Bie serveri i Thesarit të Shtetit, bllokohen pagesat

9 Prill 2015, 20:27Politika TEMA

Prej ditës së dielë në mbrëmje serveri i Thesarit, përmes të cilit shteti shqiptar kryen të gjitha pagesat nuk funksionon. Top Channel ka mësuar se, për shkak të bllokimit të tij, pjesa dërrmuese e pagesave nga buxheti janë të bllokuara, ndërkohë që në faqen zyrtare të Thesarit, pagesat e fundit janë ato të datës 3 Prill, pra që të premten e kaluar.

Burime konfidenciale thanë për Top Channel se, aktualisht Thesari kryen vetëm pagesat për borxhin e jashtëm, përmes një procedure të jashtëzakonshme nga llogaria e Bankës së Shqipërisë, ndërsa të gjithë pagesat e tjera aktualisht nuk mund të realizohen.

Sipas tyre, aktualisht serveri është marrë nga ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, pas dështimeve për rivënien në funksion të tij. Top Channel kontaktoi me Agjencinë Kombëtare të Informacionit, por kjo e fundit refuzoi të komentojë mbi këtë çështje.

Nga ana tjetër, Top Channel kontaktoi edhe me Ministrinë e Financave, e cila konfirmoi zyrarisht se serveri nuk është në punë për momentin, por e motivoi këtë me shpërnguljen fizike të tij nga një ambient në një tjetër më të sigurt, duke mohuar që të ketë difekt. Zyrtarisht, Ministria thotë se një pjesë e pagesave po kryhen përmes Bankës së Shqipërisë dhe se, shumë shpejt serveri do rivihet në funksion.

Por çfarë ka ndodhur me serverin e Thesarit?

Burimet zyrtare thanë se, të dielën në mbrëmje, për shkak të shkëputjes së shpeshtë të energjisë, dy kondicionerët që ndihmojnë në ruajtjen e temperaturës fikse në dhomën e serverit janë djegur. Për këtë shkak, temperatura është rritur me të paktën 10 gradë më tepër, duke bërë që një nga pajisjet, që sigurojnë mbarëvajtjen e serverit, i quajtur “Controller”, të pësojë edhe ai avari dhe të digjet.

Djegia e “Controller”-it ka bërë që serveri të hyjë në situatën e quajtur “safe mode”. Burimet shpjeguan se serveri është i paprekur, është i ndezur, të dhënat që lidhen me pagesat dhe gjithë veprimet financiare të shtetit janë në gjendje të paprekur, por djegia dhe mungesa e pajisjes “controller” ka bërë që ai të mos lidhet me asnjë nga 36 degët e Thesarit, dhe të mos kryejë asnjë veprim.

Sipas burimeve zyrtare, pajisja e djegur nuk gjendet në Shqipëri, prandaj është porositur dhe brenda dy ditëve ajo do të mbërrijë, në mënyrë që të rindezë në gjendje normale dhe të vërë në funksion serverin e Thesarit të shtetit shqiptar.

Blerja dhe instalimi i një serveri të ri ka qenë një nga kushtet e vendosura në marrëveshjen e FMN-së me Qeverinë shqiptare. Afati për përmbushjen e tij ishte në Shtator të 2014-s, por siç tregon dokumenti zyrtar i FMN-së, Ministria e Financave nuk e realizoi për shkak të shtyrjes apo dështimit të tenderit. Pas dështimit, blerja e serverit të ri të Thesarit, i cili duhet të integrohej me atë të Tatimeve, u shty për tremujorin e parë të këtij viti. Por sërish kushti nuk është përmbushur ende.

17 komente në “Bie serveri i Thesarit të Shtetit, bllokohen pagesat”

  1. tfgs says:

    hahahahaha,te rroni vete e me nje bashkim sunitesh mes Kosoves e Shqiperise………………plehraaaaaaaaaaaaaaaaaa,mbushni stomakun me drone e big alvania!

  2. england says:

    O fuck sa mire e shkruan gjuhen shqipe mor i pa fe!per 2 euro me teper e shite bythen tek jevgjiterit greke.Nuk me thua e ke vizituar kari-tazin keto dite?

  3. safeti says:

    Data 8 e muajit akoma sna i kan kalu rrogat kta tallen me njerzit.

  4. kaqi i zi antikomunist says:

    A moj zogez,qe i thua vetes ,ngrenes delli turk,po te ha suma fort dhe ilaci eshte turku qe ti hyje punes tek suma jote e vogel.Eshte semundje qe e ke trasheguar nga te paret e tu ,qe ne prehrin e papuve u rriten dhe te mekuan dhe ty me dashurine per gojore.

    1. abcdef says:

      Perendi! Clidhje ka ky koment me serverin?

  5. Anonymous says:

    Administratorit te faqes, nese nuk do te behesh pre e nje flood-i dhe te bllokojme faqen me shell bot, atehere veri fre qelbesires greke ndryshe grupi yne nuk mban pergjegjesi per pasojat.

    Mjafton qe ip e tij te hyje ne blacklist.

    Albanian Hackers

    1. alo says:

      Ti po qe qenke hacker… po pse more gjenial ska menyra te tjera per te hyre tfg, gjithmone nqs eshte me ip reale qe te funksionoi futja ne blacklist

    2. Shqiptari says:

      Lesh lesh, Amatore Internet Kafesh akoma me shell bot

  6. Lomi says:

    I paska shpetu shurra Takut duke “punu” tek dhoma e serverave dhe i ka djeg… Mos u merzisni se shume shpejt do kete pagesa “rreqethese” per te gjithe!

    1. drini says:

      I deshtonte vete Cani tenderat e serverave se me sa duket nuk I dilnin ata qe donte ai fitusa……. Po ka imunitetin. S’e gjen gje joooo

  7. Crusader says:

    Hera e pare qe degjoj se kompjuterat duan temperatura fikse qe te punojne. Prandaj sa here qe bie shi, del djelli apo fillojne ngricat bllokohet interneti? Ja qe mesuam edhe nje gje te re, se po mendohesha se perse me shkeputet hard disku kur ikin dritat. Keta paskan rregulluar temperaturat qe te jene fikse, por nuk kane vendosur nje UPS? Te fiken kompjuterat per 10-grade? Serveri edhe eshte djegur edhe eshte i ndezur ne Safe Mode?

    Sa qesharake qe behen! Te pakten te konsultohen me ndonje specialist, qe ta bejne me te besueshme genjeshtren.

    1. It says:

      Me siguri ti Crusader, nuk je specialist dhe ndaj nuk kupton ?

  8. br.a.ho says:

    çoni Tak Brahon ta shbllokoj. Ka shboku dhe serverin e tatimeve dhe tunelin e Krrabes.

  9. Al says:

    po pse ore ditezinj nje server te vetem keni neper banka?? Hajde administrim hajde…

  10. genti says:

    Opa serveri! Apo jane mbaruar parat?!
    Shtet leshi!

  11. Mandi says:

    Dergoni ermal Beqirin dhe Spartak Brahon per nje auditim se jane mjeshtra per kesi lloj punesh. Mjere ne ku po jetojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje