Policia zbardh detajet e masakrës së Vlorës/ Të rinjtë u konfliktuan në kazino dhe lanë takim në kafe për t'u sqaruar

8 Prill 2015, 11:54Politika TEMA

Policia e Vlorës ka sqaruar motivet dhe autorët e përfshirë në ngjarjen e rëndë, që ndodhi dje ku humbën jetën 3 persona dhe u plagos një tjetër.

Nga veprimet e para procedurale ka rezultuar se në lokalin e quajtur “Adore” në lagjen “24 Maji” janë gjetur 2 persona të pajetë të cilët janë identifikuar si:

Akil Bilbin Hasanaj (emri i mëparshëm Haki Rakipi), vjec 29 i lindur dhe banues ne Vlore, lagja “1 Maj”.

Ardi Medin Velaj, vjec 27, (emri i mëparshëm Ferdian Velaj) lindur dhe banues ne Vlore lagja “Partizani”, ku pranë tyre janë gjetur edhe 2 armë zjarri tip pistoletë, ndërsa në rrugën përballë lokalit është konstatuar i plagosur rëndë shtetasi:

Albi Arjan Limaj, vjec 21, lindur dhe banues ne Vlorë lagja “Isa Boletini” i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë me autoambulancë por ka ndërruar jetë rrugës.

Falë një reagimi profesional policor dhe veprimeve të shpejta hetimore të Policisë Vlorë dhe është bërë i mundur që fillimisht të kapej në afërsi të spitalit dhe shoqërohej menjëherë për në ambientet e policisë së bashku me automjetin tip BMW X5 me targa AA 323 AO, shtetasi Ani Begaj i cili dyshohej si i përfshirë në ngjarje.

Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur një Grup i Posacëm Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë i cili mbas disa orë hetimesh intensive dhe veprimesh operacionale në terren të identifikojë kapë dhe arrestojë:

Bertil Ismail Alliaj, vjec 23, lindur dhe banues në fshatin Gjorm të rrethit Vlorë, i cili dyshohej gjithashtu si i përfshirë në ngjarje.

Si dhe të kapë dhe shoqërojë dhe pyesë në ambientet e policisë shtetasin:

Xhuliano ArtanLutaj, vjec 21, i lindur dhe banues ne Vlore lagja “Kushtrimi” në cilësinë e personit i cili ka dijeni rreth ngjarjes.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës material 13 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta dhe konkretisht:

Më datë 07.04.2015 rreth orës 04:00 të mëngjesit shtetasi Xhuliano Lutaj ka qënë në shoqërinë e shokut të tij shtetasit Albi Limaj në një lokal lojrash fati (Kazino) në afërsi të portit kur është konfliktuar me shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët të pajisur me armë zjarri kanë ofenduar dhe dhunuar shtetasin Xhuliano Lutaj. Mbas këtij momenti shtetasi Xhuliano Lutaj i rrefen c’ka ndodhi shtetasit Albi Limaj i cili nuk ndodhej me të gjatë këtij momenti.

Nëpërmjet shtetasit Albi Limaj, të këtij fakti vihet në dijeni edhe shtetasi Aleksandër Llanaj   i cili kishte shoqëri me shtetasit Xhuliano Lutaj dhe Albi Limaj dhe të nesërmer vendosi që të sqaroheshin me shtetasit Ardi Velaj dhe Akil Hasanaj të cilët ndodheshin në lokalin “Adore” duke pirë kafe.

Disa orë më vonë kësaj ngjarjeje së bashku shtetasit Aleksandër Llanaj, Albi Limaj, Ani Begaj i cili drejtonte automjetin tip BMË X5 me targa AA 323 AO dhe Bertil Alliaj shkojnë në afërsi të lokalit “Adore” për të takuar shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj.

Nga automjeti tip BMW zbresin shtetasit Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, të cilët sapo janë takuar me njëri-tjetrin shtetasit “Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, kanë nisur konfliktin i cili ka degraduar me përdorimin e armëve të zjarrit ku si pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj si dhe është plagosur rëndë shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Ndërsa shtetasi Bertil Alliaj gjatë shkëmbimit të zjarrit ka zbritur nga automjeti tip BMË X5 dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sa më sipër nga Policia e Vlorës u arrestuan në flagrancë për kryerjen e veprave penale te “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, prashikuar nga nenet 79/dh e 278/5 te Kodit Penal, shtetasit:

Aleksandër Batjar Llanaj, vjec 23, lindur dhe banues në Vlorë;

Bertil Ismail Alliaj, vjec 23, lindur dhe banues ne fshatin Gjorme te rrethit Vlorë

Ani Admir Begaj, vjec 19, lindur dhe banues ne Vlore lagja “Pavarësia”.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje nga Policia e Vlorës janë ushtruar kontrolle në 9 banesa, janë kontrolluar 14 automjete si dhe janë angazhuar rreth 50 forca policore.

13 komente në “Policia zbardh detajet e masakrës së Vlorës/ Të rinjtë u konfliktuan në kazino dhe lanë takim në kafe për t’u sqaruar”

  1. labi says:

    bravo policia vlores dhe jashte cdo
    ndikimi apo militantizmi jeni profesionale dhe keni kthyer besimin ne qytetin tone.respekte

    1. eko says:

      hahaha , te ishin anetar te LSI-se e shifshe ti

  2. E verteta says:

    Keta te rinj e shume te tjere si ta i jane futer nje pune qorre ku rezultati dihet. Na vjen keq qe jane te rinj por nga ana tjeter na behet dhe qefi qe shoqeria vetspastrohet nga keta plehrat.

  3. Hastab says:

    Rinia shqiptare, kazino, kafe, BMW X5, arme dhe ne fund ikin per lesh per motive banale.

  4. tomorri says:

    Bravo policise se Vlores,vetem keshtu mund ti prisni krahet krimit dhe ta nxirrni cullak eshtu siç eshte ne te vertete.Veprimet e shpejta te policise eshte mire per policine dhe per konfliktusit se nuk kane vrime ku te futen.

  5. net says:

    droga ,alkholi, kurvat etj si keto, jalllah shoshoqin hengeshi! asnje pike loti e te mos derdhin ato familije, ti hedhin ne grope si qente se nuk meritojne asnje lloj respekti e adeti. brezi i mutit ky i socmi.

  6. xyz says:

    Takim per kafe!!…Hajde Wild West hajde!

  7. Flamur_Vlore says:

    KSHU ESHTE KUR PRINDRIT SKANE NE KONTROLL FEMIJET QE SHQIEROHEN ME LLOJ LOJ NJEREZIT DHE QE MBAJNE ARME E KANE MAKINA TE SHTRENJTA PA JUA DITUR VLEREN AS MAKINAVE DHE RRJEDHIMISHT AS JETES!!BRAVO POLICIA

    1. niκο says:

      Ke te drejte flamur…. Fajin e kane prindrit… ata I riten dhe kishin detyrim…. Por ku je analfabet per vete. ( te pakten keshtu duken) … Leri ti qajne tani..,,

  8. Gjirokastriti says:

    Te gjithe me emra te nderuar.

  9. katnari says:

    kta jane sponsorat e “modeleve” neper dubai,montecarlo,athine,paris e milano e sidomos ne marbella ne spanje..

  10. shqip hesapi says:

    Me vjen keq per moshen qe kane ,por fajet jane te gjitha te prinderve.Jepu para,makina,pijne alkool,merren me kurva,me bixhoz dhe perfundimi do te jete ky,si ka ndodhur ne cdo qytet te Shqiperise.

  11. Une says:

    Qenkan sqaruar vertet.
    Djem te rinje, po ky lloj e kerkon vet.
    Mire qe bejne Pune te pista, po nuk civilizohen fare.
    Direkt tek koburja.
    U rrofshin leket tani.
    Hall se marrin me qafe kalimtare te rastit, me loja luftash qe bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje