Oketa: FRD është për një politikë më bashkëpunuese. Nuk shohim asnjë parti si armike, me PS-në bashkëpunim në disa çështje

8 Prill 2015, 21:09Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa deklaroi sot në një intervistë  se marrëveshja me Partinë Socialiste ka të bëjë me gjetjen e një fryme bashkëpunimi sa i takon ndërtimit të institucioneve shtetformuese, por dhe si një marrëveshje ku në qendër do të jetë bashkëpunimi për qytetarët dhe zhvillimin e qyteteve. Oketa theksoi se, takimi me kryeministrin Rama shërbeu si një takim ku dolën pikat e përbashkët dhe tentua të gjendej një frymë bashkëpunimi sa i takon institucioneve shtetformuese.

Sipas tij, qëllimi i FRD nuk ka të bëjë me domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në qeveri. “Qëllimi ynë është ndërtimi i një infrastrukture që shkon në përputhje me pritshmërinë e qytetarëve, korrigjimi i gabimeve kushtetuese”, tha ai duke theksuar se “u tentuan dhe u jetësuan disa pika kontakti që kanë të bëjnë me shtet-formimin”.

Kur thua që palët janë për të formuar shtetin, si ato parti që e deklarojnë dhe ato që nuk e deklarojnë kuptohet që në radhë të parë synohet një Kushtetutë që të respektojë parimin e barazisë”, tha Oketa.

Oketa u shpreh se FRD ka përshëndetur disa nga reformat apo aksionet e kësaj qeverie. “Kemi përshëndetur aksionin e Lazaratit, aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, siç dhe kemi përshëndetur reformën territoriale”, tha Oketa. Sekretari i Përgjithshëm i FRD tha se, dy arsye që e motivojnë FRD për një bashkëpunim.

Fillimisht është një nga rekomandimet e vazhdueshme të BE për një politikë që duhet të ketë më tepër frymë bashkëpunuese. Jemi për dialog konsesual edhe me ata që kanë programe të ndryshme nga ne. Nuk shohim asnjë forcë si armik tonin dhe ndajmë disa parime që kanë të bëjnë me programin. Së dyti, faktori shqiptar në rajon dhe Shqipëria është vlerësuar si faktor stabiliteti, ky qe dhe shkaku që Shqipëria u antarësua në NATO . Por si mund të jetë politika shqiptare udhërrëfyese për politikën rajonale, kur ato kacafyten këtu në Shqipëri”, tha Oketa.

9 komente në “Oketa: FRD është për një politikë më bashkëpunuese. Nuk shohim asnjë parti si armike, me PS-në bashkëpunim në disa çështje”

  1. Tironsi pi Dibre says:

    O te djathte te se majtes. ?

  2. detari says:

    shembull i qytetarise durrsake.rama ta integroje si zv-kryeminister .

  3. Flamur_Vlore says:

    TE GJITHE TE PUNOJME SEBASHKU SI SHQIPETAR EUROPIAN ME NJE INTERES TE PERBASHKET UE!

  4. Z/Kallami says:

    Bravo FRD.
    Taktikat e cdo partie jane programet qe sejcila parti ideon per ta cuar vendin drejt zhvillimit.Pikat e perbashketa ndermjet dy partive te kunderta ne program jane strategjia kombetare qe bashkon keto dy parti.Keto pika takimit te perbashketa duhen vleresuar pika strategjike per gjithe spektrin e partive politike nese duan te perparoje vendi.
    PD asht parti me program per te sulmuar cdo parti qe nuk ben sic thote Berishe&Basha.Pikat strategjike te PD-ke kane korrupsionin,krimin,shpifjen pika qe nuk i kane partite te jera.Te cilat parti i luftojne kete lloj strategjie alla demokratike Bashe-berishiane.

  5. demi says:

    Njeri i ekuilibruar dhe me vizion, por pa lek e i pa koruptuar , qe ne shqiperi me keto vese nuk ha dot buke ne politiken e cakejve dhe sorave.

  6. kushtrimi says:

    keta jane partia e vertete demokratike dhe jo grup mafioz berishian.
    per interesa vendi nuk shikohet ngjyra partiake.

  7. shaban says:

    Atehere ne rast se per interesat e vendit nuk shikohen ngjyrat e partise per cfar na duhen ne gjithe keto parti [me duket se ne shqiptaret kudo qe jemi kemi me shume parti sa gjithe EUROPA bashke] por mund te rrinim vetem me ppsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje