Një gjyq publik për gjyqtarët e Frrokut

8 Prill 2015, 13:32Politika TEMA

Nga Andi Bushati*

 

Vendimi i dhimbshëm se plot dy vite pas vrasjes së një komisari policie gjykata e krimeve të rënda na la pa një autor për atentatin ndaj tij, ka prodhuar megjithatë një risi pozitive: ajo duket se i ka dhënë fund një mendësie sa të vjetër po aq edhe totalitare, që e dëgjojmë shpesh edhe në debatet televizive, se pasi flet gjykata të tjerët duhet të heshtin. Prej ditës që u lexua në sallë, vendimi për lirimin e Frrokut, ndoshta është një nga vendimet më të debatuara, më të para me lupë, më të përballura me provat e prokurorisë. Ai është shndëruar në një argument të përditshëm të gazetave, në një temë të emisioneve të mbrëmjes dhe në një debat të përhershëm në mediat jotradicionale.

Natyrisht në këtë interesim të beftë kanë luajtur rol vëmendja e madhe e publikut, revolta për një krim të dhunshëm, hendeku mes asaj që kërkoi prokuroria dhe asaj që prodhoi gjykata. Por të gjitha këto së bashku e kanë shtyrë “pushtetin e katërt” të rimarë rolin e tij si kontrollues dhe vëzhgues i pushteteve të tjerë.

Ne sot praktikisht kemi një proces mbi procesin. Të gjitha pyetjet janë shtruar në tavolinë.

Ç’lidhje kishin dy njerëzit që vodhën makinën që më pas u gjet në vendin e krimit, Enver Stafuka dhe Gentjan Bejtja me Arben Frrokun?

Çlidhje ka konflikti tashmë i provuar i Frrokut me Lamajn me vrasjen e këtij të fundit?

A duheshin marrë parasysh kërcënimet me jetën e vajzës nga i pari në dëm të të dytit?

A duhej marrë parasysh kërkesa që polici i kish bërë interpolit për të hetuar të shkuarën belge të vëllezërve Frroku?

Këto pyetje që janë artikuluar me dhjetra herë këto ditë, me logjikë por jo me prova, të çojnë drejt përfundimit se i interesuar për eliminimin e komisarit të policisë ishte pikërisht ai që u akuzua nga prokuroria.

Por në gjykatë nuk mjafton logjika. Aty duhen edhe provat. Por edhe për to, këto ditë në media, është zhvilluar një gjykim mbi gjykimin. Janë ngritur një sërë pikëpyetjesh që nuk kanë marrë përgjigje.

A duhej të mjaftohej gjykata me referimin ndaj një kamere lokali që nuk e përfshinte të gjithë skenën e krimit?

A duhej t’i interesonte më shumë rrëfimi i dëshmitarit të mbrojtur apo vendndodhja ku ai e kish bërë për herë të parë tregimin e tij?

A mund ta merte gjykata si një të dhënë lehtësuese për të akuzuarin faktin se celularët e tij ndodheshin diku tjetër?

E për më tepër, ende, a mund të llogarisë gjykata se si ka qenë trafiku i rrugës së Elbasanit, prej nga është larguar i akuzuari në drejtim të Kapshticës, përpara hapjes së tunelit dhe si është sot? A ka ndonjë statistike të besueshme për këtë?

Dhe së fundi “në bindjen e brendshme të gjyqtarëve” dhe jo në faktorët e jashtëm që mund të kenë luajtur rol mbi ta, a nuk kanë ndikuar rrëmbimi i një personi që ka lidhje me ngjarjen (Stafuka), largimi i një tjetri në drejtim të paditur (gardisti Ylli Memia) dhe vënia e lëndës shpërthyese për dëshmitarin e mbrojtur Arben Ndoka (identitet i rremë)? A nuk i bënë këto fakte jashtë procesit këta gjykatës të krijojnë bindjen se për këto eliminime ishin më të prirur ata që akuzoheshin dhe jo ata që nuk qenë përmendur fare?

Të gjitha këto pikëpyetje janë përsëritur me dhjetra herë. Ato jo vetëm kanë krijuar një perceptim publik për një vendim të padrejtë të pesë gjyqtarëve të krimeve të rënda, por ato kanë hapur edhe një fazë të re në raportin mes medias dhe gjyqësorit. Sepse tani, për herë të parë, mediat kanë krijuar mundësinë që gjyqi për gjyqtarët të bëhet në publik. Dhe natyrisht kjo është një risi.  Me precedentë të tillë ne jemi ndeshur vetëm në procese të tjera të bujshme si ato të Gërdecit apo ato të 21 janarit. Por duke qenë çështje me ngarkesë të madhe politike, kakofonia për to, lufta me argumenta të rremë mes pozitës dhe opozitës, ka bërë që debati publik të degradonte.

Ndërsa këtë radhë është ndryshe. Media po rishqyrton pikë për pikë një proces me interes të madh për publikun. Ajo po bën rolin e saj. Ajo po propozon një gjykim për pesë gjyqtarët e krimeve të rënda, duke bërë këtë herë rolin e saj, që në fakt nuk po arrijnë ta bëjnë dot organe të kapura si KLD-ja. Në këtë kuptim ajo që po ndodh sot është një risi. Një lajm i mirë pas një vendimi të dhimbshëm.

*Lapsi.al

20 komente në “Një gjyq publik për gjyqtarët e Frrokut”

  1. MONDI says:

    Po pse vetem mbi gjyqtaret i dashur kritizer i perhershem ,Kush ka studiuar sadopak ligj dhe bile dhe ti ne kete artikull anon me shum nga faji i Prokurorise se i Gjykates.. Pse jo Prokuroria apo se ajo sjep vendim.. A ka logjike qe nje njeri qe vetem se fundmi bleu nje ndertese ne mes te Tiranes 6 milion euro te shkoje te vrase vete kur vrases me pagese gjen qe nga 5000 euro pazari????Qe ketu filloi gabimi me dashje i Policise Gjyqesore e i Prokurorise .Prandaj mos ja leme vetem Gjykates dobicin ne dere …..

    1. Flamur says:

      Faktet e tua mund te tregojne te kunderten. Pikerisht sepse bleu nje ndertese 5 milion euro mund te kete menduar qe eshte e pamundur ta akuzojne si vrases sepse ne logjiken e shtrember te njerzve kush do te vrase dike paguan para. Por, pagesa e dikujt tjeter mund te jete problematike sepse mund te zbulohen lidhjet me personin qe porositet per vrasjen, ose ai mund te pendohet e te behet deshmitar kundra porsitesit. E kaluara e tij e dhuneshme e ben te besueshem faktin qe mund te kete shkuar vete per ta vrare ndoshta dhe nga inati apo per ti treguar kundershtareve qe eshte akoma i forte. Krijimi i alibive me telefonin ne makine e me shkuarjen ne Greqi ne mes te nates pa asnje arsye te besueshme e ben me te mundur qe ta kete bere vrasjen.

    2. Pilo Lala says:

      Komisar Lamaj e ka kapur dashin nga briret.
      Kerkesa qe ai i ka bere Inteprol, e ka vene Kulishin para dy opsioneve:
      1. Ti jepte informacionin Komisar Lamajt, te denoheshin vellezerit Frroku.
      2. Te vritej Komisari, dhe cdo leter zhduket nga Drejtoria e Kulishit.

      U pa me e arsyeshme qe te perdorej varianti dyte, te vritej Komisari.

  2. dauti says:

    brockulla.te shohesh e studiosh prova te pakundershtueshme dhe eshte e veshtire te kriosh bindjen e brendshme dhe te pakontestuar nga askush.jo me kur provat interferojne me njera tjetren dhe gjykata eshte nen presion qe zgjidhja behet me e veshtire.per me teper medja duke u mare me dhenje te opinjoneve te fajesis ose pafajesis pa dhene vendimin gjykata e ka cenuar rende zgjidhjen objektive,ka vene ne presion gjykaten dhe prokurorine duke demtuar ceshtjen.se disa duan qe ai zoteria te denohej ca me qe dyshohet.por e verteta eshte se ai o eshte i fajshem dhe meriton burg o eshte i pafajshem dhe lirohet,rruge te mesme nuk ka duam apo s,duam

  3. Billy says:

    Pas risise dicka duhet te dale. Kur rezultati eshte zero me xhufke, pasi askush nuk i behet vone cfare diskuton publiku, pasi:Risia risi, por parja te vej e te vij.
    Gjyqtaret jane te kenaqur me pjesen qe u eshte premtuar.

  4. Tironsi pi Dibre says:

    I thoni ketij nipit te Hysniut qe te shplodhet pak se u be telef duke shkrujt analiza.

  5. vlora1912 says:

    Me qafsh orti qe ke shkruajtur kte artikull, skam gje me shkrimin se as e lexova fare. Po kur do na shkruash ndonje histori nga ato te gjyshit tende, se mesa kam degjuar ke vuajtur shume si familje ne kohen e Partise se Punes.

  6. MONDI says:

    Shum dakord me komentin e Dauti .Ka shum drite hije ky proces dhe prap e perseris qe procesi para se shkon ne Gjykate kalohet nga Policia Gjyqesore e Prokuroria ,Ato kan per detyre te krijojne e prova sa me te pakundeshtueshme / Me keto prova qe u paraqiten nuk besoj se do kishte gjyqtar qe do jepte fajesi .Personalisht mendoj qe Frroku ka gisht po eshte mendim personal se se provoj dot me keto prova qe ka paraqitur Prokuroria

  7. dario says:

    Gjykatesit jane specialiste te ligjit. Nuk kam asnje dyshim keta gjukate jane me te ndershmit qe kemi pare. Pse ? Sepse jane perballur me fakte jo me akuza politike.
    1- Pse deshmitari nuk shkoi ne polici per te deponuar por ne shtepine e gardistit ose shkuan eproret e policise ne shtepine e tij? E dyshmte sepse keta epror kishin me shume mik A. Frrokun se komisarin Lamaj , ka shume fakte per keto. A. Frroku i hyri politikes lind pyetje : ashte kjo ne kundershtim me eproret ? Pra nje pale e trete.
    2-Telefonat e A.Frrokut ne se ishin diku tjeter si arriten ne xhepin e A. Frrokut ne Greqi ?
    3- Sa kilometra eshte rruga e vjeter per ne Elasan? Sa kilometra eshte rruga ere ? Sa kilometra eshte rruga deri aty ku u arrestua ? A ka kilometrazh makina e Frrokut ? Kur u funizua per here te fundit me karburat dhe sa harxhon per 100 kilometra ? Ku u gjet makina e djegur ne cilin drejtim ishte dhe sa minuta duhej per te hyre ne atustrade ne drejtim te Elbasanit?
    4- Sa persona kryen krimin ? Pse eshte arrestuar vetem njeri? Deshmitari ne trotuar arriti te shohe ate qe ishte ne timon dhe jo ata qe ishin ne anen e trotuarit ku ishte deshmitari apsurde -prandaj them eshte nje pale e trete qe me nje gur do te vrase dy zogj.
    e tjere etjere….
    Nuk me vjen keq per A. Frrokun ,
    por me vjen keq per drejtesine qe eshte ne shenjester te pales…….

  8. Albanistanat says:

    Albanistanat sado qe jane te trashe , kete vrasje e pranojne qe Frroku
    eshte dora vete .(me porosi ,pa porosi nuk ka rendesi ) Frooku ne burg te perjeteshem ,ndryshe Qeveria e Rames do te perfundoje ne disheze.

    1. Tani says:

      Çfar lidhje ka qeveria e Rames me kete ngjarje? Apo si ato lidhjet e Sales, Lulit apo Enkeled Alibeajt.

  9. Shqiptar says:

    Media me disa analiste te mbaruar qe per lek ktheheh nga fryn era po kerkon te dale pushtet mbi pushtetet.e kam thene dh ne komente te tjera faji eshte i prokurorise dhe jo i gjykates.prokuroria eshte e lidhur me krimin pasi jo me kot i con kriminelet para gjykates me dosje jo te plota.krimineli del i pafajshem dhe nuk mund ta akuzosh per se dyti per te njejten ceshtje.

  10. TNT says:

    Pyetjet e mia per prokuroret e kesaj ceshtje jane;
    1- Kush eshte A.Frroku. Ka pasur nje te kaluar me probleme apo ka qene nje ëngjell ?Ku dhe si arriti te behet millioner?! Kush jane miqte e tij me te afert( telefonatat qe ka bere dhe marre cdo dite) ,dhe ku ndodheshin ata diten dhe oren e krimit? A ekziston nje kamer e vetme ne te gjithe rrugen qe Ai pretendon se ka bere para dhe mbas krimit?
    2- Ka pasur viktima kercenime per jeten nga persona te tjere? Ka pasur probleme me eproret? Me ke dhe pse…
    3- Kush jane personal qe kane bere kqyerjen e vend ngjarjes, si edhe te makines vjedhur. Kane ata lidhje me te akuzuarin? Ne rast se metodat e perdorura per mbledhjen dhe verifikimin e provave nuk kane dhene rezultat per arsye edhe te teknologjise qe disponojne, kane kerkuar ata ndihme nga laboratore te sofistikuar jashte vendit?
    4-Per sa kohe nuk ju behet test psikollogjik per vertetesin e deshmise nga Frroku, ne te gjithe seancat gjyqesore qe jane zhvilluar, kane parë keta gjyqtare ne fytyren e te akuzuarit shprehje te nje keqardhje per viktimen? Komtradikta ne menyren e te folurit dhe rrefimit te ngjarjes? Ka shprehur ndonjehere te vetme gjate gjykimit keqardhjen per familjen e viktimes….

  11. duart says:

    Jam ne nje mendje qe ti behet gjyq gjyqtareve por kam nje propozim kush e kujton me duar te pastra gjyqtar?bandit?politikan?duhen …….

  12. Lull says:

    Nuk bej kent per derisa koliqet jane Dora vet vicidoli

  13. Lull says:

    Vrasje mbetur ne tentative 21 vjet
    Vrasje me dashje 11 vjet
    “Albalistan”

  14. Gora says:

    Te ishte frroku njeri pa lek te shifshe se sa do ish denuar, ose do kish perfunduar, si kareli ne greqi te me fali I ndjeri qe permend emrin se ai ishte viktim shteterore.

  15. RRADIKAL says:

    E KAM THENE EDHE HERE TE TJERA…..KUR TE HIKI MAFIA NGA PALERMO E NAPOLI,ATEHERE HIKEN EDHE NGA SHQIPERIA……A TY KA NEVOJE PER DIKTATURE TE BUTE.NUK KA RRUGE TJETER.

  16. Lefteri says:

    Gjykata te korruptuara, matrapaze dhe xhepambushes per cdo proces qe bejne. fakiri mbetet ne burg nese nuk paguan gjyqtarin, pale avokatet seksere te neveritshem.

  17. Arber Iliri says:

    Mos abuzoni me bindjen e brendshme.Ne kuptim te drejtesise do te thote se nje gjyqtar me inteligjence normale, me pergatitje profesionale mesatare, mbi bazen e provave te sjella krijon bindjen e brendshme, pra zakonisht thuhet se per nje ceshtje gjyqesore pothuaj te gjithe gjyqtaret vendosin njesoj.Ne rastin konkret , provat, analiza dhe profesionalizmi bien komplet ne kundershtim me bindjen e brendeshme dhe vendimin e ketyre palo gjyqtareve.Bindja e ime e brendshme me thote se avokati shkerdhate Gjokutaj ka blere ose te gjithe gjyqtaret me shuma te medha ose shumicen e tyre (3).rruge tjeter nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje