Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe ka paralajmëruar audit ndërkombëtar për kompaninë “Bankers Petroleum”, e cila është përgjegjëse për shpërthimet e puseve të naftës në Patos-Marinzë.
Nga salla e Kuvendit, Braçe u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike duke theksuar se “Bankers” do të japë përgjigje tashmë me letra për shumën prej 1.2 miliardë dollarë investime që ajo ka deklaruar në 11 vite. Sipas Braçes, ndaj “Bankers” nuk është ushtruar kontrolle ndër vite, por tashmë kësaj i ka ardhur fundit.
Për Braçen, Shqipëria nuk ka nevojë për kompani të tilla që siç u shpreh ai gjenden edhe në Afrikë.
“Më bëri shumë përshtypje fjala e një deputeti për një kompani. Ajo reflektoi atë që kemi thënë në opozitë. Nuk ka pasur asnjë kontroll ndaj asaj kompanie. Shuma 1.2 miliardë dollarë investime që raporton ajo kompani për të iu shmangur taksave tani më do ta vërtetojë me fatura. Dhe duhet domosdo që të bëhet audit ndaj kompanisë. Edhe pse është i huaj, gjejmë në Afrikë sa të duash, këtu je në Evropë je në Shqipëri”, theksoi Braçe.
Reagimi i tij erdhi pasi deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi akuzoi se përgjatë 11 viteve “Bankers” ka investuar 1.2 miliardë dollarë, ndërsa shteti ka marrë 500 milionë dollarë mbrapsht.
Duke bërë një krahasim me marrëveshjen me CEZ, Bumçi tha se Kryeministri Rama veproi me dy standarde pasi në këtë rast. Sipas tij shefi i qeverisë e mbylli arbitrazhin në mënyrë jo transparente duke i falur 600 milionë euro.
“Bankers ka investuar 1.2 mld dollarë gjatë 11 viteve dhe shteti ka marrë 500 mln dollarë mbrapsht, kjo sdo të thotë që kompania mos përgjigjet për dëmet, por derisa Kryeministri mban këtë qëndrim në këtë rast, në rastin e CEZ kjo i detyrohej shtetit 600 milionë euro, por Rama nuk shkoi drejt arbitrazhit por mbylli në mënyrë jo transparente fali 600 milionë euro. Cili është interesi i Ramës në rastin e CEZ? Kryeministri iu sul investimit më strategjik. Në 2013 vit zgjedhor kanë ardhur në shqipëri 160 mln euro investime të huaja më shumë se në 2014”, u shpreh Bumçi . /gj.k/
O Zoti Brace,lexoje pak tek gazeta Respublica,po Edi ne 2014 paska bere nje kontrate me te poshter se Saliu,i jepka shume lehtesira Bankers per te mos paguar taksat vendit tone.Ketyre krimineleve qe zhvatin pasurite tona duhen tu vihen prangat dhe te mos kete aspak meshire !Verifikojeni kete kontrate te Edit !Prandaj ri Edi si i dhjere dhe flet gjera te pergjitheshme.
Faleminderit Brace qe e ngre zerin! Duhet te jete prokuroria qe duhet te flase, por ata kane marre nje ves, kane besim tek ju politikanet se i zgjidhni problemet me komisione hetimore, prandaj rrine e bejne sehir. Ata sehir, ne sehir, ju sikur… dhe dollaret fluturojne…. populli mezi ushqehet me rrogen qe u japin.
O zog magjari (se baben s’po ta shaj lol), investimet nuk quhen shpenzime dhe nuk ndikojne per te zbritur te ardhurat me rezultat uljen e taksave te pagueshme. Ngritja nje pusi nafte, fjala vjen, futet tek asetet e kompanise dhe raportohet ne “balance sheet”, jo ne “income statement”.
Shpenzime quhen rrogat, qeraja, karburanti, amortizimi i paisjeve, kamioneve, etj., interesi qe paguhet ne ndonje kredi te perdorur me qellim investimi, energjia, et etj etj. Per keto lypsen fatura, jo per investimet.
Sa i lezetshem ky Bracja , po ti thoj ndonje qe nuk e kane seriozisht me Bankersat keta te qeverise . Jo per gje po hajde duroje prap kete butakun qe te flase mire per Bankersat pastaj !