Vlora është tronditur nga një vrasje e trefishtë mesditën e djeshme, por për momentin ende nuk ka asnjë version zyrtar për këtë krim të rëndë.
Për momentin policia është duke hetuar në disa pista për ngjarjen që çoi në vrasjen e Haki Rakipaj, Alfred Velaj dhe Albi Limaj, ndërsa u plagos Aleksandër Llanaj.
Një nga pistat e hetimit është trafiku i drogës dhe prostitucionit.
Të gjithë personat e përfshirë në përplasjen e djeshme, kanë jetuar jashtë shtetit dhe disa prej tyre kanë pasur precedent penalë.
Ata mendohet se kanë qenë të përfshirë në trafik droge dhe prostitucioni në Belgjikë, Spanjë dhe Shqipëri.
Dhe, mendohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për prishje pazaresh.
Por, një pistë tjetër ka të bëjë me një femër.
Raportohet se zënka mendohet që ka nisur që ditën e enjte, pasi dy prej të rinjve të përfshirë në konflikt, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, kanë ngacmuar një vajzë.
Kjo ka bërë që sherri të denigrojë deri në përdorimin e armëve dhe vrasjen e tre prej të përfshirëve në këtë konflikt.
Por, për momentin nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar për arsyet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që tashmë policia ka arrestuar Ervis Mehmetin dhe Ani Telajn dhe të plagosurin Llanaj.
Marrja në pyetje e këtyre të fundit pritet që të zbardhë edhe arsyet e vërteta të krimit të rëndë./b.l
Dhe TEMA qe mundohet ta banalizoje kete masaker per te shmangur pergjegjesine e policise ne gjithe kete ngjarje.
Pergjegjesia eshte malokut te qelbur qe hapi depot e armevene 97’policia mud te bej Pak ne nje vend ku 99% e popullesis eshte e armatosur.
Pergjegjesia eshte e malokut te qelbur qe hapi depot e armeve ne 97’policia mud te bej Pak ne nje vend ku 99% e popullesis eshte e armatosur.
ZOTI NA RUAJT PREJ KRIMINELAV TMERR QKA PO NDODHE NE SHOQRIN SHQIPTARVE TURP.
Idiot,çfare do beje policia?
A mund te vihet pas çdo krimineli shqiptar,nje roje polic?
Ky popull kete “miell ka e kete buke do beje”.
Hengshin koken e tyre keta pisa!
Asgje nuk ka, budallai iken dhe i zgjuari mbijeton… ligji i natyres.
Humben jeten tre djem te rinj kjo eshte fatkeqsi. Pist te sakt nuk ka vetem spekullime por vdekja e tre te rinjeve eshte fatkeqsi.
Njerzit jane futur rruges se krimit se politika Shqiptare u ka vdekur shresen e jetes. Or milet perse nuk vrisni Sali Maten e Ilir Ramen e te tjere politikan por hani veten
Ky stan kete bylmet do te kete.Para,droge,prosti,arme.