PD kërkon të joshë republikanët me Beratin, Tepelenën e Ersekën, për të hequr dorë nga Durrësi

9 Prill 2015, 10:33Politika TEMA

Partia Demokratike kërkon të joshë PR-në me disa bashki të tjera, pas konfliktit për Bashkinë e Durrësit, që rrezikon të përçajë dy aleatët e vjetër.

Për të zbutur qendrimin e PR-së, PD raportohet se ka vendosur që t’i ofrojë partisë së drejtuar nga Fatmir Mediu, Beratin, Librazhdin, Tepelenën dhe Ersekën, në mënyrë që të heqë dorë nga Durrësi.

Por, vështirë se PR do ta pranojë këtë ofertë.

Kjo, duke qenë se Agron duka është kontaktuar nga vetë Lulzim Basha për të kandiduar për Durrësin, por në momentet e fundit, i detyruar nga Berisha, ai e ka rrëzuar ofertën e bërë.

Duka nga ana tjetër, thotë se ka shumë mundësi për të fituar në Durrës, ndaj dhe këmbëngul që të kandidojë.

Nëse nuk do të marrë mbështetjen e PD-së, ai dhe Mediu kanë paralajmëruar se do të dalin më vete në këto zgjedhje./b.l

6 komente në “PD kërkon të joshë republikanët me Beratin, Tepelenën e Ersekën, për të hequr dorë nga Durrësi”

  1. Spartaku says:

    Durresit i duhet nje kandidate nga pd-ke patjeter,se eshte nje qytet kryesor.Duka ka qen minister i te majtes dhe nuk eshte shume i besueshem.

  2. Petro says:

    Po Spartak, s eshte i besueshem, si Kastriot Islami.Kjo trullosje vjen nga frika e berjes se nje analize serioze te humbjes, jo per koka turku, por per te lerguar nga drejtimi dhe nga vendimarrja njerezit e korruptuar, horra me origjine te majte qe bejne sikur por qe e zhvaten kete vend.Populli i njeh, s do t i shohe me sy, nuk i voton me.Atehere kur s je i zoti te nxjerresh pulen, nxirr sorren.

  3. Lili says:

    Une jam nje nga eksponentet e PD ne Durres dhe mendoi qe partia demokratike duhet te dali bashke si koalicion me Agron Duken. Sa per besueshmeri ne partine tone nuk ka asnje me te besueshem se Agron Duka dhe kte e dine te gjithe se sa burre eshte Goni. Ai ka pas oferta nga e majta dhe kurre nuk i coj votat tona majtas vetem se i shkoj llogjikes burrerore se mora vota djthtas dhe nuk i coj majtas gje qe nuk e shohim me asnje politikan. Po une mendoj se gjithe kjo fushate qe mos te dali Agroni sponsorizohet nga Gjushi ( thone qe ka dhene shume te madhe eurosh ketyre te PD ne qender per te mos dale Goni se vetem Goni arrin ta mund kte Gjush hajdutin qe aq shume na vjedh sa tall menderen me taxat tona, e ka betonizuar durresin, jo vetem token po ka hyre dhe ne det. Zoterinj Vangjush Dako duhet te largohet nje ore e me pare , dhe ai qe e mer persiper ka pergjegjesi te madhe, duhet ta fitoj patjeter. Gjithsesi une mendoj se vetem Duka mund te jet fitues.

  4. feniks says:

    O budallenj te djathte.Nuk vendos Gjushi por populli.

  5. kely j. andress says:

    N.q.s vertet PD kerkon te fitoje Durresin duhet te kandidoje Duken. Kam frike se Lulzim Basha nuk don te fitoje Durresin ne kembim te nje shume te madhe parash te ofruara nga Dako.
    Flitet se Dako I ka thene Bashes se ne Durres vendos cilin te deshirosh vetem Duken jo. (kundrejt nje shume marramendese parash). Nuk eshte teori komplotiste jo. Do te dale e verteta shume shpejt. Te isha si Duka do te kandidoja edhe I vetem, qofte per inat. Ashtu sic ja theu turinjte Rames ashtu t’ja thyeje turinjte edhe Bashes.
    Teorine time te mesiperme e verteton edhe shkrimi qe po komentojme, se Basha eshte gati ti jape PR 5 qytete tjera ne kembim te Durresit.

  6. LULI says:

    ke shum te drejt FENIKS,,,qe thua asht,,,,edhe un jam me ty,,,,se ne kemi nje popull qe genjehet me,,,,2 birra dhe nje salc kosi,,,,ose ka dhe nga ata qe e japin voten dhe per nje thes me miell,,,,dhe pastaj ,,DAKO,,,hyn nga dera e parme dhe del nga dera e mbrapme e bashkis,,,,,DAKO,,duhet zhdukur nje ore e me pare nga bashkia,,,,prandaj PD duhet te nxjerri nje kanidat shum te fort,,,,,,,jo se eshte i fort ,,,VANJGJUSHI,,,,,por jan te shumta leket qe ka bo DHE NJE TURP i madh per ps dhe per EDI RAMEN qe nuk nxjerr nje vajz apo djal te ri qe kan mbaruar ne universitetet me te mira te europes,,,,DAKO,,,votem time dhe te familjes time kurr ska per ta par me,,, dhe as PS panvarsisht se kam votuar vetem te majtet deri me sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje