Me 77 vota mazhoranca ka rrëzuar gjatë seancës së të enjtes dy projektligjet e propozuara nga Partia Demokratike për TVSH-në dhe për Taksat Kombëtare.
Më konkretisht bëhet fjalë për projektligjiin për “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” u votua me 29 vota pro opozita dhe 77 vota kundër nga mazhoranca.
Projektligji tjetër “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008, “Për taksat Kombëtare”, mori 28 vota pro nga opozita dhe 77 vota kundër nga mazhoranca.
Të dy projektligjet u rrëzuan pas një seance maratonë debatesh në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi ka rrëzuar gjithashtu edhe dekretet e Presidentit Bujar Nishani për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, Fuat Vjerdha dhe Markelian Koça.
Hipokrizi e madhe eshte te rrezosh nje premtim elektoral. Efektet ne buxhet t’i kishin menduar kur e kane bere si premtim.
Gabim kane bere qe I kane rezuar keto 2 projektligje se keto ndihmojne njerezit e varfer
C”esht kjo parti socialiste qe veprin kunder interesave sociale te popullit ?
Kjo PS ta ndryshoj emrin ,se keta nuk perfaqsojn asnje interes social te popullit ,por perfaqsojn vetem interesat e tyre personale