PD: I akuzuari për përdhunim është emëruar doganier

8 Prill 2015, 11:12Politika TEMA

Partia Demokratike i është rikthyer denoncimeve në lidhje me emërimet në administratë të personave me të shkuar kriminale apo me precedentë penalë.

Zëdhënësja e PD tha në një deklaratë për mediat se i akuzuari dhe i shpalluri në kërkim për përdhunim, me Edi Ramën dhe Ilir Metën bëhet doganier në Korçë, ndërsa i arrestuari për falsifikimin pasaportash, me Edi Ramën dhe Ilir Metën bëhet shef i IT në drejtorinë e Tatimeve në Korçë. 

“Çfarë mund të ndodhë me një të denoncuar për përdhunim, të shpallur në kërkim nga policia në prill të vitit 2010?

Me Edi Ramën dhe Ilir Metën, një person i tillë bëhet doganier.

Kjo ka ndodhur me Elton Bashollin në Korcë.

Nëse bëni një kërkim në arkivë do t’iu dalin dhjetra lajme për këtë ngjarje të rëndë, ku një e re nga ky qytet e ka denoncuar pas dhunimit seksual, dhe ndaj tij ka filluar procedimi.

Sot është doganier i Edi Ramës dhe Ilir Metës, gjë që e tregon edhe ai vetë në Facebookun e tij.

Po me një të arrestuar në Korcë, në korrik të vitit 2011, për falsifikim pasaportash, për paisje me këtë dokument të personave që kishin probleme me drejtësinë në vendet e BE-së, çfarë mund të ndodhë?

Me Edi Ramën dhe Ilir Metën, ai bëhet specialist i IT-së, në Drejtorinë e Tatimeve të Korcës.

Relis Mulla u arrestua dhe ndaj tij nisi procesi hetimor në korrik të vitit 2011, pasi kishte prodhuar dhjetra pasaporta përmes falsifikimit të të dhënave, për persona me precedentë në Europë. Në atë kohë, Mullai punonte pranë kompanisë Aleat që prodhonte pasaportat.

Arkiva është e pasur me lajme për këtë ngjarje të rëndë.

Sot, falsifikatori i pasaportave është specialist i IT, në zyrën e Tatimeve, pikërisht ay ku janë të dhënat konfidenciale të qytetarëve dhe bizneseve.

Ky është modeli që kanë instaluar në administratën publike dhe në postet kyçe Edi Rama dhe Ilir Meta. Përdhunues e falsifikatorë në punët më të kërkuara. Aty ku i shërbejnë partisë.

Inkriminimi është skandaloz dhe tronditës. Eshtë e qartë se banditët, keqbërësit, llumi i punëve të zeza, janë kërkuar, kanë bërë kontratë me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Dhe janë sot nëpër poste ku zhvasin e dhunojnë qytetarët e vendit.

Ndaj Edi Rama dhe Ilir Meta nuk e duan dekriminalizimin, ndaj i bëjnë rezistencë, e pengojnë atë“, thuhet në deklaratën e PD. /gj.k/

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “PD: I akuzuari për përdhunim është emëruar doganier”

  1. Adil Ajeti says:

    Sa kisha dashur ta dije se interesat e kujt mbron kjo PD,te serbise apo te greqise e maqedonise sepse qe nga humbja e pushtetit nuk le njeri pa e quajtur kriminel ne nje forme apo tjeter!!!Dhe quditerisht te gjithe vrasesit e saj sa ishte ne pushtet PD i quan heronj kurse te vraret si sherbetor te Rames dhe ish opozites!!!!A seshte kjo nje qmenduri dhe poshtersi qe edhe ish bashkepunetoret e tyre dikur si LSI qe i mundesoj sali berishes ta bente dhe ta mbante pushteti per tete vjet atehere nuk ishin kriminel kurse tash po,dhe nje gje smund ta kuptoj a kane ndjenja njerzore keto kafshe qe jane futur ne PD vetem qe te shpetojne duke qeverisur!!!!
    Ruajna zot nga kjo pjelle e kryqezuar.

    1. joel shkodra says:

      Sipas teje PD, qe eshte ne opozite, nuk duhet te flase kur sheh ndonje gje qe nuk shkon, sepse atehere, sipas teje, mbron interesat e Serbise etj. Sipas teorise tende, çdo opozite ne bote nuk duhet te flase, sepse del se eshte kunder interesave te vendit te vet. Kjo bie ere diktature!

      1. aqifi (po i verteti ama) says:

        Me kete te perdhunimit nuk kane qelluar sic duhet, por ky i IT-se paska marre vendin sipas kualifikimit…

      2. bimbash says:

        joel shkodra, PD-ja duhet te flase kur ka fakte, kur proceset gjyqesore perfundojne dhe kur drejtesia flet. Nese flet sa per te krijuar zhurme, nuk ben lojen e Shqiperise aspak.
        vete zenedhenesja e PD-se e thote qe Elton Basholli eshte akuzuar per dhune seksuale dhe ndaj tij ka filluar procedimi. Pra, deri tani nuk eshte provuar akuza, ndaj eshte i pafajshem. Germo se ben vaki t’i kete dale vendimi dhe te jete i paster, por PD-ja edhe pse e di, nuk ta jep lajmin ty, sepse do qe te besosh se Saliu e Co po bejne opozite.

  2. Gjoli says:

    Te kuptoj drejt o”Adil Ajeti”qe sa e ka shkateruar PD Shqiperine nuk e shkateroi Turqia per 500 vjet,por me vjen çudi si po e degradon akoma me shume PS-LSI, kur mban keta njerz ne drejtime ku vidhet populli??????

  3. Hasani Gjermani says:

    Per keta dy qe flet zonja se jane akuzuar ne vitin 2010 respektivisht 2011 dhe kjo paska ndodhur para 4-5 vitesh, perse nuk tregon se me cilin vendim jane denuar per ti konsideruar persona me precedent penal. Me keso metodash jane sherbyer regjimet diktatoriale duke akuzuar njerz pa asnje argument dhe pastaj duke i gjykuar si njerz me precedent penal se kan qene te akuzuar edhe me pare per “vepra penale”. Secili eshte i pafajshem derisa nuk vertetohet fajsia e tij permes nje vendimi perfundimtar gjykate. E gjendur ne nje krize te thelle dhe ne mungese te nje politike te mirefillt programore PD-ja perdore spekulime e insinuata te tilla per te treguar se ka nje aktivitet opozitar. Eshte per te ardhur keq qe partia e dyte ne vend nuk ka pune me te menqura se te merret me dokrra te tilla.

  4. endri33333 says:

    zoti Rama, e ke kuptuar dekriminalizimin si kriminalizim te metejshem dhe ke vazhduar te besh emerime kriminelesh neper poste dhe jo poste dosido , por shef IT. Po sa thelle qe je futur me krimin zoti Rama. Po ne qe nuk kemi bere krime dhe paguajme drita dhe taksa , kur do zeme ndonje post te mire si keta kriminelet e tu ????? Na thuaj zoti Rama se cfare CV duhet te paraqesim ???

  5. geg says:

    PD duhet t’i beje opozite ne radhe te pare vetes se vet duke u mare me perdhunuesit e saj si Berisha,Basha etj.

  6. tomorri says:

    Se eshte e vertete ne radhe te pare turp per organet drejtuse ne Korçe dhe pastaj turp edhe per organet qendrore qe nuk po gjejne derman nga keta njerez qe e kane kapur per fyti dhe nuk e leshojne kollaj.
    Qeveri nxirr nje vendim te nxehte dhe pervelues per ata qe emerojne njerez te tille neper vende pune te tilla,dhe kushe e thyen vendimin ti vihen hekurat dhe le te lehin kush te doje,ligji eshte demokraci dhe antiligji eshte DIKTATURE.

  7. Z/Kallami says:

    Ju te PD nese do kishit nji cike mend do largoheshit nga stili i politikes dhe i veprave te Berishes.Per 25 vjet jeni udhehequr nga Sekretari i Partise Komuniste Shqiptare.Ju ka ngulitin ne gjak urrejtjen me te cilen ka ba politike komisari i PPSh.Berisha.Per ate periudhe ka mjaft gjynahe por ne kete te dyten periudhe demokratike ka dhe gjynahe per korrupsion dhe krime.Merruni me programin e partise ne se keni mos merruni me thash e theme.Cfare te keni denonconi organit te akuzes dhe heshtni deri ne zgjidhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje