Mediu: Dako po influencon që Duka të mos jetë kandidat në Durrës. Nëse Duka rezulton kandidaturë fituese, atëherë garojmë të vetëm

8 Prill 2015, 22:55Politika TEMA

 

I ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare me temë ‘aleancat e të djathtëve, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, akuzoi kryetarin e Bashkisë Durrës, njëherësh edhe kandidat për këtë bashki në zgjedhjet e ardhshme në këtë qytet se po influencon në mënyrë korruptive që të mos jetë zoti Duka kandidat i së djathtës për Bashkinë e Durrësit.

Ai gjthashtu ka thënë se PR është në negociatë me PD për këto zgjedhje dhe konkretisht për rastin e Durrësit, nëse zoti Duka sipas sondazheve rezulton kandidaturë fituese, atëherë është absurde që të mos kandidojë i vetëm.

Ne kemi qenë 24 vjet në koalicion me PD dhe jemi në koalicion me Partinë Demokratike. Ne nuk kemi kushtëzuar Partinë Demokratike. Ne kemi kërkuar që negociatat të zhvillohen siç janë zhvilluar në gjithë këto vite, në bazë të disa parimeve që funksionon një koalicion. E para është transparenca në vendimmarrje. Pra, nëse do të kemi kandidatë të përbashkët, ne duhet të gjykojmë se kush janë këta kandidatë të përbashkët. E dyta është kolegjialiteti sepse kërkohet një vendimmarrje e përbashkët, sepse kandidati për kryetar bashkie ka nevojë jo vetëm për mbështetjen e partive politike, por dhe të të gjithë armatës shumë të madhe të këshilltarëve që do të bëhen pjesë e një angazhimi konkret, përndryshe do të kemi defiçenca që janë vënë re dhe në Tiranë, në Durrës dhe në vende të tjera, që shpesh ka një mospërputhje të votës së këshillit bashkiak me votën maxhoritare që gjithmonë ka anuar në dëm të së djathtës dhe kjo ka qenë një kërkesë tjetër e jona. Padyshim edhe proporcionaliteti, por proporcionalitetin nuk e kemi parë se sa zona do të marrë PR sepse nuk e kemi gjykuar asnjëherë të rëndësishme që ne të themi se duam këtë zonë apo atë zonë. Nuk e kemi parë si ndarje zonash. E kemi parë si angazhim të përbashkët për të gjetur kandidatët më të mirë fitues nga gjykimi ynë i përbashkët apo tesimet që mund të zhvillohen dhe t’i mbështesim. Ne kemi dashur të diskutojmë se kush janë kandidaturat fituese. Ky ka qenë qëllimi. Përveç kësaj kemi një element të shtuar kësaj radhe. Elementi i shtuar është zoti Duka që është bërë dhe objekti i debatit dhe diskutimit dhe duket që marrëdhëniet tona çalijnë pikërisht në këtë pikë

Për më shumë se 1 vit, zotit Duka i është kërkuar që të garojë për bashkinë e Durrësit nga strukturat e PD në Durrës, mbështetës të PD në Durrës dhe pastaj nga zoti Basha. Më skeptik ka qenë zoti Duka dhe unë. Ideja ka qenë se si të punojmë për të fituar Durrësin. Zoti Duka në Durrës ka një potencial dhe elektoral dhe njerëzor shumë të konsiderueshëm për sa i përket mundësisë së fitores të së djathtës. Duke qenë se jemi sëbashku të gjithë, unë nuk mendoj se ka rëndësi a është i PD apo i PR. E rëndësishme është që ne të shikojmë si të fitojmë. Në këtë pikëpamje kemi bërë disa sondazhe, jo vetëm Partia Republikane por edhe Partia Demokratike. Sipas këtyre sondazheve, i është thënë zotit Duka që të vazhdojë të ndërtojë strukturat për të filluar fushatën elektorale. Pra ka qenë një vendim. Në momentin që jemi tani, ajo që ka kërkuar zoti Duka, që kemi thënë edhe ne politikisht, është kush është problemi për moskandidimin e zotit Duka sepse në gjykimin tonë, nëse nuk do të kandidojë, duke që Bashkia do të shkojë majtas. Durrësi ka një historik të tillë, ku për fatin e keq, kandidaturat imponohen nga diskutimet për të nxjerrë kandidatin më të dobët dhe të influencuara sidomos nga pala kundërshtare. Pala kundërshtare nuk është e interesuar të ketë një kundërshtar të fortë për të humbur bashkinë dhe në këtë rrethanë përpiqet që të ndikojë në mënyra të ndryshme manipulative apo korruptive dhe të ketë një kandidat sa më të dobët.

Unë kam një njohje prej kohësh të situatës në Durrës se jam marrë me të dhe që kandidati i Bashkisë së Durrësit po bën të gjitha tratativat që të mos jetë zoti Duka kandidat, këtë besoj nuk e di vetëm unë por e dinë një pjesë e mirë e strukturave të PD në Durrës dhe në Tiranë.

Në këtë pikëpamje, ajo që kemi kërkuar ne është të qartësojmë njëherë e mirë këtë pozicion dhe pas qartësimit të këtij pozicioni, padyshim që kemi në dorë dhe vendimin tonë në lidhje me kandidimin e zotit Duka por edhe mundësinë për të fituar. Ne duam që të fitohet bashkia nga e djathta me ose pa zotin Duka. Por nëse zoti Duka është kandidat fitues, unë mendoj që është absurde që të mos kandidojë i vetëm“, tha Mediu.

12 komente në “Mediu: Dako po influencon që Duka të mos jetë kandidat në Durrës. Nëse Duka rezulton kandidaturë fituese, atëherë garojmë të vetëm”

  1. Fjeraku says:

    O pedafil Fatmiri ti dhe Duka bendin e keni burg…..

    1. kriminel says:

      o Medi…
      nuk vajte te punosh ne cpim nafte dhe u bere krietar partie…

      kush ngordhi dhe I zure vendin. nuk te pjerdh me njeri ty o urith…
      si vetem si me shoke I mut me vota ke per te marr o fshatar.

    2. ganiu says:

      une habitem sesi njerez me precendete penale si fatmir mediu qe ne nje vend normal jo qe nuk do te ishte ne politike por do te ishte ne burg per te gjithe jeten vazhdon ende te beje protagonistin … eh more popull popull shqiptar kur do ta kuptoni njehere keta plehra dhe kriminele si berisha mediu basha meta nano bode imami topalli and co t’i zhdukni njehere e mire nga politika??????

  2. Hajdari says:

    O Fatmir vrasesi!
    Shko dhe jep llogari ne gjykate ne radhe te pare per viktimat e Gerdecit dhe
    pastaj merru me kandidatet per zgjedhjet lokale.Nje sugjerim per Agron Duken:
    Duka i krimit te dikurshem nuk ka vend per kryetar bashkie ne Durres.

  3. kely j. andress says:

    Kur Rama e vendosi Duken te gjashtin ne Berat, dhe Duka kaloi me PR, te gjithe thane qe e hengri Duka dhe se nuk do te fitonte. Por ja qe fitoi. Edhe Rama vete u habit, se nuk mendonte qe Duka te kishte elektorat te tijin, por u gabua. Edhe kete here Duka do te fitoje, megjithese me veshtiresi per dy aresye :
    – e para se Dako eshte teper I konsumuar
    – e dyta se kushdo te jete kandidati I PD nuk mund te fitoje sepse qytetaret e Durresit jane akoma alergjike ndaj saj. Pra Duka do te fitoje jo se eshte me I zoti se te tjeret, por se nuk ka kundershtare te denje.

  4. Merita says:

    Fatkeq Mediu

    Vrases gjakftohte
    Te eshte vrare perjetesisht gjumi
    28 jete njerezish te pafajshem kerkojne shpagim,
    300 jete te tjera te gjymtuara presin drejtesine
    Me mijera shtepi te rrenuara si ne Hiroshima
    Ke ndertuar lumturine tende e te familjes me gjakun e kockat e femijeve fatkeqe qe mezi siguronin nje krodhe buke ne fabriken e vdekjes….

    Mediu kerkon e kerkon perseri, vazhdon ta shtoje zullumin,nuk ndalet.
    Por fantazmat e te pafajshmeve na shfaqen cdo nate, sa here qe ky faqezi kerkon te na shese leksione demokracie ne ekrane televizoresh.
    Cuditerisht paska ne kete bote njerez qe pranojne te ulen e te diskutojne me kete monster….

    Lulzim Basha do lartesohej shume po ta sikterisi kete vemie qe kuterbon prej 24 vjetesh ne politiken shqiptare.

  5. Tomori says:

    Akoma sesht mare ne hetim simbas shembullit te krohacise Mediu, qe se bashku me xenin e Berishes vrane ne Gerdec sepse shkelen ligjet dhe rregulloret ushtarake ku per pasoje u vrane 26 qytetare dhe u plagosen 300 te tjere, vec demeve materjale qe i kaluan disa mijra milion dollare. Familjaret kerkojne drejtesi, bile jane drejtuar Strasburgut, se drejtesia shqiptare spo vepron.Ndersa Mediu ben moral.

  6. shqip hesapi says:

    Nuk kam asgje me Duken,por Mediu nuk ka moral,nuk sy e faqe,nuk ka nder e familje qe del ne fushate.Ai eshte vrasesi i 26 veteve te pafajshem,ai eshte burgosur perjetesisht,ai duhet te flase vetem ne burg.

  7. liri says:

    CAMI meidiu a i njihni camet o njerez?ky eshte jo cam i mire ky kurre ska qen politikan dhe sdo jete dhe kulmi eshte ka ber korrupsion.

  8. PD-ist i zhgenjyer says:

    Mediu nuk mund te beje presion PD-s sepse nuk mund te kaloje nga Rambo, Rambo mezi po pret ta fundose Mediun. Nuk duhet te shpallesh kanditaturen dhe pastaj ta diskutosh, por diskuto se kush pastaj vendos unanimisht. PD e ka ndare mendjen per te qendruar ne opozite dhe nuk ka nder mend ti nenshtrohet asnje lloj presioni. Nqs doni pushtet shkoni ke Rama se ju jep pushet per ti fshire kepucet, se Rama eshte njeri i beses..

  9. Delet says:

    Mediu s’mund te beje presion ndaj PD por as shkelzeni s’mund te “ndikohet” nga gjushi per te nxjerre nje derdimen si kandidat!

  10. leka says:

    Shume po trumpeton Mediu. Duken , por nje gje ta kesh te qarte ti , qe kandidimi i Gon Dukes si anetar i PR tende, eshte ne disfavor te tij. Rama me Dakon beri zgjidhjen me te keqe , duke futur te majten ne disfate te pa diskutueshme duke qene nje figure e konsumuar dhe perfaqesuesi me i daluar i betonizimit te qytetit. Mediu ka 23 vjet qe vegjeton thjesht si ushtar i PD dhe jo si kryetar partie dhe per keter aresye Duka kishte shance me te medha po te votonte si I pamvarur. Gafa e Rames me Duken i kushtoi shume ne zgjedhjet e 23 Qershorit , megjithate me Dakon cdo kandidat t djathte do fitoj ,jo si merite e spektrit te djathte , se sa i antipatise se durrsakeve per Dakon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje