Rama: Pas operacionit për energjinë, aksion i ashpër kundër atyre që shesin naftë jashtë standardeve

8 Prill 2015, 13:52Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një aksion të ashpër për kontrollimin e tregut të karburantëve.

Rama tha se kushdo që shet në treg naftë jashtë standardeve do të përballet me ligjin.

Dua të bëj një paralajmërim për një tjetër operacion që do të nisë në ditët në vijim. Siç nisëm operacionin për energjinë, siç nisëm edhe operacionin për të frenuar rrënimin e pronës së përbashkët, ashtu do të risimin edhe një tjetër. Kush i shet shqiptarëve naftë që nuk përmbush standardet ka pak javë kohë për tu kthyer njëherë e përgjithmonë brenda kornizës së parashikuar nga ligji. Operacioni anti-krim në sektorin e naftës do të jetë frontal do të shtrihet nga pikat hyrëse në dogana tek çdo pikë nxjerrje e përpunimit të naftës deri tek çdo pikë shitje në territorin e Shqipërisë. Ky operacion nuk do tolerojë askënd. E di mirë se çfarë fuqie kanë ata që janë në këtë sektor, por jo vetëm që nuk na dridhet qerpiku që ti kemi përballë, përkundrazi do tu rrimë përballë dhe do ti zmbrapsim të gjithë brenda kornizës së ligjit”, tha Rama.

Kryeministri tha se ky aksion do të nisë me të njëjtën forcë si ai për lidhjet e paligjshme dhe vjedhjes së energjisë elektrike.

“Shqipëria është e pasur në burime hidrike dhe sot jemi në fazën ku duhet të dalim nga një gropë e madhe në vend se të ishim në fazën për të krijuar pasuri. Duke folur për naftën mund të them se këto 18 muaj na kanë mjaftuar për të bërë një analizë të qartë të një sistemi të korruptuar dhe një sistemi zhvatësish dhe grabitësish që shtrihet në të gjithë zinxhirin për të përfunduar tek grabitësit u shesin qytetarëve dhe ajo që fusin shqiptarët në makinë nuk është ajo që paguajnë. Kemi disa muaj që kemi përgatitur strategjinë. Në javët në vijim do të vijojmë operacionin njësoj siç kemi bërë me energjinë. Nuk kemi asgjë kundër biznesit që bën para”, tha Rama.

Këtë aksion të ri Rama e prezantoi gjatë konferencës së organizuar për bilancin e OSHEE-së, ku tha se në pak kohë është arritur një pajme krejtësisht e transformimit të situatës së këtij sektori./j.h

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Rama: Pas operacionit për energjinë, aksion i ashpër kundër atyre që shesin naftë jashtë standardeve”

  1. Nje shqiptar says:

    Te shpresojme se Rilindja do te jete e zonja te ruaje shendetin e njerezve dhe te femijve tane nga gazrat helmues qe qelbin Tiranen nga karburantet e ndyre, te perzier apo te holluar me lende kimike etj. Po nga vijne keta karburante? Si hyjne ne Shqiperi? Kush i kontrollon?

    1. Hysni Dajaku says:

      Me pak fjale ,keta shoket e karburanteve paskan bere pall keto dy vite Rilindje!!
      Sikur nuk shkon kjo puna e drejtimit te shtetit me fushata e me operacione,
      Menyra e konceptimit dhe drejtimit te shtetit ne drejtim te tille eshte totalisht e papranushme,pasi normale te lind pyetja,cfare kan bere ata qe merren me kete pune ne keto dy vite??I ka penguar njeri???po prisnin “urdherin”per “sulem”nga komandanti I pergjithshem??po prisnin te mbaronte telenovela me shperndarjen e tapive.
      Ne nje qeverri qe ka mandat 4 vjecar, dashka dy vjet per ti dhen drejtim cdo sektori qe nuk qenka ne binar???po keta dashkan te rrine 30 vjet ne pushtet qe te rregullojne gjerat
      Po Kryeminstri sikur u kerkonte plan pune Ministrave kur filluan nga detyra apo kan qene per spektakel??
      Kryeminstri vuan nga deliri madheshtise edhe per punet e vogla,nje Kryeminister qe ka dy vjet qe shperndan tapi sa here qe ndodh nje mysybet apo ngjarje e rende I duhen fushata, spektakle dhe operacione
      per ti terhequr vemendjen publikut qe me then te drejten sa mbaron se shikuari telenovelat Turke kalon tek telenovelat me Kryeministrin.

  2. Qari says:

    Respekte plako
    E ke hallall voten

  3. joel matjani says:

    Disa nga gazrat helmues jane edhe kambanat e kishes e kengetari arab i xhamise.

  4. Tironsi pi Dibre says:

    Po deri tani perse nuk jeni marre me naften o kryeminister ?

    Ca u be me ate shtepine me gjethe mor burr se na bone marak na bone?
    Ja dhe fondet Agron Tufes apo akoma?

  5. Sapa says:

    A mos valle kjo qeveri ben pune sezonale?ku ishe deri tani?pastaj ske nevoje ti paralajmerosh ata qe bejne shkelje?

  6. Rreqebulli says:

    HAHAHA perseri “Aksion”? Po pse more kryeminister i paafte qe s’te vlejne 2 pare trute, pse me aksion zgjidhet ceshtja e naftes? Qe te dalesh te vesh 10-15 gjoba verdalle e pastaj te marrin bakshish inspektoret e LSI-se?

    Po aty more truthare e kishe ish drejtorin e inspektoriatit qendror teknik Adrian Cela qe sot e ke vene drejtor te OSHEE qe vetem merrte para nga tregetaret per te shitur edhe mut ne vend te naftes. Po je kryeminister more idiot. Eshte e drejta e qytetareve te atij vendi qe te konsumojne nafte te paster dhe qe njerezit e atij vendi perfshire edhe femijet e tu more idiot te thithin ajer te paster e te mos thithin squfur me mushkerite bloze, dhe ti na e shet si aksion te madh.
    Po cfare aksioni more i paafte. Nje standart qe e mban tere bota perfshire edhe afriken, ti na e shet per aksion.
    Po rrasi brenda e hiqu licensat krimineleve qe shesin helme, ky eshte aksioni, dhe vendos njerez me integritet dhe te pakorruptuar e jo idiotet dhe injorantet qe i shet per rilindas majtas e djathtas.
    Njerezit ne ate vend te votuan ti rritesh standartin e te jetojne si njerez normale e jo te degjojne dokrrat e tua. per dokkrat kishin berishen dhe nard ndoken. Ul koken e puno more kryeminieter hajvan.

  7. fisheku says:

    kryeministri paraqet nje fushate te re qe ju intereson gjithe shqiptareve ju thoni pse se ka bere deri tani. e pyesni veten se pse eshte bere keshtu dhe kush e lejoj deri ketu, dhe tjetra ne kete vend ka aq shume vrima per te mbyllur sa nuk behet pasi salicorapja me votat e DEMOKRATEVE e bene vendin katrahure. edhe dicka kush kupton pak nga politika se si ajo ne biznesin mbeshtetet duhet te behen gjerat me rregull. ata qe kane gje kunder ketyre reformave ose nuk ja kane idene ose jane vete ata qe ju preken interesat. populli shqiptar nuk ka me nevoje per xhaxhi enverin dhe xhaxho saliun. kush i do le ti votoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje