Debate në Komisionin e e Jashtëm/ Bumçi akuzon Ramën se ka gënjyer për njohjen e diplomave me Serbinë

8 Prill 2015, 17:59Politika TEMA

Gati 5 muaj pasi kryeministri Rama tha nga Presheva se ” pas një diskutimi intensic me kryeministrin e Serbisë është firmosur marrëveshja për shkëmbimine të rinjëve, por ajo që është më me rëndësi njohja reciproke e diplomave”,  PD  e ka  akuzuar Ramën se ka gënjyer për marrëveshjen.

Faktin që marrëveshja nuk është firmosur ende, e ka pohuar Sokol Gjoka , përfaqësues i Ministrisë së Jashtme, i cili u shpreh se “Ka marrëveshje fizike të realizuara dhe një deklarative. Jemi në proces për realizimin e njohjes së diplomave”.

Pas këtij pohimi deputeti demokrat Aldo Bumçi ka akuzuar qeverinë se ka gënjyer publikisht; “ Kjo do të thotë që kryeministri ka gënjyer publikisht. Sot pas 6 muaj s’kemi marrëveshje”, tha Bumçi në Komisionin e Jashtëm.

Në komision, ministria e Jashtme raportoi për mbedhjen e dytë të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Deputetët ngritën pyetjen për rolin e Shqiëprisë, në heqjen e vizave për Kosovën, por edhe anëtarësimin e saj në intitucionet ndërkombëtare

 

3 komente në “Debate në Komisionin e e Jashtëm/ Bumçi akuzon Ramën se ka gënjyer për njohjen e diplomave me Serbinë”

  1. Delli USA says:

    Po lugati juaj Sali Qeni genjeshtren e ka zanat,por nuk kemi pare ndonjehere te nxeheni ,po e shikonit ne sy me shume perunjesi o bumce adolishenti.

    1. Nona e Fajes says:

      O qeni nga USA, e ke marre vesh qe ka pasu ca zgjedhje dhe rrjedhimisht nje qeveri tjeter prej 18 muajsh….apo sta ka thene arusha aty ku jeton. Teveqel njeri

  2. Arta says:

    Po ky budalla qe sdi cfare flet vetem te nxjerre skandale.

    Po ti i dergojne fakset zyrtare ne numrin e djalit te ministrit. jeni te zhytur deri ne fyt ne llumin e korrupsionit qe mbrohej nga budallalleku jot. Te gjitha indiciet e matjes se punes se qeverise e demokracise rane si asnje here tjeter gjate periudhes qe ti ishe ne qeveri.

    Tani del dhe thua eshte genjeshter per nje kontrate qe te thuhet qe ne fillim qe eshte ne process. Zot na ruaj nga te trashet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje