Pushimi i çështjes për policin Meta/ PD: Po rritet pushteti i krimit

9 Prill 2015, 12:16Politika TEMA

Partia Demokratike reagoi lidhur me pushimin e hetimit të çështjes ndaj punonjësit të policisë Roland Meta, i cili ekzekutoi një vrasës me pagesë.

Deputeti demokrat, Flamur Noka, në një prononcim për mediat, tha se pushimi i hetimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për ushtarin e Shullazit rrit pushtetin e krimit në vend.

“Pushimi i hetimeve ndaj oficerit të dërguar nga Saimir Tahiri pranë bandës së Shullazit, për ngjarjen e rëndë të 5 janarit, tregon se deri në çfarë nivelesh alarmante ka arritur pushteti i krimit dhe pandëshkueshmëria e tij.

Ushtari i Shullazit, oficer i forcave speciale, ishte në vendngjarje për të ofruar shërbimet e tij, në funksion të bandës.

Emiliano Shullazit iu ofruan të gjitha lehtësitë nga qeveria, manipulimi i provave të ngjarjes, pritja me ceremoni në polici dhe shoqërimi nën kujdes të vecantë për në banesë, pa u hetuar asnjë minutë për ngjarjen e rëndë të përplajes së përgjakshme të bandave me të vdekur e të plagosur.

Dhënia dhe shtrirja e favoreve dhe lehtësive edhe për ushtarin e bandës së tij, është dysfish e rëndë. Sepse kjo konfirmon edhe një herë vënien e shtetit në shërbim të bandave.

Ky është akti i fundit i mbylljes pa asnjë përgjegjës, pa asnjë autor të luftës së armatosur të bandave në mes të Tiranës që tronditi pa kthim jetën e qytetarëve.

Ky është bashkëpunimi dhe ndarja e pushtetit mes bandave dhe qeverisë.

Bandat përdoren për punët e pisëta, për blerje votash e shantazh ndaj votuesve, për kërcënim dëshmitarësh, për kërcënim të kundërshtarit politik, dhe nga ana tjetër qeveria kthen nderin duke mbyllur çështjet për ta.

Ky është sundimi i krimit në nivelin më tragjik për vendin.

Nuk ka zgjidhje tjetër përveç përmbysjes së këtij regjimi që bashkëqeveris me bandat më të tmerrshme kriminale”, tha Noka./gj.k/

5 komente në “Pushimi i çështjes për policin Meta/ PD: Po rritet pushteti i krimit”

  1. E cna ka gjet... says:

    Dmth Paloqja thote qe Polici beri gabim qe beri Policin… ?

  2. leka says:

    Eshte turp kur mendojme se cfar kllouni na solli Sali efendiu ne krye te Ministrise se Mbrendeshme. Ky njeri i thancin , eshte deputet i PD dhe i caktuar per te nxcjerr brockulla per ate organin qe drejtoi vet , ku polici nuk kishte fare autoritet dhe krimineli bente te fortin me shtetin. Ky moster qe i flet goja para mendjes nuk don drejtesi per nje polic qe veproi kunder nje killeri me pistolet ne dore. Sa per Shullazin ju ishit ne pushtet dhe kur ai i kundervihej opozites ju jo vetem nuk reagonit, por ndoshta dhe e nxisnit si shume te tjere ne kohe fushatash. Drerjtesi do te thote dhe te mos besh padrejtesi mor kastravec qe kurr nuk do berhesh njeri, po do mbetesh nje ushtar robot i SHQUP it.

  3. leo england says:

    Waaaaaa my kooooperativisti i tredhur I te cmendurit…ahaaaa o Mul Loqja u bone me dhon konfereca shtypi???? ti katnar????

  4. Billy says:

    Idjot 24 karatsh. Ai polic ishte dhe kur ishe ti minister o injorant. Polici qelloi kriminelin, kur po vriste tre vete, Noqja thote, polici veproi gabim. Duhej te linte qe ti vriste ata tre vete, sepse ata te tre nuk ishin burra te mire.
    Dhe tani kerkon denimin e policit. Polici do dekoruar sepse veproi mjaft mire o Koqe, Noqe fare tjetri…

  5. nisi says:

    po edhe ky kurva flamur noka e ka pas majt afer kundershtarin e shullazit altin lamaj tashi i ka erdh koha shullazit qe te mbahet nga ministri brendshem kshu jan nda dhe bandat disa me ps disa me pd …. del dhe ky na bo te ndershmin kur ky mbeshteste bashk me agron kulicajn e tjer altin lamajn kunder shullazit ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje