“A ka takuar Lulzim Basha gjyqtarin e Xhelal Mziut, për ta shtyrë dhënien e vendimit pas 21 qershorit?”

9 Prill 2015, 17:00Politika TEMA

Deputeti socialist, Taulant Balla, ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, se ka takuar gjyqtarin e çështjes së Xhelal Mziut.

Sipas Ballës, Basha i ka kërkuar atij, që nëse nuk e fal dot Mziun, të paktën ta shtyjë vendimin deri pas 21 qershorit.

Fakt rrënqethës, akuzë direkte për Lulzim Bashën: E ftoj sot të dale në publik dhe të deklarojë a ka këkruar e a ka bërë takim me gjyqtarin e çështjes së Xhelal Mziut?

A i ka kërkuar Basha takim gjyqtarit të çështjes s ë Mziut.

Nëse nuk shpall pafajësinë, të paktën ta shtyjë vendimin deri pas zgjedhjeve të 21 qershorit?

Drejtësia në këtë vend nuk blihet…

Të kërkosh që kandidati i Lulit në Kamëz, i gjetur nga prokuroria fajtor, e kërkuar në pretencë 4 vite e 3 muaj burg, e kreu i PD shkon dhe i kërkon gjyqtarit ta falë, dhe nëse se fal dot, ta shtyjë vendimin pas zgjedhjeve sa ta kandidojmë edhe njëherë Xhelalin, kjo është e pandershme dhe kjo nuk na bën të mendojmë se gjithçka thoni e keni seriozisht…

Turp i madh PD,  përfundon të ketë hero të vetin Xhelal Mziun. Turp i madh”, tha Balla.

Ndërkohë, ai u shpreh edhe për çështjen e Bankers, duke replikuar me Jozefina topallin.

Sipas Ballës, Bankers ka sponsorizuar fushatën e PD-së, ndërsa drejtori i saj është përfolur si kandidat i kësaj partie për Fierin.

“Prandaj s’ja zuri dot goja Luanin apo Leonidhan, si e ka emrin.

Kam edhe listën e sponsorizuesve të fushatës së PD.

Bankers është sponsorizues i fushatës së PD në 2013- ën, prandaj s’po jua zë goja fare t’u bëni thirrje prokurorisë…të thoni që po fajin e ka edhe kompania, të cilin e kishim me përqindje fitime prej 2005 deri në 2013.

Ishin 0 fitimet e deklaruara në shtet…Fitimi i vetëm tek ‘Aba Center’…,e familjes së Saliut.

Çoheni këtu e flisni ju për moral politik!

Flet Jozefina për dekriminalizim, të firmosë marrëveshjen të respektojë institucionet që e bëjnë dekriminalizmin, Prokuroria e ILDKP…

Për Lulzim Bashën kanë dalë fakte të reja për ‘21 janarit’, rrugën Durrës-Kukës, fakte që e përfshijnë atë direkt.

Për të dyja dhe për veprën penale  për tradhëtinë kombëtare për shitjen e detit.

Shumë mirë që se rikandiduat Lulin dhe i hapet rrugë prokurorisë të hetojë”, tha Balla.

Pas tij e ka marrë fjalën Edi Paloka, duke thënë se akuzat e Ballës janë shpifje./b.l

14 komente në ““A ka takuar Lulzim Basha gjyqtarin e Xhelal Mziut, për ta shtyrë dhënien e vendimit pas 21 qershorit?””

  1. mali says:

    Z.Balla ngre nje problem te rendesishem qe ka te beje me dekriminalizimin e politikes ,te parlamentit ,te administrates,te te zgjedhurve vendore etj.PD eshte iniciuesja e kesaj marreveshje te rendesishme qe ka te beje me pastrimin e politikes nga te korruptuarit dhe te inkriminuarit qe nuk jane te pakte nga te dy krahet e politikes.Balla deklaron se Luli eshte takuar me gjyqtarin qe do te gjykoje Xh.Mziun kryetarin e bashkise se Kamzes qe akuzohet per shperdorim detyre dhe qe prokuroria ka kerkuar 4 vjet heqje lirie.Po c,rendesi ne e ka takuar Luli gjykatesin qe i ka kerkuar ta fali ose ta shtyje per pas21 qershorit.Ne e ka bere Luli kete veprim ,eshte jo vetem e turpshme,por shume e rende qe kryetari i opozites qe e ka kale beteje dekriminalizimin,kerkon te zgjedhe ne krye te nje bashkie te madhe nje njeri qe po ben dy vjet qe bredh ne dyert e prokurorise,qe arrestohet dhe qe deputete te PD protestonin ne menyren me te turpshme deri ne burg qe te lirohej Mziu hajdut dhe ende kerkojne qe ta mbrojne nje njeri qe eshte bere i piste me cfarew ka bere me detyren e tij.Si mund t,i propozoje kjo parti atij elektorati nje person ne proces hetimi dhe gjykimi.Kjo tregon se kjo parti qenkerka e mbaruar,qe ndryshe diskuton dhe ndryshe vepron ,sic duket keta shohin vetem larg,shohin qimen ne syrin e tjetrit dhe nuk shohin trarin ne syte e tyre,Turp per Lulin ne se e kandidon kete mysybet qe esht bere i njohur si parja e kuqe per bemat e tij korruptive.Kaq e varfer eshte PD ,sa te mbetet per t,u perfaqesuar ende me te korruptuarit,apo me qe ky njeri ka vjedhur aq shume mund te bleje votat e fukarenjve,se per tjeter gje s,ka c,u duhet ky njeri i molepsur me krimin ekonomik.Edhe po s,e ka takuar gjyqtarin e ceshtjes,mjafton mendimi qe ka Luli per ta kandiduar kete njeri e diskreditondhe ne rezultofte e vertete qe e kandidon, do tregoje para shqiptareve se kjo parti s,e ka seriozisht dekriminalizimin dhe se Luli duke qene vete i inkriminuar me 230 milion eurot e rruges se kombit ,nuk e pengon dot Mzeiun per kandidim se me te drjte mund t,i hakerrehet se ti Lul s,me pengon dot ,se je vete i zhytur shume thelle 10 a 20 here me i korruptuar se une.Eshte qelbur peshku nga koka,prandaj dhe ne keto zgjedhje kemi per te njohur kandidate per kryetare bashkish te inkriminuar,te pashkolluar qe nuk e kane as te mesmen,por qe kane blere diplomen e se lartes,njerez me karakter e personalitet te deformuar,por qe kane bere miq e shoke deputete te te dy kraheve qe te ndajne me ta fondet qe do te jepen gjate 4 viteve per rruge,uje e sherbime te tjera,para qe se shumti do te ndahen mes kwetyre kandidateve,neser kryetare bashkish dhe deputeteve te zonave ,te cilet parapelqejne keta njerez te molepsur ,se me njerez e kandidate me personalitet ,nuk mund te bejne dot pazare,prandaj dhe nuk ua propozojne krereve te partive te tyre dhe ne vecanti ky fenomen po ndodh me PS,por qe populli i njeh me mire se kushdo njerezit e zones dhe votat kesaj radhe kane per te rrjedhur dhe do te humbin zgjedhjet nga PS se nuk i ka shoshitur mire kandidaturat qe po i propozohen elektoratit.Po iu afruan kandidate si Mziu,humbjen e kane te sigurt edhe po paguan para,se populli nuk ha me bar,te merrparate,te thotese ne qyp e ke voten dhe e hedh per ate qe ka mbindje se mund te beje dicka per fshatin,lagjen,familjet,per qytetin dhe jo dallaverexhinjte qe e duan karriken e krytarit per t,u pasuruar,sic kane bere deri me sot qe u kthyen ne bejleret e katundeve,por besoj se njerezit tashme qe bashkite u zgjeruan nuk do te pranojne qe te mbetej si bujqer te bejlereve qe sa mbaron mandati zene Tiranen e behen me nga dy-tre pale shtepi.

  2. Angjelin says:

    Mutra jeni te gjithe. Ti Balla, je nje buth…. Nuk ju durojme me me kete retorike boshe. Cfare kerkoni si na trazoni perdite. Kerkuat shumicen dhe e moret. Ikni ne te sembes hajdute dhe te degjeneruar.

  3. miri suedi says:

    atehere del pyetja z. balla, pse rinovuat kontraten ne 2014,……………..

  4. Besnik Hasanaj says:

    Sipas provave që keni pse nuk i çoni në prokurori? U lodhem me akuza dhe kundër akuza mjaft nxirrni dhe të ballafaqohen me ligjin në qoftë se ka ngelur

    1. gimi says:

      ore miku im Besnik, po nuk e njeh se kush eshte Balla? Ai dihet shume mire se kush eshte dhe cfare ben. Sa te kete politika njerez si balle dhe disa te tjere si ky pa dallim partiak neve kemi marre fund ore i nderuar.

  5. golshenusi says:

    lereni lulin te ferkoje sumen ne nje HU Hollandez – ckeni me te – i ka bere te gjitha – takohemi ne Amsterdam Lula vazhdo se e ke shnet e byth te forta – sa i shkon kjo shprehje dreqit!!!

  6. fieraku nga ferrasi says:

    C’far eshte kjo drjtesi bordello ku hyni e dilni te gjithe.

  7. Z/Kallami says:

    Z.Balla asht ngop populli me konstatime qe beni sepse dhe populli iu informun juve para se ti konstatoni ju vete.Ndaj hiqni dore nga konstatimet dhe i denonconi ne prokurori.Kjo asht rruga ma e shkurt dhe ma e garantuemja.Fjale pak e pune shume.Llafet mbesin per fushate.Detyrat mbesin per pushtet ekzekutiv cdo keqberesit.

  8. abcdef says:

    Sa delikat eshte ky Balla, rrenqethet shpejt, qofte dhe nga nje fakt i tille, sic eshte nderhyrja e Bashes per Meziun.
    Te vertetat e ketij individi ngjajne si dy pika uji me ato te Berishes. Te dy rrenqethen shpejt per ato qe bejne kundershtaret politik. Te dy perdorin arme politike te kohes kur u shpik baruti.

  9. tomorri says:

    Shqiptare,parlamentare,njerez te drejtesis qe jeni ne rruge te drejte,qeveri dhe gjithe intelektualeve te vertete te shqiperise,kuadro shqiptare te vjeter dhe te rinj,nuk behet kurre shqiperia po nuk u denua rende ose nxjerre jashte ligjit PD qe demokratet e vertete qe jane aty tja nderrojne emrin asaj partije se eshte nje parti e mbytur ne gjak shqiptari,kjo eshte aqe e vertete sa qe edhe Zotit i vjen keq kur e kujton.Keta jo te gjithe por ne masen derrmuse jane pjella e krimit me te shemtuare ne shqiperi,nuk do ti bente kaq deme shqiperise as Hitleri dhe as Duçia per 23 vjete sa deme i kane sjelle keta ketij kombi.Ilir Meta duhet te forcoje pozitat disa here me shume ne parlament per te drejtuare ligjerishte dhe pa meshire duke pranuare edhe risqe te mundeshme se parlamentare te perjetshem nuk ka dhe kurre nuk do te kete.Ashpersia e Rames duhet te beje beli dhe forte bile,nuk ka demokraci sipas midese se Saliut dhe bandes se tije qe drejton dhe vret pa meshire.Kur flet PD per dekriminalizim te vjen ta futesh vrapit ne shkretetire dhe jo te rrishe ne parlament ,kur flet per kandidimin e Mziut kjo eshte me gjithmend hata e pa llogariteshme.Kur populli degjon se Lulezime Basha paska dashur te ngrere helikopterin dhe te helmoje protestusit kjo te ben qe qeverija ai mender presidenti ,prekuroria,policia ushtria intelektualet nuk duhet te flene gjume por te japin alarimn dhe jo he sote dhe he neser se populli shqiptar paska kaluare nje situate shume te rende ,kete e kuptojne ata qe i dine mire se ç jane LHL dhe perdorimi i tyre mbi nje grumbull njerzish.Zoti na paska ruajtur edhe kesaj here,Zot na ruaj akoma deri sa te zhduket Saliu me banden e tije dhe Lulezimeja.Shqiptare ju ruajt Zoti se robi ju paska dashur te vdekur qysh ne 2011.

  10. RILINDJA E LESHIT says:

    ooo Z PPPAAALLLLAA JAM ME SE I SIGURTE EDHE PO TE THUASH DIC TE VERTETE ASKUSH NUK DO TE BESOJ MIRE TE THOTE PALOKA POR TEMA KUNDERPERGJIGJEN E PALOKES NUK PO E JEP

  11. Crusader says:

    Partia Socialiste erdhi ne pushtet nga vota e njerezve te cilet ishin te lodhur me keqeverisjen e Sali Berishes, prandaj i fituan edhe zgjedhjet parlamentare. Neqoftese Partia Socialiste eshte e paafte qe te rrespektoj voten e atyre te cilet e sollen ne pushtet per te ndryshuar gjerat per me mire, atehere Sali Berisha paska pasur dhe ka te drejte, sepse ai ne fund te fundit u denua me vote ne opozite, dhe nuk po qeveris per momentin. Neqoftese keta bythecer qe qeverisin, te cilet jane bere si prostituta parlamentare nuk kane mundesi qe ti ndryshojne gjerat, por dalin si ato kurvat me llafollogji ne parlament, atehere zgjidhja eshte zgjedhje te parakoheshme per paaftesi dhe deshtim per te justifikuar voten e njerezve qe i besuan. Te tjerat, jane thjesht show kurvash!

  12. nigo says:

    Z Tauland . Ju deshen gati 2 vjet qe te zbuloni kete dokument skandaloz. Si eshte e mundur qe rrini akoma ne karriget e Kuvendit? Si ka mundesi qe u bene 2 vjet dhe nuk e kapet dot ate qe fshiu serverin e Kryeministrise? Jeni bere te pabesueshem ose jeni shume budallenj dhe vazhdon Saliu te tallet me Ju e me budallallekun tuaj. Por Ju nuk keni faj, se ne votojme per injorantet dhe Ju drejtoni me injorancen Tuaj.Na keni merzitur jeten ne Shqiperi. Hapni syte, shikojeni realitetin ne sy. Po iken popullsia nga syte kembet, me trena, tragete, avione drejt Gjermanise e BE. Ju jeni ne rregull. Prisni te enjten, te dilni ne televizion dhe na nxirrni sipas rradhes pislleqet, qe jane pambarim si majtas e djathtas.Ju e dini zgjidhjen e kesaj katrahure, por thoni se nuk Ju le Evropa. Behuni trima, ndani shapin nga sheqeri ose nisuni andej nga erdhet per te ndertuar demokracine.Na leni te qete te jetojme ne varferine tone por te pakten do te fitojme sigurine.Se fundi po terhoqe me vete Saliun me shoke do te jete fitore e madhe.

  13. leka says:

    Ne qofte se vertetohet qe Lul Basha ka nderhyre tek gjykatesi per ceshtjen Mzati dhe jo Mziu , perben skandal jo vetem politik por dhe juridik , pasi eshte kjo parti qe ngre me te madhe nje problem qe cenon politiken shqiptare qe eshte kriminalizimi i saj, ne nje kohe qe kryetari opozites eshte protagonist I nderhyrjeve ne drejtesi per favore. Persa I perket Balles qe Bankersi eshte favorizuar nga PD , si dhe ka financuar fushaten elektorale eshter konstatim qe tregon ku eshte perfshire kjo opozite ne shkelje ligjore, por duhet te theksojme se kjo kompani fantazem u kontraktua nga qeveria socialiste e makivelistit NANO. Ne kontrate favorizohet kompania ne dem te shtetit shqiptar dhe se fundi kupa po mbushet me Gjiknurin kur deklarohet se kontrata e dyte mban daten 2.11. 2014. Duhet te jemi realist, se korrupsioni me Bankers kerkon qe prokurtoria ta hetoje qe ne fillimet e saj , pra qe nga koha e Nanos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje