Lëvizja Gulen dhe Erdogani manipuluan zërin e intelektualëve liberalë të Turqisë për të vënë në gjumë Perëndimin dhe Bashkimin Europian për të krijuar terrenin e përshtatshëm për qëllimet e tyre aspak demokratike, shkruan Dani Rodrik, profesor në Princeton.
Në fund të marsit, një rigjykim përfundoi në lirimin e më shumë se 200 oficerëve ushtarakë turq që ishin dënuar për thurjen e një grushti shteti në 2003 kundër qeverisë islamike të sapozgjedhur atëherë. Të pandehurve iu dhanë dënime të gjata pasi përfundoi gjyqi i parë në shtator 2012, edhe pse prova kundër tyre ishte dukshëm e falsifikuar. Në kohën kur rigjykimi përfundoi, shumica e vëzhguesve e kuptoi se procedimet origjinale kishin qenë një mashtrim.
Por, deri vonë, çështja ‘Vareja’ – emërtuar sipas komplotit imagjinar – ishte parë gjerësisht si paralajmëruese e nënshtrimit të vonuar të ushtrisë ngatërrestare të Turqisë ndaj qeverisë së zgjedhur. Intelektualët liberalë dhe vëzhguesit perëndimorë duartrokitën hetimin penal dhe e vlerësuan atë si një nga arritjet më të mëdha të qeverisë së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, që ka qëndruan në pushtet që atëherë. Tani që çështja shfaqet ashtu siç ishte – një përpjekje rrugaçe e qeverisë për të dobësuar rivalët e vet dhe për të konsoliduar mbajtjen e pushtetit – pyetja është përse kaq shumë vëzhgues me qëllim të mirë i bënë analizat kaq gabim.
Vjehrri im u akuzua si organizatori i komplotit Vareja, ndaj gruaja ime dhe unë e gjetëm veten me një punë të dytë si detektivë mjeko-ligjor dhe aktivistë politik. Në pesë vitet e mia të investigimit të kësaj sage të çuditshme, mësova të vlerësoj fuqinë e rrëfimeve. Çfarë u shfaq më efektive për qeverinë nuk ishte forca brutale, por rrëfimet e aktiviteteve të poshtra nga elitat ushtarake dhe laike të Turqisë, që ishin në kontrast me zotimin e supozuar të Erdogan për të themeluar një shtet demokratik (gjoja të nxitur nga islamizmi) përmes një gjyqësori të rikonstruktuar. Ekzagjerime groteske të bazuara në gjysmë të vërteta, këto përralla i dhanë Ergodanit dhe aleatëve të tij vend për të manovrua për ta bërë regjimin politik më shumë, jo më pak, autoritar.
Një aleat në veçanti ishte vendimtar. Lëvizja Gulen – e përbërë nga ndjekës të imamit turk Fethullah Gulen me bazë në Pensilvani – bëri ngritjen e rëndë politike. Lëvizja Gulen mbikëqyri Varenë dhe gjyqe të ngjashme përmes mbështetësve të saj në polici dhe gjyqësor dhe përdori mediat e saj të gjera për të gdhendur dhe përhapur rrëfimin – të ndërtuar nga histori të panumërta të komploteve ushtarake dhe të tjera krime – mbi të cilat qëndronin këto çështje. Përfaqësuesit e saj në Shtetet e Bashkuara dhe Europë lobuan politikanë perëndimorë dhe liderë opinioni vazhdimisht për të garantuar kredencialet demokratike të Ergodanit.
Njëkohësisht, lëvizja Gulen investoi shumë dhe me dinakëri në kultivimin e intelektualëve turq të orientuar nga perëndimi. Kështu, pavarësisht të shkuarës turpëruese të Gulen për predikime anti-semitike dhe anti-perëndimore, ndjekësit e saj ia dolën ta ngrenë veten në vitet 2000 si një lëvizje e shoqërisë civile që ndante vlerat dhe aspiratat e turqve liberalë.
Gulenistët i dhanë burime dhe rrjete liberalëve të Turqisë, që më pas i dhanë lëvizjes legjitimitet dhe kredibilitet në Perëndim. Kur politikanët, reporterët, specialistët e të drejtave të njeriut amerikanë dhe europianë kërkuan për të dhëna të brendshme mbi Turqinë, ata iu kthyen Gulenistëve liberalë, që i ushqyen ata me rrëfime të sajuara.
Çfarë i bëri këta intelektualë aleatë të gatshëm të Erdogan dhe Gulenistëve ishte pikëpamja e tyre se kontrolli i institucioneve shtetërore nga ushtria – ‘tutela ushtarake’ – ishte kërcënimi më i madh për demokracinë në Turqi. Për liberalët e Turqisë, dobësimi i influencës politike të ushtrisë u bë një qëllim më vete. Kjo i lejoi ata të mbikëqyrnin (ose minimizojnë) listën në rritje të shkeljeve të të drejtave dhe manipulimeve gjyqësore. Dhe lejoi Gulenistët t’ia hedhin atyre – për shembull, duke u siguruar që rrjedhjet dëmtuese nga ushtria (shumica dërrmuese e të cilave ishin të sajuara) të publikoheshin së pari në botimet liberale.
Qeveria e Erdogan miratoi legjislacionin që i jepte besim narratives false. Komisioni Europian pa me miratim në një varg iniciativash – një kod i ri penal që përshtaste ‘standardet moderne europiane’, programe trajnimi mbi Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, misione ekspertimi nga Bashkimi Europian, dhe ndryshime kushtetuese në dukje garantuese të pavarësisë më të madhe gjyqësore.
Fatkeqësisht, si në ekonomitë në zhvillim, imitimi i rregullimeve dhe institucioneve të shtetit të përparuar rrallë prodhon rezultatet e dëshiruara. Forma nuk garanton funksionin. Por mund të ndihmojë në errësimin e realitetit.
Kështu ishte me reformat ‘proeuropiane’ të qeverisë së Erdoganit, që kryesisht shërbyen për të provuar mbulim politik për forcimin e kapjes së Gulenistëve ndaj gjyqësorit. Të mashtruar nga pamja, Komisioni Europian vazhdoi të besojë, vit pas viti, se gjyqet ushtarake sa për shou ishin një mundësi për të forcuar sundimin e ligjit.
Deri së fundmi, ushtria konsiderohej gjerësisht si institucioni më i fuqishëm dhe më i bashkuar i shoqërisë turke. Gjeneralët nuk kishin qenë kurrë të turpshëm rreth ndërhyrjes në politikë kur ata e ndjenin të nevojshme.
Por një përrallë e stisur mirë mund të jetë më e keqe se shpata. Çështja Vareja dhe akuza të tjera, false siç ishin, ngujuan ushtrinë. Nën sulmin intensiv të medias pro-qeveritare, Shtabi i Përgjithshëm nuk ia doli të bëjë as përpjekjen më të vogël publike në favor të oficerëve të akuzuar, madje duke refuzuar publikimin e një raporti të brendshëm që nuk linte dyshim se të pandehurit ishin futur në kurth. Kryesia nuk donte të dukej sikur po ndihmonte puçistët. Sapo përralla ishte sajuar, edhe shënjestrat e saj e hëngrën.
Vëzhguesit perëndimorë dhe pjesa më e madhe e librealëve vendas nuk hoqën dorë nga Erdogani derisa ndodhën taktikat me dorë të rëndë të qeverisë së tij gjatë protestave për parkun Gezi në Stamboll në verën e 2013. Më pas ai u nda keq me lëvizjen Gulen pasi ndihmësit e saj në gjyqësor nisën një hetim për korrupsion kundër tij dhe rrethit të tij të brendshëm.
Pa aleatët e tij Gulenistë, mesazhi i Erdoganit është bërë ekskluzivisht i orientuar te një audiencë e brendshme dhe karakterizon kryesisht doza të rënda të simbolizmit populist-fetar-nacionalist. Ndërkohë, Gulenistët, gjithnjë në kërkim të mbizotërimit, e kanë paraqitur veten te audienca perëndimore si viktimat e Erdoganit në vend të bashkëpunëtorëve të tij.
Rrëfimet false me kalimin e kohës u bënë të paqëndrueshme (me internetin dhe median sociale që nguti demaskimin e tyre). Por, si në Turqi, një përrallë e rrëzuar mund të lërë shumë mbetje. Dhe, në vend që të ndihmojnë në qartësimin e rrënojave, Erdogan dhe Gulenistët shfaqen të vendosur për ta përdorur atë për të ndërtuar ngrehinat e tyre të reja të gënjeshtrave, duke e shtuar sfidën e bashkërendimit politik të së ardhmes.
*Project Syndicate-BIRN
uuuuuuppssssss,material per korraket Zike,anticensure 69-in,net,ramy etj…………..varu kkkkkkkkkkkkkkkkk!
Qenka dashur loja e erdoganit qe te marrim vesh te verteten e gjendjes psikike te tourgofagut?!
Sic e ka demonstruar me komentin e tij te mesiperm, tourgofagu duket se vuan nga kompleks te rralle te sistemit nervor qe me sa duket ia diktojn dhe kufizon cdo mendim dhe veprim pne permjet te frikes prej otomaneve.
I shkreti nuk gjen vrime ku te futet, turq me shpata dhe heshta I dalin parasysh ku do qe vete dhe cfare do qe eshte duke bere.
Zor se sherohet me, do vdesi psikopat.
Nga ky Erdogan gomarofshatari, Turqine vetem ushtria mund t’a shpetoje! Ky po behet si puna e Putin-it!
Rrofte ushtria Turke! Vdekjeve jevgjiteve te malakistanit!
PErkthimi eshte i dobet, nuk tingellon shqp dhe ne shume vende eshte i pakuptueshem
Me me rendesi eshte permbajtja. Ylli i Sulltan Erdokakes (dhe partnerit te tij ne krim Gylenit) po venitet. Rrenat e tyre islamofashiste dolen ne shesh. Lajm jashtezakonisht i mire per shqiptaret, them une.
Toni mbylle gojen se u bone hor me kto urrejtje.
ruzhde
këtu ka të drejtë toni!!
ti ki kujdes e mos dil në demostratë në mbrojtje të sulltanit,babës tat,erdogan!!
Ruzhdi, kerkesa per nderrimin e historise (qe turqit mos te quhen pushtues), nxitja e ndasive fetare nder shqiptare dhe organizimi i shkuarjes se shqiptareve ne Siri per tu bere pjese e organizatave terroriste atje (organizata turke IHH) jane vepra thellesisht anti-shqiptare qe kane filluar qe nga ardhja e Erdokakes ne pushtet. Erdokaka e meriton te urrehet nga cdo shqiptar i vertete.
TFGS GREKU U HENGSH KKKKKK KORRAKEVE!
Allahu i shkaterrofte armiqte e turqise
domethënë turqit??
për ata e ke fjalën??
për erdoganin e gjylenin??
e kshu e ka turqia, bota i nderrone qeverite cdo 4 vjet keta i nderrojne cdo 25 vjet, kane 400 vjet me kete pune.
Pak a shume e njejta gje ka ndodhur edhe tek ne
Shumica e intelektualeve bene nje thirrje “VIOTONI PER DEMOKRACINE”.
Ambasadori amerikan delte ne tribune, pa pike etike diplomatike, bashke me Saline duke lobuar hapur per te. Si peshqesh e patem qoftelargun per njezet e dy vjet mbi kurrizin tone.
Gulen sulmohet ne Turqi se eshte pro perendimor, pro demokracise dhe se eshte i pranueshem per perendimin dhe shba si nje alternative kundrejt ekstremizmave te Islamit Politik.
Ka nje mos rakordim te asaj qe thote shkruesi me argumentet e sulmit qe qeveria po i ben tani Gulenit ne Turqi. Duke predikuar pro demokracise, paqes dhe vlerave universale, te cilat i perqafron edhe Perendimi, ai ka nxitur reagimin e ashper te qeverise dhe mediave qeveritare atje.
Artikull shkruesi eshte dhenderri i gjeneralit me kater yje,Z.DOGAN ,ish komandant armate.Shkrimi i tij nuk mund te quhet aspak analize dhe komente,mbasi nuk ka pa anesi dhe force argumentuese.Arrestimet e ushtarakeve madhore te Turqise filloi mbas nje propagande te shfrenuar te Erdoganit kunder poziconit te Shtatmadhorise dhe perplasjet e tij me lidershipin ushtarak per perdorimin e perceve ne institucionet shterore.Keshtu qe artikullshkruesi nuk ka fuqi argumentuese .Aiu mund te quhej i besueshem nese do te ndante qendrimet e Erdoganin me Gylenin.Te gjitha problemet e politkes se brendeshme dhe te jashteme te Turqise nga viti 2002 kane autor vfetem Erdoganin.Qendrimet e Gulneit kane qene per forcimin e nje shtetit demokratik dhe ligjor me objektiv integrimi Europian.Prandaj ata denuan dhunene qe filloi Erdogani ndaj protestave paqesore dhe skandaleve te korrupsionit,ku djali i tij me tre djem ministrash pastruan 1 miliard dollare me nje Iranian ne nje banke ne Ankara.Patrimi i parave u vertetua plotesisht, u bene edhe arrestimet e me voneshme,por Erdogani beri nje shkaterrim te te gjitha strukturave te policise dhe te hetuesise per te shpetuar veten.Edhe loja qe ka bere dhe po ben me ushtaraket eshte nje skenar i pergatitur prej tij ,dhe per te justifikuar vehten e tij kerkon qe kete skenar tua hedh gulenisteve,te cilet nuk kishin asnje pushtet te ketij niveli per te realizuar kete skenar.
Do te ishte mire qe ne shtypin tone te botohen shkrime me te argumentuara,me te faktuara dhe me bindese,mbasi shkrime te tila si ky i dhenderrit ter gjeneral Doganit i dizinformon te pa informuarit.
Hajrua
Hajro,per se na duhet informimi rreth turqise ne shqipove! Per kuriozitet apo per cfare??
Qenka zgjuar ky tipi dhe pretendoka te zgjoka dhe perendimin!!!
Hajro te pergezoj per orientimin dhe detajimin qe i ke bere shkrimit. Shume me vend dhe je i qarte.
Gulen edhe sot ne Amerike ka fituar cmimin e paqes “Gandi” (hera e pare qe nje cmim i tillei jepet nje muslimani) dhe me pare sa e sa cmime te tjera i vleresuar boterisht dhe kurrsesi nuk mund te krahasohet me nje njeri “pa vizion” me e pakta qe mund ti thuhet si Erdogan.
Une gjithnje kam kujtuar se Erdogani dhe Gyleni jane vellezer te nje canaku! Apo dhe nuk ngjajne!? Njeri gjen shesh e ben pershesh kendej nga Europa, ai tjetri don te ngaterroje andej nga Amerika!