Basha: Pafajësia e Arben Frrokut, rrënqethëse. Dorëheqja e Metës dhe Tahirit, e domosdoshme për dekriminalizimin ( kujtohet dhe për Marinzën)

8 Prill 2015, 14:33Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe ka theksuar se PD nuk do të ndalet para kërkesës së saj për dorëheqjen e Kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Me forcën e arsyes dhe kurajos qytetare, deputetët tanë nxorrën në dritë të diellit fshehjen e qëllimshme të kërkesës së Interpol Brukselit që nisw me Edi Ramën, nis me Saimir Tahirin… Edi Rama kishte një mundësi ta linte veten jashtë implikimit, të largonte nga qeveria ministrin e Brendshëm që ka derdhur e mbushur disa kupa të skandaleve. Por Rama nuk e largoi ministrin e përlyer, por i rrahu shpatullat se kanë qenë dhe janë nën urdhrat e Edi Ramës dhe zbatojnë porositë e tij. Rama provoi se ccfarë është kriminale në qeverisjen e tij, vjen prej tij dhe ka bekimin e tij. Dyshja Rama- Meta i kanë bërë skandalet si buka që hanë shqiptarët se ata janë në dietë .…

Këto raste dhe qindra të tjera që ne kemi denoncuar dëshmon se dekriminalizimi duhet të bëhet sa më parë dhe banditët të zhvishen nga kollaret e veshura me pushtet nga Rama dhe Meta.

Shqiptarët kanë ndjekur ushtrimin e shkëlqyer të përgjegjësive të grupit tonë në seancën e javës së kaluar, për skandalin e fshehjes së kërkesës belge nga Interpol për arrestimin e Mark Frrokut të akuzuar për vrasje. Ata nuk llogarisin më të dalin me dorëheqjen, reflektime, por me hile duke llogaritur mbulimin e të keqes me të keqen, nuk u mbyll për tre ditë e as për 30 e 300 fshehja e kërkesës së Brukselit ndaj deputetit Frroku, ortak i Ramës dhe njëherësh dëshmitari kyç i denoncimit të vrasjes me pagesë të dy deputetëve nga Meta. Pas kësaj vjen akti rrëqethës i shpalljes së pafajësisë së Arben Frrokut të akuzuarit kryesor për vrajën e komisar Lamaj. Kjo është një tjetër arritje e mafies në kupolën e shtetit sprapsje e shtetit ligjor, dorëzim i sovranitetit demokratik në duart e mafies të bërë njësh me Rama­-Meta. Zullumet e tyre i kanë bllokuar rrugën Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë betejën tonë. Do t’i shkojmë deri në fund fshehjes së qëllimshme të Interpol Brukselit. Skandali, njëri prej nyejve gordiane që duhet të presë drejtësia, kërkojmë dorëheqjen e Metës dhe Tahirit, kusht i domosdoshëm për çlirimin e hetimeve të Krimeve të Rënda dhe për një dekriminalizim. Denoncuam dhënien e Lagunës së Patokut, vëllait të Prengës. Kjo është një sfidë që Rama i bën personalisht misionit të dekriminalzimit. Të rrëzojmë krimin nga pushteti. Përkeqësim i gjithanshëm. Qeveria është totalisht e paaftë për të prodhuar atyre zhvillim. Me keq e më keq do të bëhet. Kriza, përkeqësimi dhe krimi janë fryti që prodhon kjo dyshe, janë talenti i tyre. Vetëm të zeza prodhon ky talent, vetëm të zeza do t’i sjellë ky talent shqiptarëve” tha Basha.

Më tej kreu i demokratëve tha se PD po ndjek me vëmendje dhe e shqetësuar atë që po ndodh në Marinzë- Patos pas shpërthimit të fontanave. Por ky reagim i Bashës vjen vetëm pasi qeveria nisi të flasë dhe të ndërmarrë masa ndaj kompanisë Bankers, se ciles aktualisht i është kerkuar pezullimi i punimeve, derisa te sigurohet ambjenti dhe të bëhen verifikimet per ndotjen ne zone pas shperthimit te fontanes.

“Shpreh solidaritetin e plotë për situatën emergjente në Marinzë, me banorët. Asgjë nuk është më parësore se rehabilitimi i banorëve. Jeta e tyre, siguria e tyre është dhe mbetet e para. Ndaj sot në emër të opozitës dhe PD-së, i kërkoj qeverisë të marr përgjegjësinë për dëmshpërblimin e banorëve, për zbulimin e shkaqeve të katastrofës. I kërkoj marrjen e masave të menjëhershme për rehabilitimin e zonës. Jemi në terren po ndjekim situatën”, tha Basha./j.h

9 komente në “Basha: Pafajësia e Arben Frrokut, rrënqethëse. Dorëheqja e Metës dhe Tahirit, e domosdoshme për dekriminalizimin ( kujtohet dhe për Marinzën)”

  1. mesila says:

    Eshte renqethese ashtu si edhe mosdenimi yt,ndyrresire!

    1. Kolonjari says:

      Leri plehrat komuniste te “Rilindjees”.Ata jane te gjithe si vellezerit “Frroku”!

  2. populli says:

    Basholli nuk di akoam qe edhe gjykatat jane te tija, allahu te ndihte ne gjyqin e 4 qytetareve qe vrave nga taraca e kryeministrise kur ishe minister i brendcem. Sa te rrojme do shikojme

  3. Eni Zhoga says:

    Dakord jemi qe dekriminalizimi do te filloje me ty mor plehre dhe kriminel bashke me plakun e rrjedhur SALI qe kini vrare njerez ne bulevard ,vetem ju te dy nuk duhet te beni rolin e engjellit se ju jeni DJAJ te pashpirt,juve nuk ju vjen keq per kete popull , por ju vjen keq se ju erdhi ora qe do tju coje prapa hekurave ky popull per ti nxjerre si jashteqitje ato vjedhje dhe krime qe kini bere dhe tani hiqeni si Hiena.
    ME VJEN KEQ PER LULUSHIN SE SI DO TE DUROJE HOLLANDA PA PARE KETE PALO BURRE….ah duhet ta shkruaj bure per kete se keshtu e meriton si PD

  4. beni says:

    Ke shume te drejt,une mendoj se ky vend po ra de njehere ne doren e sojit tend merr fund me keq se po vazhdon.

  5. lena says:

    Ku di ti o shpellar ç’ështe rrënqethja! Kur te jesh para litarit do e kuptosh!

  6. A says:

    Ç’fare jane keto ” Fontana ” mor Lulo ?

  7. TNT says:

    Nuk e di cfare do kishe bere sikur ne 21 Janar dhe Gerdec do ishte ne Qeveri Saimir Tahiri dhe Mimi Kodheli. Ai damari ballit do te kishte kercyer nate e dite. Te lumte Lulzim! Me pelqen euforia juaj berishiane me motive popullore nga malesia madhe,por me vjen keq se do i mbash ata qe te vinë nga mbrapa edhe nja 100 vjet me dy gishtat perpjet. Do ishte me mirë per ty ta mbyllje halen dhe te tregosh arsyen perse e le kandidimin per Bashkin e Tiranes. Perse premtove dhe u largove? Je i vetmi Kryetar Bashkie ne bote qe nderrimin e viteve nuk e festove ne qytetin tend…. Je i vetmi Politikan ne bote qe nuk ke asnje thinjë ne kaptinë…

  8. tangfut says:

    se di pse disa njerez kane zgjedhur gjithmon te mbrojne te keqen e madhe , kunder vetes apo kane shprese se do firojne ndonje gje me vone , e keqeja e madhe ishte pushteti i kaluar , kurse te tashmen po e nxisim pjeserisht te behet e keqe pasi dhe ajo ka gjak te prishur brenda vetes ka METEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje