Çështja Frroku/ BE: Presim hetim të shpejtë dhe të paanshëm

9 Prill 2015, 16:48Politika TEMA

Bashkimi Europian kërkon që cështja e deputetit Mark Frroku të hetohet në mënyrë të paanshme dhe të hidhet sa më shpejt dritë mbi ngjarjen.

Maja Koçijançiç, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE për Politikën e Jashtme, Federika Mogherini, bëri të ditur në një konferencë për shtyp se, prokuroria shqiptare po ndjek hapat e duhura që duhen pasuar edhe nga instancat e tjera.

“Presim një proces të shpejtë, të plotë dhe të pandikuar. Një hetim të plotë ndjekur nga veprimet e duhura nga ana e prokurorisë dhe gjykatës. Duke qenë se kjo është një çështje ndërkombëtare, nevojitet një bashkëpunim i plotë me institucionet dhe vendet anëtare”, tha ajo.

Në lidhje me procesin e dekriminalizimit, Koçijançiç theksoi se, është e rëndësishme që të gjitha palët t’i qendrojnë strikte marrëveshjes së dhjetorit, që i dha fund bojkotit të opozitës, pasi u nënshkrua me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

“Për sa i përket Shqipërisë, dhe dekriminalizimit të parlamentit, kjo është e lidhur ngushtë me sundimin e fortë të ligjit dhe presim që ky të jetë edhe parimi kyç që do të udhëheqë komisionin e ngritur për këtë çëshjte. Gjithashtu është tmerrësisht e rëndësishme që të zbatohet marrëveshja e dhjetorit”, theksoi Koçijançiç./gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje