet kanë emra të ngjashëm ku përfshihen fjalë si çmimi ndërkombëtar/global për prestigj, cilësi, lidership, mileniumin e ri dhe çmimi i diamantit.
Shpërndarja e çmimeve nga secila organizatë bëhet një herë në vit, në qytete si Madridi, Berlini, Londra dhe Parisi. Ceremonitë zgjasin dy ose tre ditë dhe zakonisht përmbajë panele, prezantim të pjesëmarrësve, ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve dhe mbrëmjen gala. Për të mbledhur çmimet, fituesit duhet të paguajnë vetë udhëtimin për në ceremoni.
Dhjetëra fitues, shumica nga Afrika, Azia, Amerika Jugore dhe Europa Juglindore, marrin pjesë në çdo event, duke paguar mijëra euro për privilegjin.
E pse leviz Mziu, sot e kesaj site, verdalle i lire ?
Kamza Turistike!! Kamza eshte nje kopesht zoologjik, me drejtor Mziun, dhe ku jetojne vetem derra!
Sic pagoi dhe edi qe te dilte si kryetari me i mire i bashkise ne bote…
por te pakten edi eshte qytater jo si ky kafsha qe sdi te lidhi dy fjale ?
PD mbahet vetem me kriminele te tille si ky koke lopa Mziu.Jane pjellat e lubise Berisha.
fati-ti je goja engjitur ne bythen e negjmijes,ruqit,dokles,gjinushit e rames.me vrases e prostitut.kush e din ku ke lindur ne cilen qenef partie a ne koperativ te rames e kristaqit,si viqa ju ka bere edhe mut hani e gurun e droguar e mbani.
“Kamza mongole” do i shkonte fiks
me mire per kazmen turistike se per vrases si frrok ,ndok,shullaza,tahira ruqi e Didi e palla mete qe ka paguar rama.mir pallen e brahos por ngjala e metes dy meter.
Si nuk njoh nje te hajrit nga keta te PD? Te rikandidosh Mziun ne Kamez, do te thote te mos kesh mesuar asgje nga humbja e 23 Qershorit 2013! Qofshin ata qe jane!
ore Gezim,une jam nje nga ato 1 milion idiotet qe votuan kta maskarenj dhe kriminel qe jane ne pushtet sot dhe te garantoj zoteri se Mziu eshte ku e ku me i mire se cdo monster tjeter ne ps. fiksoe mire kte dhe hap syte!
po daullen ku e ka se do ti duhet pas 21 qershorit
Keta njerèz ineresant do tè thosha ,mbrojnè xhelal mutziun ,faqeziun derziun tamam sikur tè ishte engjèlli i tè gjitha tè mirave.po hapini sytè se jua kà zènè zhelali me mut dhe shurrè ,ju ka rjepur nga lekèt ,i ka harxhuar pèr tè marrè dekoratat dhe pèr te ngritur bizneset e veta.Kerceni mbas daulles zhelalit se jua ka gjetur mendjen.
Kur do mbushemi me mend dhe ta kujtojme Berishen ne tete vjetet e fundit ne krye te Shtetit, se cfar i punoi popullit dhe kundershtareve te tij, duke i eleminuar nji nga nji. Dhe tani mban mbas bythe trimat: Ristanin, Strazimirin,Mulin Paloken si model, dhe si cels kopil, xhuxhin e Hirushes Eduart Halimin. Sa per femrat P.D-iste i fut dhe i heq nga SHQUPI sa here ti doj qefi njeriut ‘Universalist’Vicidolasi Sali.