Partia Demokratike duket se po tërhiqet nga qëndrimi i saj për Bashkinë e Durrësit, për të cilin republikanët kanë propozuar kandidaturën e deputetit Agron Duka.
Burime nga PD konfirmojnë për TemA se dy partitë kanë rënë dakort që në qytetin bregdetar të zhvillohet një tjetër sondazh, ku krahas dy emrave të propozuar nga selia blu Ardian Muka dhe Arqile Gorea, të përfshihet edhe emri i Dukës.
Burimet theksojnë se në takimin e zhvilluar mes Mediut dhe Bashës, është rënë dakort se nëse Duka rezulton fitues nga sondazhi, atëherë ai do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e 21 Qershorit për bashkinë e Durrësit.
Në të kundërt, republikanët do të tërhiqen nga kjo bashki dhe do të nënshkruajnë marrëveshjen me demokratët.
Republikanët i kanë propozuar Partisë Demokratike 14 emra kandidatësh për bashki në zgjedhjet e 21 qershorit, por deri tani mësohet se PD i ka dhënë katër bashki,Librazhdin, Ersekën, Tepelenën dhe Beratin, ku dy bashkitë e fundit nuk ishin pjesë e kërkesë fillestare të republikanëve.
Negociatat mes këtyre dy forcave politike pritet të finalizohen brenda kësaj jave për të përcaktuar më pas formulën e prezantimit në koalicion ose jo për procesin zgjedhor.
Ndërkohë, PDK e Nard Ndokës me shumë gjasa do të pranojë bashkinë e Pukës dhe të Vaut të Dejës.
Po ashtu, kërkesa e Partisë Bashkimi Liberal Demokrat për të kandiduar kryetari Arjan Starova në Elbasan, nuk është pranuar, ndërsa demokratët do të kandidojnë Ardian Turkun. /gj.k/
Akoma me hajdutin Arqile keto? Bobobo ky Basha eshte kar fare. Po nje llum qarkullojne keto
Jam shume dakord me “JahresWagen”.
Nuk kam konsiderate per Bashen, por ti bie nen kembe Mehdiut…..as qe me shkonte nder mend! Por nen kembe, me kete rast, i ka rene BERISHA Mehdiut! BRISH SERBI U NENSHTRUA, U GJUNJEZUA! TURP, O PLAK!
Gabim qe u pranua. Po akuzat per Klanin e Zemunit ku do vene? PD ne kete situate fiton e vetme. Ne kete gjendje ekonomike e sociale do kete ndryshime te papritura.
Zhani ka te drejte. PD eshte parti qe gjuan vetem prostitutat politike.
Duke filluar me Sabri Godon, Neritan Ceken, Arben Imamin, Ilir Meten, Nard Ndoken, Agron Duken (ish minister i Nanos)… ka edhe shume te tjere por mjaftojne keto emra per te kuptuar ate qe perfaqeson S. Berisha me stanin e tij.
Te pakten Arqileja nuk ka bere prostituten ndonje here dhe Durresin e ka ruajtur ne kohen e tij me mire nga te gjithe hajdutet e tjere. Edhe A. Muka eshte durrsak i vjeter dhe familje e mire…
Mire e bere.Durrsaket do votojne si votuan elbasanllinjte d.Durim Hushin.