Deputeti republikan Agron Duka, i prezantuar nga PR si kandidat për Bashkinë e Durrësit, e ka cilësuar si një lojë kulisash përcaktimin e kandidatëve për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 21 Qershorit nga ana e Partisë Demokratike.
“Me ndarjen e re territoriale të vendit në zgjedhjet e ardhshme vendore faktori më i rëndësishëm zgjedhor nuk janë kulisat që bëhen prapa perdeve të kryetarëve të partive, por aleanca me qytetarët.
Nga njëra anë drejtuesit e PD-së trumbetojnë me të madhe formulën e aleancës me qytetarët dhe nga ana tjetër japin zgjidhje kulisash, në kundërshtim me interesin dhe vullnetin politik të qytetarëve.
Unë në zgjedhjet e ardhshme vendore do të marr vendim dhe do të veproj në aleancë, interes dhe me vullnetin e qytetarëve të Durrësit.
Historia ime politike ka dëshmuar se po të ishte për kryetarët e partive apo kryeministrat s’do isha kurrë në politikë.
Kanë qenë qytetarët dhe vota e tyre të cilët më kanë futur në politikë dhe ata të vetmit të cileve i kam shërbyer pa ngurrim.
Kështu do te jetë edhe në të ardhmen”, shkruan Duka në një postim në Facebook. /gj.k/
Pd-ke i duhet nje kandidate nga ana e saj.Kjo eshte e drejte,se Durresi eshte nje qytet me potecial te madhe ekonomik dhe njerzor.Nje kandidate nga ana e pd-ke do jete me e garantuar dhe me e sigurte fitorja, se sa Agron Duka i PR-kane.
O gono ke te fala nga tos nano…