Shqipëria refuzon paradën e Vladimir Putinit

9 Prill 2015, 20:47Politika TEMA

Shqipëria nuk do të marrë pjesë në paradën ushtarake të Rusisë për të festuar 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Vendi ynë i ka kthyer përgjigje negative ftesës së presidentit rus, Vladimir Putin, duke qenë në të njëjtën linjë me qëndrimin e partnerëve strategjikë.

“Në ceremoni të tilla ftohen krerët e shteteve. Gjithsesi, qeveria shqiptare e ka dënuar ndërhyrjen ruse në territorin ukrainas dhe i është bashkuar komunitetit euro-atlantik në qëndrimet e mbajtura. Ne jemi në të njëjtën linjë me partnerët tanë strategjikë”, thonë burime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, raporton A1.

Ftesa për “superparadën” e 9 majit është refuzuar nga liderët e BE-së, Angela Merkel dhe David Cameron, për shkak të krizës së Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë. Kancelarja gjermane i ka thënë “jo” kësaj ftese që në datën 11 mars. Ndërkohë që BE kërkon të dalë me një konkluzion të qartë, por negociatat vijojnë ende.

Ndërkaq, presidenti serb, Tomislav Nikoliç dhe komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura e kanë pranuar ftesën e ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoigu dhe kanë rënë dakord që ushtarët serbë të marrin pjesë në paradën ushtarake të 9 majit, raportojnë mediat serbe.

Mediet serbe shkruajnë se disa nga liderët më në zë të BE kanë vendosur të bojkotojnë Putin, për shkak të krizës në Ukrainë, por çështja shtrohet sesi do ta shohë BE pjesëmarrjen e Serbisë në paradën ushtarake.

52 komente në “Shqipëria refuzon paradën e Vladimir Putinit”

  1. tfgs says:

    Erdogani e beri punen e tij……………hahahahaha!

    1. Ilir Hoti says:

      Grekorus!!! Cpune ke o i gjore, ju ha prapanica!!! Ju keni zgjidhjen tuaj…Mbi 10 milion shqiptare kane partnere te perhershem Sh.B.A-ne dhe BE-ne .

      1. Une... ti... ne te gjithe... says:

        Na keni merzitur tourgofagun me keto qendrime te papergjegjshme.

        Po ti tourgofag mos e vri mendjen. Mblidhe veten mer valixhet edhe mbathja per ne parade, atje te presin vellezerit serb dhe grek, ndoshta edhe janulla vet.

        Une te sugjeroj qe ti ne paraden e sheshit te kuq te maresh fjalen dhe te mbash edhe nje fjalim. U thuaj ruseve qe nese duan ta vleresojne luften e popujve aleat ndaj nazizmit atehere te vine e te pushtojne shqiperine se voriot dhe greket nuk po ja dalin dot. Ose tek e fundit le tu japin ty edhe janulles nje tank qe ta beni vet luften……

        Leqe c’them…. tanket ruse jane te zene me pune ne ukrahine. Ata, ukrahinasit, ishin edhe komuniste, edhe ne ball te luftes kunder gjermaneve dhe jane edhe ortodokse… pra atyre u takon te pareve. Keshtu behet reale pasqyrimi i situates ne siri ku kombi dhe feja bejne qorrin dhe shurdhin dhe e sjellin dreqin ne toke.

        Une them, tourgofag, qe ti do jesh me mire te te mbushesh valixhet dhe ta presesh bileten vetem per vajtje ne rusi. Bota eshte shume komplekse per mendjet e thjeshta dhe shpirtin gjysmak dhe si I tile ti vetem ne rusi dhe ne front me ukrahinen mund te gjesh rehat.

        Rruge te mbare tourgofag dhe mos e kthe koken mbrapa se ne te njezeri do tgemi “te mos ta pafshim bojen me o qen i zgjebosur”.

      2. adriatik says:

        Parada eshte e Ushtrise Imperiale Tzariste dhe jo thjesht e Vladimir Putinit.

        Po ca do conit te parada camet qe bashkpunuan me nazistet apo kosovaret e SS Skanderbeg ?

    2. loni says:

      cpune ka erdogani me kete parade,ne jemi zorraxhinj edhe prandaj nuk marrin pjese,se ashtu na thojne te tjeret jo se marrim vet mendim,ne pyesim te tjeret,te shkojme,po na thane ikni ikim ne,po na thane mos ikni nuk ikim ne,ne duhet te shkojme patjeter per nder te heroizmit qe shqiptaret dhane gjate luftes se dyte boterore,duhet te shkojme per nder te atyre deshmoreve qe luftuan per kete liri qe ne kemi sote,ne moske nuk shkohet per te pare surratin e vladimir putinit,por per te nderuar dhe respektuar guximin dhe jeten e atyre trimave partizan qe dhane jeten per liri,por nga zorraxhinjte nuk pritet asgje,ne nuk jemi vetem zorraxhinje por edhe te peshtire si komb,mire bene disa qe ndruan kombesi se me kete kombesi qe kemi ne edhe qent e rruges do jene me te respektuar sesa ne,turp per shqiperine qe nuk ben dote me mendimet e veta,shani greket pastaj per patriotizem se ata iken ne rusi pa pyetur,duke thene kryeministri i ri qe greqia nuk eshte koloni te beje cfar i thone te tjeret,dhe ne bejme sikur ne jemi me patriotet e botes,sa gjynah qe jemi,turp.

      1. tfgs-- says:

        Te lumte o loni palikari ella edhe ti ne familjen tone te madhe .

        1. edi says:

          Mire ja ke gjetur, por ke bere nje gabim ate “i” e pare duhet ta kishe shkruar “l”. Si grek qe je ta falim se shqipja eshte e veshtire per tu mesuar nga te huajt!

      2. dado says:

        Nderhyrja ruse ne Ukraine thene lagaraqete e BE-se dhe lufte-nxitesit e Washingtonit. Ti rikujtojme se si behet edhe njehere rezistenca popullore ndaj fashizmit ne shek.21:

        https://www.youtube.com/watch?v=amWd6xFWtVc

      3. raimond vlonjati says:

        Ne ,edhe sikur USA te na thoshte te shkojme ,ne nik duhet te shkonim, sepse ruset kane qene gjithmone armiqesore ndaj kombit tone

        Edhe ne kohen kur ne kishim maredhenie te mira me ruset prape ata ishim kunder popullit tone, por ishte Stalini ai qe ishte pro kombit tone..

        Ndaj ne nuk kemi as edhe arsyen me te vogel per te shkuar ne ate parade

        Por ,nqs do ishte Stalini I gjalle duhej te shkonim, sepse Stalini na ka mdihmuar me gjith zemer duke na dhene armatim modern,fabrika e uzina moderne, bursa per studente etj etj dhe te gjitha na I dha falas fareeee…Ne nuk paguam asnje qindarke per ate ndihme kolosale qe na dha Stalini

        Porse sic thash nuk duhet ta ngatrojm, ndihmen e Stalinit me popullin rus

        Populli rus edhe atehere ka qene kunder nesh,por nuk kundershtonte dot sepse nuk e lejonte personalieti I hekurt I Stalinit

      1. tfgs says:

        lyrash…………

        1. motra e tgfs says:

          Mos ja vini re tfgs, kur ishte i vogel me ra nga duart dhe ngeli pak cyryk nga trute e kokes. Ne shkolle e tallnin te gjithe se ishte i shkurter, i shemtuar dhe pak si debil. Cunat e rrifnin kurse gocat talleshin me te shkretin. Qe atehere u mbyll ne vetvete dhe ka krijuar nje bote virtuale, shkruan neper forume gazetash. Neve te familjes na thote se shkruan per ceshtje me rendesi jetike per fatet e Ballkanit dhe me gjere. Nuk duam tja prishim se kemi frike se i shkaterrojme sensin e vetevleresimit qe po krijon kohet e fundit. Per me teper kemi frike se mos na e prish mbleserine qe duam ti bejme, duam ta martojme me nje vajze te mire. Eshte nga Berxulla dhe quhet Zejnepe, e shkurter, ezmere,jo dhe aq e sshemtuar, fiks per Abdullain tone (Abdulla e ka emrin po nuk e dime pse i eshte fiksuar qe eshte me origjine greke, qe kur ka pare filmin “Odisea”).
          Ju lutem mos ja vini re kur merr kot dhe mos e shani shume, se fillon dhe qan e mezi e pushojme dhe naten nga sikleti e ben cicin ne krevat.
          Faleminderit per mirekuptimin

      2. agim.cani says:

        Normale qe Shqiperia e sotme nuk do te marre pjes ne Moske ,ne perkujtim te fitores se lavdishme mbi nazizmin e Gjermanis Hitleriane .Aresyeja eshte e thjeshte .Ne keto vite Shqiperia eshte qeverisur nga bashkepunetoret e Nazi-Fashisteve qe dikur e kishin pushtuar Shqiperine .E dyta ; duhet mbajtur iso Gjermanise qe krijoi dhomat e gazit e zhduku miliona njerez , ku nese nuk do te ishte perballur me kombin heroik rus ,sot popullsia e perendimit do ishte pergjysmuar. Duhet mbajtur iso Italis ,qe ne Vitet-te u be mjerimi i shum popujve perfshi dhe Shqiperis se pa mbrojtur e te tradhetuar nga perfaqesuesit e saj kriminel. Po keshtu ,i mban iso ANGLIS, KOLONIZIATORES me te madhe te globit ne histori.Po keshtu dhe Frances ,-qe nese Hitleri nuk do te mposhtej nga Ushtria e Kuqe e Rusis ,sot Franca e mplakur do te fliste gjermanisht. Apo Hollandes etj. E per ket turp e mosmirenjohje te turpeshme ndaj atyre qe i dhane Liri gjithe Globit sot heshtin te gjitha mediat e shitura e te sklaveruara.

    3. cekici says:

      Ja ta shohim ca do vendosi dhe per heldhallen tende ARGAT

  2. kuq e zi says:

    si shohin serbine???
    ne rusi e shohin dhe ksaj i kane vene kapak ajo qe po vezhgojne eshte greqia nese do shkoje a jo

  3. sit back.. and relaks →→→ says:

    te cojme nendeteen 105 me ben imamin te parakaloje

    1. Shqiptari says:

      hahahaah
      sun e ben dot imami paraden – asokohe i kishte dhembet origjinale …, tani i ka te shkulura nga miqte e sahalese … vetem llapa i ka mbetur – dhe po te jete per llape, me mire dergojme Lulken .. e perballon me nder gjith paraden, se ka pervoje hollandeze …

  4. dritan74 says:

    Ne Shqiperi si ne asnje vend te Europes ka pasardhes te kuislingeve ne pushtet.Kjo eshte arsyeja kryesore e mungeses ne nje parade qe feston humbjen e tyre

    1. Shefqet Cela says:

      Kjo qe thonijuve nuk ka asnje kuptim. Vertet egzistojne disa ballista qe pergjerohen per hitlerin, por tani shfaqen si luftetare heroike kunder tyre.
      Sidoqofte ne duhet te ishim ne festimet per shume arsye:
      Se pari kemi qene pjese e koalicionit antifashist, duke dhene nje kontribut te shquar ne kete lufte.Jemi ne te pakte shtete te cliruar pa ndihme e askujt.
      Se dyti ne nuk jemi ne BE. Pse duhet te zbatojme vendimet e tije? Me vjen keq qe kemi komplekse servilizmi shteteror karshi BE dhe Amerikes sidomos.

  5. coli says:

    pak halle na kane zane tuj na vra e vjedhe perdit keta kopilat tane thjeshtesi pune e buk ti ngrysim keto pak dite qe na kane mbete si shqiptare pa ftyre

  6. mao says:

    Turp!C’lidhje ka perkujtimi fitores kunder fashizmit me corben ne Ukraine?! Apo europianeve u djeg fundi hitlerianeve akoma? Se dhe ata ne pushtet ne Ukraine fashiste jane. Sa per qeverine tone e dija, se keta nga servilizmi ishin gati te na sillnin dhe gazin sarin.Edhe artikulli spekullon duke permendur Serbine, per te nenkuptuar qe kush feston 9 majin eshte njesoj si serbet.Edhe Balli Kombetar keshtu thoshte atehere: “kush lefton alemanin eshte me sllavet e me serbet, te hame ca pula sa te zbarkoje inglizi e ti lepime bythen se nuk dalim pa gje”. Edhe “shoku” Edi po u lepin bythen anglezve. Po na qeveris nje ballist o popull!

    1. sokol says:

      ti qenke komplet idiot.

  7. WEB says:

    O edo !kot e humbe rastin ,gurin a pare e hodhe kur ishe ne takim me thacin ,provoje edhe te dytin, dhe mos ki frike se nuk i ngel hatri njeriu per ne ,,,as mogerinit qe eshte cope mishi me dy sy ,apo kociljancic qe nuk di se ne cilen ane te globit eshte shqiperia .Dhe perseris ate qe shkruajta dje ,,,nuk kemi gje per te humbur pervec llogjeve made in UE

  8. ari says:

    Keshtu ju eshte dhene urdheri nga padronet,dhe besoj nga fundi i vitit do’hiqet’embargo per prodhimet shqiptare ne rusi..pika qe su bie se me llafe e genjeshta jetojne..

  9. hajtmo says:

    jemi mesu ne, nje here me rusine nje here me ameriken nje here me rusine nje here me ameriken nje here me rusine nje here me ameriken, ehu kot nuk jemi te fundit ne europe sepse skemi dinjitet, ne rusi na dha buke 50 vjet me honger edhe ne nuk ja dim per nder, amerika na boni 97′ na shkatarroi sistemin social ne vend, na shkatarroi pasurine natyrore qe kemi, na futi ne lufte vella me vella per toka, na shkatarroi sistemin shkollor, na solli drogen, prostitucionin, katunaret qe behen presidenta,te pa shkollet qe behen profesora, hajdutet qe behen gjykates, pra me i llaf sistemi amerikan te ndershmin e quan te paligjshem, dhe ne prap themi rroft amerika.

  10. lulzullap bin bela al bashar says:

    Care ndryshimi Kane kolonite e afrikes nga kolonia e shqiperise.
    Ata shfrytezojne naften dhe mineralet, ata na thone kur duhen ngritur taxat. Ata na thone cduhet te bejme.
    Enveri ishte diktator. I disifektonte, I rruante dhe qethte kur vinin keta demokratet e medhenj

  11. juli says:

    Bejne parada ushtarake per te festuare luften kunder nazizmit,e ndersa ne menyren me flagrante duke shkelur te tera marrveshjet dhe rregullat nderkombetare nderhyjne me forca ushtarake duke bere aneksimin e nje pjese territori te nje vendi te pavarure ukraine
    Nderhyjne dhe mbajne te pushtuare nje pjese te Gjeorgjise (Osetia e jugut dhe Ahbazia)
    Dhe tankset ruse ndodhen vetem 40km nga kryeqyteti gjeorgjian
    Mbajne te pushtuare Nagorni Karabak pjese e territorit azerbajxhanas,duke marre anen e Armenise
    Mbajne te pushtuare gjysmen e Moldavise ne menyren me flagrante
    Kane kryer krimet me renda qe njeh europa pas luftes se 2 boterore ne ceceni dhe Dagestan duke masakruare te tere gjinine mashkullore te ketyre republikave
    Kane nderhyre de facto edhe ne ukrainen lindore me armatime dhe forca ushtarake duke shkaktuare me mijraviktima me qellim coptezimin e vendit ne dy pjese
    Dhe pastaj thone ejani te festojme diten e fitores kunder fashizmit!!!!!!!!!!!!!
    Kur jane perfaqesuesit e dogmes hitleriane ne europen e soteme

  12. ALEKSI says:

    Do te ishte mire te conim ndonje grup gjuetaresh se ushtria jone ka kohe qe eshte shperbere.

    Kur ishim me Ruset kishim nje flote me 250 avione supersonik ,kurse sot nen udheheqjen e perendimit,kemi vetem disa motovedeta qe durojne deri ne 1 balle det.Per avione skemi nevoje se na rruajne te tjeret.

  13. Pelasgian says:

    dhe c’eshte me e bukura perseri EVROKURVERIA QE FLLIQ DYNJANE ANEMBANE do shkoje ti lepije bythen serbise !!!!

    Ishte shume me mire te PRANOHEJ KJO PARADE !!!!

    Thjesht per ti dhje n’kok kurvave te Brukselit !!!!

  14. shqip says:

    pse veni aq larg pardje ishte 7 prilli a degjuat gje nga qeveria apo nga mediat te flitet per 7 prillin e 1939????? festat tona jane hallouini festa e birres festa e luleve para 1 muaji u mblodh qeveria te kujtonte 100 vjetorin e mbytjes se anijes austriake. ju thoni te vemi ne paraden kundra hitlerit…. jo more te na merziten gjermanet pastaj. 28000 te vrare i hodhem poshte vetem dhe vetem te mos na merzitet gjermani me italianin,,,, sa turp jemi me te vertet popull bythlepires,,,,,,
    me bast me sa te doni qe serveri i bankes do te rregullohet ne daten 10 atehere do na i jap borshin banka gjermane ky ishte kushti i pare po deshet borxh harrojeni paraden

    1. sokol says:

      po ik meqe e paske aq merak paraden ruse go fuck yourself te rusi.atje do jete dhe kim jon un komunistat kubaneze.Rusia tani per tani perfaqson rrezikun me te madh per paqen boterore

  15. studenti says:

    Gabimi me i madh i politikes Shqiptare! E une i shkreti mendoja se me Edin servilizmi i Shqiperise do merrte fund njehere e pergjithmone.

  16. intelektuali says:

    9 MAJI ESHTE DATA E PUSHTIMIT TE EVROPES NGA HORDHITE BOLSHEVIKE, QE MBOLLEN MURTAJEN KOMUNISTE NE GJITHE EVROPEN LINDORE, PRANDAJ EDHE PARADA FAMEKEQE E PUTINIT PASI KOLLOFITI KRIMENE SI HITLERI DHE PO MASAKRON POPULLIN UKRAINAS SI STALINI ESHTE VETEM NJE KOMEDI MAFIOZO-ENVERISTE.

    Prandaj edhe ju o enverista albaneze mbyllni squpin e komunistit dhe pranoni ate qe i takon historikisht Vatanit – te beje pjese ne gjirin e popujve demokratike te BE-se dhe jo ne shkretetirat staliniste te Rusise bolshevike qe historikisht perfaqesojne vetem:

    PERANDORINE E DJALLIT.

  17. Crusader says:

    Ishte njehere nje kohe qe i kishim shume miq Ruset. U prishem me ta dhe bem miq Kinezet. Pastaj edhe keta devijuan nga vija e partise dhe i hodhem ne kosh te plehrave. Amerikanet dhe te tjeret i kishim armiq te betuar dhe hidhnim valle ne goje te ujkut. Pastaj nje dite me diell, shoku Ramiz na sjell pluaralizmin dhe ne i puthem rrotat e Makines Amerikanit te pare qe erdhi ne Shqiperi, me emrin James Baker. Bile Xhejmsi kur e pa kete kete gje tha, si ka mundesi qe gjeta kaq miq mes armiqsh. Nejse, vazhdojme sot me endrren e BE-se, sepse eshte ne mode. Neser? Kush e di, mbase ndonje UFO!

    A se harrova. Bem luften me Italianet dhe Gjermanet dhe cliruam Shqiperine. Ata qe mbeten ne kete liri 50-vjecare, ne fund u penduan dhe u hodhen ne det per Italine, kurse te tjeret kane mare autobuzat per Gjermanine.

  18. Fitim says:

    Po cfare deshmoresh thua zoti shqip me larte.
    Sa mbaroi lufta e 2te boterore u be nje mbledhje dhe beren llopgari sa jane vrare Gjermanet,nga Italianet.
    Me dokumentat qe kemi rreth 200 persona.
    Mijera te tjere u vrane njeri me tjetrin,lufte civile ndermjet Ballisteve dhe partizaneve.
    Shoke tha dikush sa mund te jete numri?
    Dikush tha qe une kam mendimin qe sa kilometra katrore ka Shqiperia kaq deshmore kane rene.
    Po Ballistet qe kemi vrare?
    Edhe ata brenda kush do dyshoje dhe te hapi gojen e di fundin.
    Ky eshte Albanistani pa breke shoke.

  19. laramani njengjyresh says:

    Kolonia amerikane me emrin Shqiperi refuzon paraden e fitores mbi fashizmin!

  20. Akili says:

    C’eshte e verteta do kisha shume deshire qe ne kete Jubile te 70 Vjetorit te Fitores mbi Fashizmin edhe Shqiperia te perfaqesohej denjesisht si vend aleat i fitimtareve te Luftes se Madhe. S’do doja qe konjuktura te ndikonte ne kete eveniment Boteror por Shqiperia tashme eshte antar i Natos dhe duhet qe te mbaje qendrime te unifikuara me Aleancen. Gjithsesi do ishte mire qe vendi yne te perfaqesohej nga nje grup veteranesh ose pasardhesit e tyre meqense nuk eshte e mundur te perfaqesohet zyrtarisht. Sa per Ukrainen mendoj se ngjarjet aty jane me shume si rrjedhoje e e nje pushteti nacional-fashistesh qe fatkeqesisht u inkurajuan nga perendimi thjesht per ta larguar edhe me teper nga ndikimi Rus e duke harruar si politikat dhe strategjite e saj ne rajon ashtu edhe implikacionet qe mund te rridhnin. Rusia ne arenen boterore eshte nje nga lojtaret me te rendesishem dhe ta nenvleftesosh eshte jo vetem gabim por edhe gafe. Shqiperia e ka patyr dikur Rusine vend Aleat dhe nuk duhet qe ta beje ate armike me doemos.

  21. krysho ludovik says:

    skllavi skllav ngelet se sic ka thene ki popull para nja ca gjeneratash liria nuk dhurohet ne tabaka po fitohet me pushke

  22. Vedat Shehu says:

    Agresori i diteve tona i tipit bolsheviko-nazist Putin, ne krye te ushtrise se tij agresore ne Ukrain dhe ne Aneksimin e Krimese, nuk ka fare dinjitet te ftoje antaret e Aleances Euro-Antlantike qe se bashku me Rusine Bolshevike asgjesuan Agresionin Nazizt. Putini duke imituar Bolshveizmin e Stalinit dhe Nazizmin e Hitlerit, i eshte kundervene Aleances Euro-Atlantike, tashme shekullore, Ne kete Aleance u fut, para katstrofes se saje, edhe Rusiia e shkrete Bolshevike. Te falsesh per madheshti te fitores me ne krye Putinin do te thote te perkrahesh agresionin e tij ne Krime dhe sundimin e tij vrases brenda vendit.s’ka fare

  23. arber1468 says:

    Po pse të mos organizojmë paradë këtu në Shqipëri me Amerikanët Anglezët? Deri në fund të luftës ata ishin aleatët kontribuues tanët. Pas luftës kur iku rreziku gjerman atëherë filluam vicklat ideologjike.

  24. Laveri says:

    Ju paska ardhur urdher i prere nga rruga e Elbasanit

  25. Adil Ajeti says:

    Prisni te enjeten tjeter kur sali berisha do ta kapi foltoren e kuvendit dhe ta akuzoje Ramen se per qellime te tija personale nuk shkoj ne rusi e te tjera pisllaqe qe vetem truri i mykur i sali berishes di ti pjelle!

  26. mira says:

    Serbi shkon ne parade nuk pjerdh per Evropen dhe evropa perseri i ferkon kurrizin.
    Shqiperine Europa e copetoi dhe e beri fertele,i cakton dhe se cfare te thote dhe cfare te bej, dhe servilet shtrihen barkas.
    Pune kake!

  27. Drejtesi says:

    Parada nuk eshte e Putinit ,eshte e popujve qe triunfuan kunder nazizmit. Eh ! E llogjikeshme shte ,qe Merkel nuk ka si te marri pjese ,as Monti ,as Erdogan dhe aq me teper gjithe kjo fara e re e nazofashisteve te Evropes dhe Ballkanit .Edhe ky i joni Ramofashisti ! Nje kuisling i tyre eshte ,teresisht i neneshtruar .

  28. lol says:

    Ikni mo, pirdhuni, bythëlëpirësa…! Tani Rusinë nuk do ta zëjë gjumi, se nuk vete Shqipëria në Paradën e Moskës…(???!!!) Hahahahahahaha….!!! Servilizmi i pështirë, të bën për të vjellë…!

  29. Ilirjan says:

    Mospergjigje te fteses per festimet e 70 vjetorit te Fitores mbi nazi-fashizmin!
    – Pune kuislingesh.
    Fatkeqsi per momentin, po felliqemi keq ne sy te Popujve liridashes.

  30. lol says:

    Përshëndetje, komentuesve me mënd në kokë…si @adriatik, loni, agim.cani, mao, hajtmo…etj., që japin shpresë, se avash-avash, ky popull i përgjumur, me ekstazën “e drogës” së përrallave të bukura…po zgjohet dhe po kupton…

  31. mitro says:

    Pas ketij veprimi prestigji nderkombetar i Rusise mori fund

  32. Fred says:

    Mendoj se duhet të marim pjesë. Ne si aleatë në luftën botërore kundër nazifashizmit jemi fitues dhe duhet të kemi vendin në tribunë karshi SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Rusisë. Kjo çështje politizohet kot dhe ne duhet të dëgjojmë zërin e ndërgjegjes sonë dhe jo t’i mbajmë ison të tjerëve apo të bëjmë lakeun. Mosmarja pjesë është e turpshme nga ana e pushtetarëve tanë!

  33. Gjirokastra says:

    Po koqe ngelen komunistet ?
    Po dhe babai juaj shpirteror qe populli e terhoqi zvarre… u prish me Rusin e doli nga traktati i Varshaves qe ne 1961 ..Tani o me Naton o me Ruset …Aleatet qe kemi pasur ne lufte kane qene anglo -amerikanet …Nuk pame ndonje rus te hidhte ndonje dyfek per te na çliruar …A po udhezimet nga kominterni vinin me ane te jugosllaveve si te prishej marrveshja e Mukjes e te behej gjakderdhje vella vrasese ne Shqiperi …;) Kur Nato u fut ne Kosove per te na mbrojtur Rusia ulerinte nga dhimbja sa dhe sot e krahason pushtimin e Krimes me Kosoven ..qe nuk ka krahasim …Atehere çfare m…doni o niper barinjsh …Idetiteti kulturor ne politike ndryshon ne baze te demokratizimit te shoqerise ..Apo me ka parakaluar gjishi dikur me krabe e gune ne Moske do vete dhe une ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje