Jeta sekrete e Mullah Omarit

8 Prill 2015, 20:00Politika TEMA

Mullah Mohammad Omar ka udhëhequr talibanët afganë për afro dy dekada, por për të është ditur pak.

Ka qenë befasi e rrallë kur talibanët, papritur, kanë publikuar këtë javë biografinë e Omarit, për të shënuar 19-vjetorin e udhëheqjes së tij.

I publikuar në pesë gjuhë në një ueb-faqe të talibanëve, më 5 prill, dokumenti prej 5,000 fjalësh përshkruan në detaje aktivitetet e Omarit, madje edhe familjen e tij dhe jetën e tij personale.

Ai po ashtu tenton të qartësojë faktet e diskutueshme rreth Omarit, i cili nuk është paraqitur në publik që nga ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në Afganistan më 2001, si dhe të zhdukë thashethemet për eleminimin e tij.

Analistët thonë se koha e publikimit sugjeron se grupi po bën përpjekje t’i kundërvihet ndikimit të grupit ekstremist të Shtetit Islamik (IS) brenda radhëve kryengritëse.

Talibanët kanë parë vazhdimisht dezertime te Shteti Islamik gjatë muajve të fundit. Disa militantë madje kanë shprehur zhgënjimin e tyre me heshtjen e Mullah Omarit përballë konkurrencës.

Talibanët thonë se biografia është publikuar për të parandaluar “propagandën e rreme nga një numër i shkrimtarëve të rremë, analistë dhe qarqe të njëanshme”.

Talibanët kanë lëshuar deklarata më shkrim, që thuhet se janë bërë nga Mullah Omar. Por, disa vjet pa ndonjë video apo audio-incizim të tij kanë rritur spekulimet se lideri taliban mund të jetë i sëmurë rëndë ose i vdekur.

Biogafia thekson se Mullah Omar “është ende lider në hierarkinë aktuale të Emiratit Islamik të Afganistanit”. Kështu është quajtur Afganistani gjatë sundimit të talibanëve, në periudhën 1996-2001.

Dokumenti thotë se Mullah Omar “informohet çdo ditë me ngjarjet në vendin e tij, si dhe në botën e jashtme”.

Edhe pse “gjurmohet rregullisht nga ana e armikut”, nuk ka asnjë ndryshim madhor në punën rutinore të Mullah Mohammad Omarit në organizimin e aktiviteteve xhihadiste si lider i Emiratit Islamik, thuhet në dokument.

“Ai ndjek dhe inspekton aktivitetet kundër pushtuesve të huaj brutalë dhe pa fe”, thekson dokumenti.

Omar ka pak fotografi. Vendndodhja e tij mbetet e panjohur, por besohet se udhëheq kryengritjen e talibanëve afganë nga Pakistani fqinj.

Departamenti amerikan i Shtetit, i cili ka ofruar 10 milionë dollarë për kokën e Omarit, e përshkruan atë si mashkull të gjatë, me një plagë në sy.

Në pjesën për personalitetin e tij, biografia thotë se Mullah Omar është i qetë dhe nuk e humb durimin apo guximin e tij.

Dokumenti thotë se ai është “i dashur dhe ka sens të veçantë të humorit, pasi ai kurrë nuk e konsideron veten superior ndaj kolegëve të tij”.

Po ashtu thuhet se Mullah Omar nuk ka shtëpi të tijën dhe as llogari bankare, as brenda vendit, as jashtë dhe as me ndonjë emër tjetër.

Në biografi thuhet se Mullah Omar ka lindur në vitin 1960 në fshatin Chah-i-Himmat të provincës Kandahar.

Ai është nga klani Tomzi i fisit Hotak. Babai i tij Moulavi Ghulam Nabi, “një figurë e respektuar”, ka vdekur kur Omar ka qenë pesë vjeç. Familja më pas është zhvendosur në provincën Uruzgan.

Biografia po ashtu thotë se Omar ka ndjekur medresenë, duke hedhur poshtë pretendimet se ai është analfabet.

Pasi Bashkimi Sovjetik ka pushtuar Afganistanin më 1979, ai ka lënë shkollën dhe është bërë xhihadist “për të kryer detyrimin e tij fetar”. Ai është plagosur katër herë dhe ka humbur syrin e djathtë.

Mullah Omarit i është dhënë titulli “Amir-ul-Momineen”, ose lider i besimtarëve, më 1996, duke u bërë kështu udhëheqësi suprem i talibanëve.

Biografia nuk përmend ndonjë aleancë të talibanëve me ish-liderin e Al Kaidës, Osama bin Laden. Mbështetja e Mullah Omarit për liderin terrorist ka çuar në pushtimin e Afganistanit nga SHBA-ja më 2001.

Biografia pohon se talibanët kontrollojnë 95 për qind të Afganistanit. Ajo thotë se Mullah Omar vazhdon të mbikëqyrë këshillin e lidershipit të talibanëve, gjyqësorin dhe nëntë komisione ekzekutive, ashtu si edhe komandantët ushtarakë që veprojnë në 34 provincat e Afganistanit.

14 komente në “Jeta sekrete e Mullah Omarit”

  1. shvejk says:

    RRofshi o gazeta Tema , sot kemi lexuar ne faqet tuaja dy biografi . Ate te Janullatosit dhe per ekuiliber edhe te Mullah Omarit.

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Tourgofag ku je??

      Janullatos dhe Mullah Ohmari jane shume te ngjashem:

      Te dy jane qorra – pavaresisht se njeri ka syze.

      Te dy kane mjekerra prej lifani, ndoshta te mbushura me parazite.

      Te dy jane sherbyes sekret te ceshtjeve te tyre

      Te dy jane ekstremiste te shemtuar si surreterit e tyre – por ne kete pike janulla e le shume pas Mullahn pasi Mulla merret me te gjallet ndersa janulla shkulli fshataret shqiptare nga varret per ti rreshtuar si ushtare greke [nje nga keta te rreshtuar je edhe ti tourgofag].

      Njeriu normal nuk pranon te zgjedhe as njerin as tjetrin dhe anormali behet ushtar I njerit ose tjetrit – ti tourgofag dhe katundaret e afganistanit keni nderin te jeni ne rresht,- vec se ju te janulles jeni fshatert e vdekur shqiptare.

      Ah se desh harrova:
      Thone se kampi afgan ashtu si ai i voriove e kane perzemer ate mikun. Prifterinjte e kampit grek kane dhene prova te mirefillta per kete aspekt te burrerise se tyre. Ti tourgofag mer vesh nga ato tradita???

      1. vetem munde tju them nje bravo te madhe se keni ber nje koment te rralle filozofesh.

  2. anti bashkim says:

    sa ngjan me majmunin ballist morina.

    1. B m says:

      Ashtu ngjan vertet Ballisti…
      Por coja njehere motren dhe mamin ti, te shikosh ca stili majmuni di ai

    2. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Anti bashkim

      Me ballistat be kujdes se nje dite apo nje tjeter ke per ta pare fitilin tek e care e prasme nga ballistat … atehere do e kuptosh cdo te thote fjala antibashkim.

  3. enter.. says:

    Hahaha i madh je anti bashkim.. edhe mua ashtu me duket. Nuk kuptoj pse motra ime cmendet pas atij Ballistit. Me sa duket i ka qejf leshatoret.

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Po ti enter [ose me mire do e kishe pershtat Peneteation] ke te njejtat shije me motren apo jo….? Perderisa te dy keni mesuar nga mami. Apo ti ke janullen per gusto ashtu si e ka edhe babi..?

    2. niκο says:

      Keshtu jane dhe greket orgjinal….. sidomos keta te kretes….. Kurse ti Enter do jesh malok Himare.. Me ca mbiemri je te te them nga ca fshati I Mirdites e ke prejardhrjen…..!

  4. lulzullap bin bela al bashar says:

    E paska mjekren me te shkurter se janulla.
    Cudi

  5. deputeti hajdut says:

    Bosi i hashashit dhe miku i kokedhimes.Te dy luftojne per te njejten kauz,…per legalizimin e hashashit.

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Me kokedhimen beje kujdes se eshte ortodoksis ai….

  6. kushtrimi says:

    ky njeri urren edhe veten e lere me boten.

  7. tfgs papai homoseksual says:

    nje surrat me janullen e grekeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje