Replikat/ Berisha-Tahirit: Ti je i droguar dhe ke mbetur në shkollë. (Edhe në vitin 1999 prokurori juaj më akuzoi se do helmoja popullsinë me një shishe pepsi-cola)

9 Prill 2015, 19:26Politika TEMA

Senaca e sotme plenare është shoqëruar me replika mes ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe deputetit Sali Berisha.

Kjo, pasi Tahiri tha se do padisë Bashën, sepse me urdhër të tij më 21 janar ka firmosur për ngritjen e një helikopteri që do të hidhte lëndë helmuese mbi protestuesit

Tahiri: Me atë që ndodhi djali juaj ka qenë i përfshirë, pse nuk i keni bërë thirrje prokurorisë që të hetojë qoftë dhe për djalin tuaj. Nuk kam si t’ju besoj kur një sipërmarrës denoncon vajzën tuaj se e gjobit me 3 milionë euro, me firmen tuaj. Ju firmën tuaj e shitët tek vajza juaj, e cila vinte gjoba. Kam shumë dëshirë të besoj se ju i doni sipërmarrësit e huaj, por se besoj dot, sepse vajza juaj përdorte firmën tuaj për të vendosur gjoba.

Si mundet në këtë botë që babi dhe vajza të bëhen pika ku duhet të kalonte biznesi i huaj për të investuar në Shqipëri.

Kam shumë dëshirë tu besoj për distancën klinike që duhet ë ketë çdo pjestar i kuvendit nga bota e rrugës.

Ne dallojmë shumë, jo vetëm për atë që themi, por edhe për atë që bëjme, dhe këtë e kemi dëshmuar jo vetëm në rastet si medemek fakte të kapjes sonë, por mbi të gjitha atë që keni bërë ju kur keni qënë në krye të detyrës.

Megjithatë unë nuk kam dëshirë të zgjatem në deklarat që qytetarët besoj i kanë të qarta, por doja të çohesha këtu dhe të bëja me dije për një padi që Shërbimi i Brendshëm, pas një inspektimi në Gardën e Shqipërisë, për një dokumentacion të ngjarjes së 21 janarit, ky pasyrohen veprimet e Gardës, u gjet se ka falsifikim dhe urdhëra të kundraligjshme, nga ministri i asaj, kohe, të cilët do të shkojnë para drejtësisë.

Konkretisht nga kqyrja e dokumentacionit, rezulton se në 21 janar 2011, është pasqyruar me shënim një urdhër i dhënë nga Basha, ora 16:28, Komunikoni me gjeneralin dhe të ngrihet helikoperi dhe të hedhë lëndë laklimogjene  mbi protestuesit. Para falsifikimit është kërkuar të hidhen lënë homogjene, në faqen e dytë, po të këtij dokumentacioni, rezulton se urdhërdhënësi, gjenerali, ai që doli me syrin e nxirë, ora 14 e 54, urdhëri asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin para demostruesve, rezulton me sy të lirë se dhe kjo frazë është ndryshuar’ Asnjë lloj zjarri pa dhënë urdhër kudnër demostruesve pa zbatuar ligjin.

Të dy shënimet e cituara, të dokumentuara duket me sy të lirë se ka ndërhyrje dhe korrigjime të dukshme. Po kështu rezulton se ka ndërhyrje dhe falsifikim të urdhërave të shënuar. Në këto shkushte SHKB pranë ministrisë ka depozituar sot kallzimin penal për Lulzim Basha, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, i cili ka dhënë një urdhër haptazi të kundraligjshëm, sepse nuk është në kompetencat  e Ministrit pjesemarrja në operacion dhe përdorimi i lëndëve helmuese mbi protestuesit.

Gjithashtu edhe për gardisitin përgjegjës për dhënien e urdhërave për falsifikim.

Kjo është padia e bërë sot për një ministër, i cili ka dhënë urdhër të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë helmuese.

Shpresoj shumë që të mos përdorë procedurë për t’ju shmangur ligjit.

Frika se do iu dalin të palarat dhe do iu vijë dita për tu gjykuar, është arsyeja që shani disa prokurorë dhe mbroni të tjerë.

Unë e di shumë mirë se Ministri i Punëve të Brendshme në asnjë rrethanë nuk i lejohet të japë urdhëra operacional, siç ka bërë Lulzim Basha.

E imagjinoj se ky mund të ketë qenë urdhëri juaj, por shpresoj kjo të sqarohet nga hetimet, ajo ishte një ngjarje tragjike, por një gje ju siguroj, ky nuk është moment as për tu tallur as për të anashkaluar drejtësinë, shpresoj që Prokurori t’i shkojë deri në fund, sepse për 21 janarin duhet drejtësi.

Mos bëni karagjozin, edhe pse ju kuptoj se zgërdhitjen e keni mënyrë për tu përballur me drejtësinë, shkoni përballuni me drejtësinë ashtu siç ju takon.

Berisha: Kur të sulmon Bami, fjalët i han këlyshi, por do ti them dy gjëra.

Secili je ti fatmirësisht të njohin shumë, një i droguar, një njeri që nise shkollë dhe mbete në çdo shkollë, një njeri që u more me kontrabandë familjarisht, je i dënuar disa herë për shpifje.

Për sa i përket trillimeve tuaja prapë do them, sa i përket shkresës shko të të thotë Ina Rama.

Shko tek Ina Rama të të tregojë historikun e shkresës.

Për sa i përket citimeve të mafies nuk më çudit je pjesë e saj, ti citon mafien.

Ti nuk mund të mos e citosh se je pjellë e tij.

Ta tregon Ina Rama, ka hetuar apo s’ka hetuar, së dyti, citon mafien, je pjellë e saj je pjesë e saj, je këmbë e kokë i mafies dhe konrtrabandës.

A e dini se pasi është bërë ministër janë pushuar nga puna ata që i arrestuan të atin.

Pse tentakulat e krimit bëhen ministër, Bashkimi Kontrabandist mbetet, sa i përket helikopterit, këtë ëe kanë në gjak këtë punë.

Në vitin 99, këta më hoqën imunitetin me çfarë akuze, nxorri prokurori i tyre një shishe pepsi-kola, dhe tha se me këtë homogjen Berisha do të helmonte popullatën, dhe e bëri këtë.

 

15 komente në “Replikat/ Berisha-Tahirit: Ti je i droguar dhe ke mbetur në shkollë. (Edhe në vitin 1999 prokurori juaj më akuzoi se do helmoja popullsinë me një shishe pepsi-cola)”

  1. Hasan says:

    Ky Sali i harroj thikat me helm, cadratg pistolete kur vrau njerezit me 21 janar! Urdherin per te qelluar ky legen e ka dhene, ka bere krime, po nuk e rrasen kete sali berishen ne burg, s’ka hajer ky vend, harrojeni! Ta shohe si eshte ne qeli!

    1. i says:

      Ore ky saimiri eshte ne opozite, gazetar apo minister i brendshem?? Mjaft fole, nqs ke fakte arrestoje si ate si gocen e vet. arrestuan deputetet e tyre per kallzim te rreme e rri e flet per salen dhe argiten e nuk ben asnjegje. Tani o na thuaj qe ata skane bere gjr ose arrestoji sic e meritojne por mjaft llape tere diten se ke dy vjet minister

      1. raimond vlonjati says:

        Sala per Tahirin ka plotesisht te drejte

        Tahiri duhet te largohet nga Ministria e Rendit
        se esht I diskretituar

  2. Z/Kallami says:

    Berishe thuaji qe Tahiri thyente xhamat e shkolles,Thueja kjo asht teper e rendesishme.Vallahi mjaft i zgjuet je o Berishe.Gezohem se kete zgjuetsi ia ke lane djalit dhe vajzes e nga mbasardhesit e pjelles tande ka fitue tru e tueja edhe supermbesa.Jeni ekipi familjare nga ma delengjit e delengjive.

  3. kaqi i zi antikomunist says:

    Te vjen per te vjelle kur mendon se cfar lloj gamori ,ka drejtu shqiperine per 16 vite.

    1. edi las vegas says:

      gamorreeeeee qe un i kam pare qysh ne 90 kush hyri ne partine e tije car kujton se ishin rob te mirreeee llumi hAJDUTET BURGAXHIT I KAM PARE VETE SE ATJE KAM JETU 40 VJET QENT QE SHKATARRUN CDO GJE PAS 90

  4. tomy says:

    po ky eshte pioner mor sali nga e ka pjell mafia tahirin .atehere ti i bije qe te jesh babai i mafias shqiptare se je ne moshe .por mua me habit dicka pse mor sali nuk jep nje pergjigje per akuzat ndaj djalit dhe vajzes por hidhesh nda dega ne dege ,sqaroje mor zotni publikun per ato qe te akuzojne mos akuzo pa sqaruar se del i akuzuar ,mbroje mor burre djalin dhe vajzen tende dhe mos i lere ti telendisin te tjeret .cfare babai je ti more .

  5. Treviso says:

    Do te ishte me ideale mos komunikimi nga ana e zotit Tahir lajmi per urdherin qe ka dhene krimineli basha, per te helmuar protestuesit.
    Lajlm do ishte sikur tu arrestone kryekrimineli Berisha dhe krimineli Basha.

  6. forster says:

    “Dolli e Gani” i thone nji proverbe nga anet tona o Sali,shume bromte po te bejne o xha Sali aty ne Parlament,por ti mos u terhiq nga mashtrimet e tua, se je dollibash dhe rregullat e dollibashit ti i di mire po te vjen radha edhe ty o ”Bamke Qylollari”.

  7. Crusader says:

    U mbars mali dhe polli nje mi!

  8. erta says:

    mire saliu qe e njohim..po pse mor minister nuk e fusni ne burg ate dhe pjellat e tij????nga se kini frike…popullit i ka vajt dhimbja ne kocke…mjaft me llogje ..s kemi nge te degjojme shoun qe jepni ne parlament..populli nuk ju zgjodhi vetem per te folur,por te veproni e jepni fakte!!!!!
    arrestim per saliun..femijet e tij..Nanon ..Malaj..e gjithe banda e te korruptuareve qe kane vjedhur djersen e popullit dhe mbajne peng demokracine e ketij vendi prej 25 vitesh…Mjaft Z.Tahiri me shoun tend..nese nuk veproni me fakte..do te thote se hani ne nje tave me ta ..dhe se ndani pjeset e tortes me ta…dhe dilni ne televizor per te dhene spktakel…hidherimi i popullit sa vjen dhe po ngjitet lart…dhe kur te vije momenti qe do “vjelle”ju corbat e prishura…gjeni vend ku te futeni..
    o shqiperi ,e mjera shqiperi,kush te ka qit me kyet ne hi?
    ti ke pas ken nje zonje e rand..burrat e dheut te therrisnin nane..
    po nuk e dine te paret tane se BURRAT NUK EKZISTOJNE ME,por tani jane vetem BURRECAT QE KANE SHIJUAR VETEM “SHIJEN E KORRUPSIONIT”
    do te vije dhe dita kur populli te “zgjuhet nga gjumi letargjik” dhe t ju marr me shkelma o te peshtire…o te shitur…

  9. salikoqja says:

    o sali muti gjithe populli uron te kalbesh ne burg se shkaterove nje vend te tere e mbushe me kufoma.

  10. tanit says:

    Llafet e teperta fukarallek, thot populli.
    Ne se jane te verteta keto qe thote Tahiri,duhet qe Basha,Berisha dhe gjenerali te arrestohen dhe te japin llogari per vrasjet e 21 Janarit dhe veprimet e falsifikimit.

  11. zhivaradpuplica says:

    Boooo sa turp.
    Tahiri ka bere shume gabim qe ka dale esell dhe nuk ka thith asgje.Shprehu injorancen e thelle qe e karakterizon per sa i perket te gjitha ceshtjeve.
    Ky kujtonte se po te vinte ne pushtet,do ta kishte shesh me lule si dje kur ishte ne opozite.
    Mjer Tahiri, mjere kush e vuri, mjere mileti ( ketij te fundit mire se ti behet).

  12. Ruzhdi says:

    Akuzave dhe kunderakuzave duhet tiu vie fundi njeher e pergjithmon,ministri i brendhem nrase ka deshmi se familje a e sali loparit eshte e perfshir ne keto pislliqe duhet ti mbledhe deshmit dhe ti fUte te gjithe ne biruce e mos te na qete kopalla se mjafte me akuza te cilat vetem sa po e elektrizojne edhe me shume situaten politike ne vende.Vepreo Minister Tahiri te gjihte Aparatin shtetror e ke mbas Veti,besa edhe shumica e popullit shqiptare te perkrahe nrase ke fakte ,por mjafte me me propagande se nuk jeni ne opozite !!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje