Kuvendi nisi punimet e seancës plenare me diskutimin e një ndryshimi në ligjin ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Në fillim të seancës e mori fjalën kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka, i cili propozoi uljen e TVSH-së për energjinë nga nga 20 në 6 për qind.
“Theksojmë se ulja e normës së TVSH-së nuk ndihmon në rritjen e të ardhurave të kompanive shtetërore. Ky amendament i opozitës është paraqitur që në janar, por u shty për arësye që i di vetëm qeveria. Ky propozim yni është pjesë e ofertës së re që PD ka për qytetarët shqiptarë, të cilët po presin ndryshimin e shpejtë për të shpëtuar nga kjo qeveri”, tha Paloka.
Por për deputetin e PS-së Ervin Koçi, amendamenti i opozitës do të ketë ndikim negativ në të ardhurat në buxhetin e shtetit. Koci e konsideroi si demagogji të opozitës amendamentin e propozuar, ndërsa theksoi se më 21 Qershor shqiptarët do ti japin përgjigjen e duhur me votë asaj.
“Partia Demokratike e kërkon këtë pa treguar se si do të zëvendësohen këto para në buxhetin e shtetit. Ulja e nivelit të tatim vlerës së shtuar do të ketë ndikim negativ sepse këto të ardhura përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave të buxhetit. FMN është shprehur kundër këtij regjimi, duke argumentuar se lënë hapësira për shtrembërime. FMN vlerëson pozitivisht regjimin aktual të TVSH-së” , tha Koçi.
Amendamenti që paraqesin demokratët ka qenë një propozim i socialistëve në kohën kur ishin në opozitë, por kërkesa e tyre u rrëzua nga qeveria Berisha. Në këtë kontekst deputeti Koçi risolli në vëmendje citime të deputetëve të djathtë të cilët në atë kohë kundërshtuan propozimin e opozitës socialiste.
Ai u ndal veçanërisht tek argumentet që ministri i Financave të qeverisë Berisha dha në atë kohë, kur është shprehur se përfituesja kryesore nga ulja e TVSH-së do të ishte opozita dhe jo shtresat në nevojë.
Koçi tha se propozimi që socialistët bënë në vitin 2011, vinte në një kohë kur kryeministri i atëhershëm Sali Berisha deklaronte se Shqipëria ishte e dyta pas Gjermanisë.
“Në kushtet ku ndodhet sektori i energjisë sot, ku me përjashtim të vitit 2010 bilanci i energjisë paraqitet negativ, mendoj se tatimi i TVSh-së duhet të diskutohet në të ardhmen, kur sektori energjetik të jetë kthyer efiçent, në sektor që ndikon rritjen ekonomike të vendit”, tha deputeti socialist Ervin Koçi.
Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon votimin e dy dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, Fuat Vjerdha dhe Markelian Koça.
Po ashtu, seanca do të shqyrtojë dhe ratifikimin e tre marrëveshjeve për financimin e projekteve në furnizimin me ujë të zonave rurale./gj.k/
keta te PD kan mesuar te genjejn mire. cmimi eshte ulur
cmimi ka rene
ku e shikoni cmimin te ngritur? sepse me para paguani dyfish e sot e kemi shume te ulur. flisni realitetin
cmimi i ri i energjis eshte ulur. dhe kjo fal kesaj qeverie, se ju te PD jo vetem e kishit te lart po edhe na vidhnin
Nuk e kuptoj si kane surrat e flasin. Derguan sistemin energjitik ne kolaps e tani kerkojne edhe ulje te TVSH. Turp !