Pak ditë më parë, Andi Bushati botoi në faqen e vet një shkrim për Artur Zhejin, duke thënë se ai është gjithmonë me pushtetin dhe Ilir Metën.
Bushati i referohej një shkrimi të Zhejit, i cili thoshte se gjithë çështja e ngritur kundër Metës së fundmi, rezultoi një farsë
Artur Zheji i është përgjigjur sot me një shkrim të gjatë, ku fillimisht thotë se Bushati dhe faqja e tij online e kanë sulmuar atë edhe për gjëra personale.
“Në radhë të parë koleg, unë i nënshkruaj hapur të gjitha shkrimet dhe opinionet e mia. Nuk godas askënd mbas shpine dhe Zot na ruaj, nuk marr askënd nëpër gojë, për jetën e vet personale. Nuk merrem as me gotat ku pinë ujë kolegët dhe as për pjatat e tyre të supës apo të sushit të rafinuar. As për udhëtimet e tyre vip, që nuk ua mban xhepi.
Por merrem koleg me idetë. Unë ndaj me korrektësi idenë nga personi dhe merrem e gjykoj shfaqjen e saj, politike apo reflektive.
Mirëpo, shpesh në faqen tënde on line koleg, dalin jo rrallë shkrime, ngacmime apo opinione, që nënshkruhen thjesht me siglën e faqes, si të ishin letra anonime.
Madje, më bëri përshtypje vjet në shtator që, edhe ngushëllimet për humbjen e nënës sime, që nuk i mora asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ty koleg, i lexova të deformuara dhe si thashethem te “faqja jote on line”. Ku aludohej se komenti i Edi Ramës për nënën time, Besa Imami, ishte simbas “Faqes”, një lloj sprove afruese që Rama bënte ndaj meje.
E tepërt dhe pa takt, apo jo?
Koleg, Rama në shtëpinë time të dikurshme dhe unë në shtëpinë e tij të dikurshme, ishim si në shtëpinë tonë. Kemi ngrënë e kemi pirë nga duart e nënave tona, sa herë të na deshte qejfi. Edhe Neta edhe Besa, ishin goxha zonja mikpritëse. Kështu që byrekun që mbante mend Edi, sot Kryeministri, ishte thjesht një shije dhe një kujtim i largët, i një rinie të jetuar mirë. Dhe kur burimi i këtyre kujtimeve koleg, largohet përgjithmonë, si edhe u largua Nëna ime, nëse Edi hedh dy radhë në FB, kur edhe mund të kalonte nga shtëpia ku dikur bubronte me tuta gjithë kohës, nuk ke se çfarë zbulon tjetër”, shkruan Zheji.
Më pas ai iu rikthehet akuzave të Bushatit, se ka qenë gjithmonë me pushtetin dhe Metën.
Zheji thotë se kjo nuk është e vërtetë.
“Në zhurmën më të fundit, me plot krisma që nuk shpërthyen, Ilir Meta pësoi një goditje zymtake dhe mirëfilli politike. Sigurisht si politikan që është, kjo është pjesë e jetës së tij, të përzgjedhur nga vetë ai, për të cilën është vetë përgjegjës. Objekt dhe subjekt i saj.
Mirëpo më bëri përshtypje të mirë se pjesa racionale e gazetarisë shqiptare, madje edhe ajo më kritikja, ku ti koleg përfshihesh dhe vetëpërfshihesh me pasion, duke mos gjetur një logjikë të qëndrueshme në mpiksjen e kësaj farse, duke patur si të thuash respekt për inteligjencën e vetvetes, nuk iu bashkua kësaj vazhde dhe kësaj farse, e denjë për filma komercialë të dorës së dytë.
Në shkrimin tim më të fundit, që u bë edhe objekti i zbrazjes së “mllefit apo distancimit tënd parimor”, koleg, isha i përqendruar pikërisht në këtë “rezistencë logjike ndaj të palogjikshmes”. Sepse në këtë vendin tonë të bekuar, që ngjan në të shumtën e rasteve me një Çmendinë, ku të sëmurët janë jashtë dhe të mençurit mbyllen mes katër mureve të vetmisë së tyre, shpesh të pangushëllueshme, kjo rezistencë pra, më pëlqeu pa masë. Dhe mendoj se ishte për t’u përshëndetur.
Përsa i përket çimentimit të deritanishëm të dyshes Rama-Meta, që unë nënvizoja, ky është thjesht një fakt, për të cilin nuk se kam akoma ndonjë opinion nëse është mirë apo keq për ne, por sigurisht është mirë për ata, aleatët dhe keq për ca të tjerë, që janë kundërshtarët e tyre politikë dhe jo vetëm. Kaq pra, asgjë më tepër.
Për sa i përket qëndrimeve të mia të këtyre 15 viteve të fundit, je qëllimisht i pasaktë.
Në vitin 2001, përshembull, kam qenë rreptësisht kundër Ilir Metës kryeministër, në favor të reformës Nano brenda Partisë Socialiste. Deri në vitin 2007, kam qenë fort i lidhur me Opozitën dhe Ramën, në mbështetje të fushatës së këtij të fundit për të rifituar Bashkinë e Tiranës. Kemi denoncuar më pas Gërdecin dhe sidomos reformën për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës dhe Kodit Zgjedhor, e njohur ndryshe si marrëveshja Berisha-Rama. Në vitin 2008.
Kam qenë dhe jam i vendosur kundër revolucioneve në dyert e Kryeministrisë, si në vitin 1998 ashtu edhe në Janar të vitit 2011, pavarësisht pasojave të rënda që ato sjellin me vete në humbjen e jetëve njerëzore, siç edhe ndodhi herën e fundit”, shkruan ai./b.l
ik ore, ke qene edhe kandidat i Lsi, palo gazetar
Artur Zheji eshte ,per fat te keq, i vetmi politolog apo analist mirfilli politik. Gjykimin ndaj Zhejit duhet ta bejme duke ndjekur e degjuar analizat qe ai bën per fenomene te ndryshme te politikes. Pra Zhejin duhet ta vleresojme drejteperdrejt jo nepermjet deklaratave qe japin persona te dyte e te trete. Kush ka logjike e kupton kete, per pjesen tjeter pa tru nuk ja vlen te merresh.
Zheji asht nji “lecaculo”klasik.Ai ja ka fillu me Nanon qe per shume kohe ka qene tapeti i tije,pastaj ka vazhduar me Meten e Saliun e tash se fundi po behet edhe i Rames. Gjithe jeten tapet mbeti.Bile edhe kur te vdesin do ta fusin ne vorr te mbeshtjelle me tapet.
Personalisht, Zhejin e kam vleresuar gjithmon per inteligjencen e tij por jo qendrimet e tij ne poltike,te cilat kan qen te orientuara nga interesi dites. Sigurisht qe eshte nji nga te paktit analist . Sa i takon tipave si Abu, s’e kuptoj perse zheji ul vehten te debatoj me ate plehr mediatike, qe duhet te zhduket nga media. Shqypni hesapi ,aty luluzojn vetem plehrat e pafytyresia
Nje gje eshte e vertete qe Zheji nuk bën pjese ne llojin e gazetareve qe çdo diskutim kafeneje ta ktheje ne lajm,shkrim te tijin. Kjo eshte e verteta sa per z. Bushati eshte personi i cili shpeshhere kur gjykon mbi çeshtjet pozite-opozite behet me PD-ist se vete PD-ja.
Sahanlepires plot finese je Turo. Nuk ke shkuar tek thelbi. Sepse ashtu si te gjithe qe pelqejne alkolin dhe bixhozin i bien siperfaqes me llape, asnjehere nuk kafshojne. Ti u largove me turp prej RTSh dhe po ashtu prej ATSh. Turo ti je Imam jo Zheji.Vazhdo e luaj aktorin ne kete skene te qelbur.
Çfare pritet nga Turi qe degdisi baben e tij rrugve te botes…!!!
@analisti,
Je nje qelbesire !
To Marykand!
He mo, te dogji ë?!
Petro Zhei ishte nje personalitet i jashtzakonshem, ndersa Turi eshte legen.
Turi ka nxierr edhe hosana per Ilir HAJNIN : “Ilir Meta qe i di mire punet e veta”. Turi do bente mire te thurte ndonje poezi per te madhin Petro Zhei dhe jo per nje katundar hajdut e bandit si Ilir Meta. Ne se je Turi d.v. do ta zgjasja me teper e te te diskretitoja me legenlliqet e tua ne lidhje me babain tend Petro Zhei. Ti nuk e meriton te jesh i biri i tij!
WTF!
Zheji dhe Bushati, te dy sahanlepires.Zheji bixhozi dhe Bushat pergjusi.
Zheji eshte analisti, qe ne krahasim me te tjeret eshte me korrekti. Analizat e tij i degjoj me shume interes. Sa per Bushatin, me vjen keq qe e shperdoron inteligjencen e vet.
jo vetem qe eshte gjithmone me pushtetin, por behet gati te hidhet ne anen tjeter, sa here qe anija anohet… me sa duket ka vendosur te mos beje gabimet e intelektualeve te medhenj, qe nuk kane ditur kurre ti kthejne aftesite dhe kapacitetet e tyre profesionale (dhe dijet) e tyre ne para.
nga ana tjeter pse duhet patjeter te jete gjithmone kunder pushtetit? a eshte ky kriter ndershmerie ne cdo rrethane? a nuk eshte kjo nje lloj maniakerie ne te kundert? pra gjithmone negativ me pushtetin edhe kur nuk e percepron si te drejte nje qendrim te tille?
…perfekt per aq sa ishte shkruar .
Je thjesht nje fis qire grua qire qe me opinionet tuaja verboni dhe shurdhoni popullin qe te mos te ngrihet dhe tju qije robt nga ty te parit dhe Rames ,Berishes apo Metes tend te fundit per mua je thjesht nje kurve dhe me nje turi qe ngjason shume me nje pith te parruar .
Zoti Zhej, po drejtor te pergjithshem kush te beri. Me keqardhje, por shkrimet e tua nuk mund ti lexoj me.
Zheji mund te kete dhe sigurisht qe ka shume te meta qe lidhen me se pari me karakterin e tij.
Kurse Bushati eshte pa karakter deri ne neveri.
Andi Bushat, eshte parazit qe mbijeton fale fisit te korruptuar qe lulëzuan ne kohen e Hysni Kaposhit.
Intelekti i Andit, eshte i kufizuar per te mos thene i semure me dementia,apo atention disorder sindrom. Eshte fatkeqësi qe ky budalla “konkurron” ne media per fatet e “popullit”.
Po drejtor te pergjithshem kush te beri o Artur? Posti i ri qe te eshte ofruar te konvenon besoj.
Te zezen e pushtetit e bene te bardhe dhe pushtetit te djeshem te cilit i sherbeu me serviizem te pashoq heji- specie e zvaranikut te peshtire pas pushtetit njeri pa parime dhe principe
Sa mund te krahasohet nata me diten ,aq mund te besh paralelizma me Bushatin dhe Zhejin.Zheji nuk eshte se shkelqen ne ana liza e komente qe ben dhe jo se eshte i pavarur,ka simpatite dhe antipatite dhe ne rastin e Metes edhe here te tjera ka qene ne krahun e tij dhe i ka ofruar mbeshtetje dhe mbrojtje,por argumenton ,ndersa Bushati eshte teper ekstremist dhe nuk argumenton,por thote si them une.Para nje jave shprehte tek Fevziu mendimet e tij per dekriminalizimin ne kuvend dhe mbronte deputetet dhe ish qeveritaret e PD-se me stocizem duke argumentuar se nuk duhej te permendej Gerdeci,rruga e kombit,21 janari dhe te tjera afera te ish pushtetareve ,por duhej te ndaleshin tek ata deputete qe mund te kene marre denime dhe qe i kane shlyer dhe me kushtetute kane te drejte qe te zgjidhen edhe pse moralisht nuk duhet te jene ate foltore,por si mund te heshtesh e te mos kerkosh po me ate force edhe me shume per ata deputete qe kane qene a jane me dosje te hapura,por qe jane mbyllur me procedura e me se shumti jane mbyllur se jane penguar organet e drejtesisew nga politika dhe ne vecanti nga Saliu. E pyes Bushatin:’Kush eshte me i rrezikshem,ai qe e ka kryer nje denim,apo ai qe i eshte fshehur krimit edhe pse ka abuzuar me shifra marramendese si me 230 milion euro te rruges se kombit qe e ka dosjen Luli ,apo per vrasjet e 21 janarit dhe te Gerdecit?”.Prandaj e them me bindje se Bushati eshte me nivel dhe shpirt jo te pastert.Edhe ai eshte i bindur se te mosndeshkuarit per krime te tilla jane disa here me te rrezikshem dhe me te pamoralshem se ata qe kane kryer nje denim ,sic eshte dhe rasti i Ristanit qe eshte denuar me 5 muaj burg,e ka shlyer fajin,por c,t,i besh Saliut,Lulit,Mediut,,Bodes,Imamit e te tjere qe u kane zene dosjet nje pellembe pluhur dhe drejtesia e korruptuar hesht,kur keta mund te denohen me aq shume vite sa dhe po te duan perseri qe te zgjidhen deputet ,s,do te mundin se u duhet qe te pleqerojne pas hekurave,prandaj Bushati jo vetem qe eshte i pabesueshem ,por dhe shpirtzi,i rrezikshem per shoqerine se ndikon negativisht me analizat jo objektive qe ben dhe ne vecanti kohet e fundit qe u del ne mbrojtje krimineleve te deklaruar dhe shton dozen e kritikes per ata qe ende drejtesia s,i ka diskutuar,por eshte duke u marreme ta…Shume nga keta analiste kane dale boje,mjere mediat qe merren ende me keta analiste te konsumuar dhe perfitues shumash te medha per sherbime politike qe bejne per individe te inkriminuar ..
Ne raport me Andi Bushatin, Artur ZHeji eshte sikur te krahasosh malin e Tomorit me SHpiragun. ZHeji esht nje mal si Tomori, ndersa Andi esht shume i vogel para tije.
Zhej eshte djali i perkeledhur i bllokut ku nuk i ka dal akoma endrramakbethiane e shembjes se bllokur si sheqeri ne shi.
Ne repliken medjatike , nga larg , Pelqej Zhein , ndaj Buahatit . Zhei ka kulture , kurajo dhe objktivitet ne gjykim . Mendoj eshte ne tre me te miret ne Shqiperi , per llogjiken politike , me te cilen peshon faktet . I. Foto
Turi ka gen mendjelliu, Andin nuk e di nga i buron gjithe kjo energji negative! Zoti e ruajte budallen.
Nje mall jane te dy. Per Meten ka te drejte Bushati. Meta ndez urrejtje popullore. Merren me500 mije Suely e Bodes ndersa Meta ka vjedhurgjithe vendin. Te denohet e ti konfiskohet pasuria.Do kishte buke populli nese pasunoret me vjedhje tenderá e privatizime te pandershme e te bera per dy leke do te mblidheshin me ligj. Ku igjeten parate e milionat pasunoret rane?
U sulen te punesuarit me meditje.
Nuk jemi as gazetare dhe as analiste dhe nuk kemi mbajt proces-verbal se cfare ka thene njeri apo tjetri. Jemi thjesht ndjekes te emisioneve dhe vecanerisht ne emisione ku jane trajtuar probleme qe kane te bejne me palo-politikanet dhe zullumet, korupsionin dhe paskrupulltsine e tyre, ne nje prej te cileve Zheji dhe Bushati ishin perbelle njeri tjetrit.
Shija: Bushati i binte kokes ndersa Zheji bente avokatin, bythlepiresin dhe zoraxhiun e pushtetit ( ka qene dhe eshte gjuetar pushtetesh).
Mira,
un mendoj se asnji shqiptar s’eshte i interesuar per proces vebal ,poe per verbalizmin e bashkshkaterruseve te shqiperise ,kta analistet bythlepires qe kan mbeshtetur cdo kerm politike ,gje e cila eshte oaguar me jeten e shqiptareve.
Bushati eshte i vetmi gazetar asnjanjes me nje llogjike te shendoshe.