Doshi i kërkon dëshpërblim 1 lekë Spartak Brahos për akuzën e shpifjes

9 Prill 2015, 15:58Politika TEMA

Deputeti Tom Doshi kërkon nga Spartak Braho një lekë dëmshpërblim  për akuzën e shpifjes.

Padia për shpifje nga avokatët e Doshit,  u dorëzua të mërkurën në Gjykatën e Lartë.

Por deputeti Doshi për këtë padi ndaj Kreut të Komisionit të Sigurisë kërkon dëmshpërblim vetëm 1 Lekë.

Deklarimet e deputetit Braho në konferencën e shtypit më 25 mars pak minuta para se të niste mbledhja e Këshillit të Mandateve se raporti mjekësorë i depozituar nga unë ishte i falsifikuar, i konsideroj shpifje”, shprehet Doshi në kërkesë padinë e tij.
Spartak Braho në konferencën e shtypit më 25 mars 2015, pak minuta para se të niste mbledhja e Këshillit të Mandateve deklaroi se se raporti mjekësor i depozituar nga deputeti Doshi  ishte i falsifikuar.

Doshi ka vënë ne dispizion provat e tij dhe  dokumentacionin e lëshuar nga spitali privat.

Tani ai i kërkon Brahos një lekë për shpifje, gjë që të kujton padinë që Filip Cakuli bëri ndaj Berishës po për shpifje, ku kërkoi dëmshpërblim vetëm një lekë.

Nuk dihet nëse edhe Doshi është frymëzuar nga Cakuli për një dëmshpërblim të tillë, ndërkohë që vet Doshi ndodhet në arrest shtëpie për akuzën e “kallëzimit të rremë dhe kanosje”, lidhur me akuzat ndaj Ilir Metës  për porositjen e vrasjes ndaj tij dhe deputetit demokrat, Mhill Fufi./j.h

2 komente në “Doshi i kërkon dëshpërblim 1 lekë Spartak Brahos për akuzën e shpifjes”

  1. leo england says:

    Po OK o cecen, Ku ke mend ti kok gavete??? Ik andej neper mal me lopet.

  2. Pilo Lala says:

    Sa leke shperblim duhet ti kerkoj Dritan Prifti Tomes, per demin qe i ka bere gruas? 1 lek?
    Gruaja e Dritanit eshte me e demtuara nga kjo ngjarje….psikollogjikisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje