Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidatët e saj pë kryetarë Bashkie në Qarqet e Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Fierit dhe Elbasanit. Kreu socialist Edi Rama ka nisur takimet me deputetët sipas qarqeve ku ka zyrtarizuar kandidaturat e propozuara.
Fillimisht Rama ka pritur në selinë e PS-së deputetët e Qarkut të Shkodrës dhe më pas ato të Dibrës, për të vijuar më pas me deputetët e Qarkut të Durrësit.
Pas takimit me Ramën, deputetja e PS-së Mimoza Hafizi dhe më pas ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaruan se janë konfirmuar kandidaturat e propozuara për Bashkitë e qarkut të Shkodrës dhe Dibrës.
“Kryeministri është totalisht dakord, për Partisë Socialiste janë kandidatë të konfirmuar por presim miratimin edhe nga aleatët e mazhorancës.
Për Bashkinë Shkodër është Keti Bazhdari, për Bashkinë Koplik u konfirmua Tonin Marinaj, për Bashkinë Pukë u konfirmua Rrusten Struga, për Bashkinë Vau Dejës Gjokë Lleshi dhe për Fushë-Arrëzin Fran Tuci ”, tha deputetja Mimoza Hafizi.
Ndërsa ministri i Financave vuri theksin në epokën e re që duhet të nisë në drejtimin e bashkive. Sipas Canit emrat e përzgjedhur nuk garantojnë vetëm fitoren, por në rradhë të parë duhet krijimi i një mentaliteti të ri në drejtimin e pushtetit vendor, duke iu përgjigjur kështu edhe përgjegjësive që krijohen me ndarjen e re territoriale.
“Nga konsultimet e të gjithë grupeve të interesit, në të gjitha nivelet. Kemi marrë për bazë edhe mjaft pyetësorë që kemi kryer. Për Bashkinë Dibër kandidon Shukri Xhelili, Për Bashkinë Klos kandidon Valbona Kola, Për Bashkinë Has kandidon Adem Lala, për Bashkinë Mat kandidon Adelina Ferici, për Bashkinë Tropojë kandidon Rexhë Biberaj“, tha Cani.
Ndërsa deputeti Blendi Klosi pas takimit me Ramën ka bërë të njohur emrat e kandidatëve për Kryetarë bashkie në Qarkun e Durrësit.
Kështu për Bashkinë e Durrësit është rikonfirmuar rikandidimi i Vangjush Dakos, për Bashkinë e Fushë-Krujës do të kandidojë deputeti Artur Bushi dhe për atë të Shijakut do të kandidojë Ardian Kokomani.
Qarku Tiranë
Bashkia Kavajë Elvis Roshi
Bashkia Kamëz Safet Gjici
Qarku i Fierit
Bashkia Fier Armando Subashi
Bashkia Roskovec Majlinda Bufi
Bashkia Patos Rajmonda Balili
Bashkia Lushnje Fatos Tusha
Bashkia Divjakë Fredi Kokoneshi
Qarku Korçë
Bashkia Korçë Sotiraq Filo
Bashkia Maliq Gëzim Topçiu
Bashkia Bilisht (vijojnë konsultat)
Bashkia Pogradec ( pritet kandidatura e LSI)
Bashkia Kolonjë (pritet kandidatura e LSI)
Bashkia e Pustecit (pritet kandidatura e partisë maqedonase)
Qarku Shkodër
1.Bashkia Shkodër Keti Bazhdari
2.Bashkia Pukë Rrusten Struga
3.Bashkia Koplik Tonin Marinaj
4.Bashkia Vau i Dejës Gjokë Lleshi
5.Bashkia Fushë-Arrëz Fran Tuci
Qarku Durrës
1. Bashkia Durrës Vangjush Dako
2.Bashkia Krujë Artur Bushi
3.Bashkia Shijak Ardjan Kokomani
Qarku Elbasan
1.Bashkia Elbasan Qazim Sejdini
2.Bashkia Librazhd Kastriot Gurra
3.Bashkia Belsh Arif Tafani
4.Bashkia Gramsh (vijojnë konsultimet)
5.Bashkia Peqin ( PS pret propozimin e PDIU)
Qarku Dibër
1.Bashkia Dibër Shukri Xhelili
2.Bashkia Klos Valbona Kola
3.Bashkia Mat Adelina Farici
Qarku Kukës
1.Bashkia Has Adem Lala
2.Bashkia Tropojë Rexh Biberaj
Armando Subashi zyrtarizohet kandidat për bashkinë e Fierit
Deputeti Armando Subashi zyrtarizohet si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Fierit. Subashi është zyrtarizuar pas takimit që kreu socialist Edi Rama ka zhvilluar me deputetët e Qarkut të Fierit.
Gjithashtu Fatos Tushe do të jetë kandidat për Bashkinë e Lushnjes.
Po ashtu është zyrtarizuar si kandidat për Bashkinë e Divjakës Fredi Kokoneshi, ndërsa për bashkitë e Roskovecit dhe Patosit kandidohen Majlinda Bufi dhe Rajmonda Balili.
“Pas një konsultimi të gjerë me strukturat e PS në Fier dhe shoqërinë civile si dhe aktorët ekonomikë e social në këtë qark u vendos që në tryezën e aleatëve të propozojmë këto emra. Fillimisht kemi vendosur që të propozojmë dy zonja. znj Majlinda Bufi në bashkinë e Roskovecit, e cila është deputete dhe anëtare e komisonit parlamentar të Ekonomisë. Së dyti për bashkinë e Patosit propozojmë znj. Rajmonda Balilaj që është aktualisht kryetare e bashkisë Patos edhe ajo një eksperte e administrimit të mirë”.
Për bashkinë e Fierit, kemi vendosur të propozjmë z. Armando Subashi, deputet i Kuvendit dhe komisionit të Ligjeve. Për bashkinë e Lushnjes kemi vendosur të propozojmë z. Fatos Tushe, kryetar aktual i kësaj bashkie dhe ai me objektiva të realizuara.
Për bashkinë e Divjakës kemi vendosur të propozojmë kryetarin aktual të Divjakës, z. Fredi Kokoneshi”, tha deputeti Erjon Brace pas takimit me Kreun e Qeverisë Edi Rama.
Qarku i Elbasanit, emrat e miratuar
Kryeministri Edi Rama ka vijuar serinë e takimeve në kuadër të përcaktimit të kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit me depuetët e qarkut të Elbasanit.
Pas këtij takimi deputeti Taulant Balla ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për bahkitë e këtij qarku.
“Për bashkinë e Elbasanit kandidaturë do të jetë kryetari aktual i bashkisë, Qazim Sejdini, që reflekton një mirëadministrim lokal, jo vetëm në bashkinë e re Elbasan, pas bashkimit me të dhe të disa komunave të tjera, por është një model i qeverjes lokale që na garanton të dalim përpara qytetarëve të Elbasanit me një kandidaturë shumë fituese”, tha Balla.
“Për bashkinë Librazhd ramë dakord që do të jetë kandidatura e Kastritot Gugës, një jurist shumë i zoti, i cili në këto vite ka treguar se është nj administrator shuëm i zoti”, u shpreh Balla.
Së treti, vijoi Balla, “sa i përket bashkisë Gramsh do të vazhojmë një proces të thellë konsultimi me strukturat e PS dhe shoqërisë civile me qëllim konkludimin me emrin më të mirë për Gramshin”.
“Për Bashkin Belsh pas një kosnultimi me strukturat e PS dhe shoqërinë civile kemi konkluduar që ta fitojmë bashkinë Belsh me një kandiaturë të sporvuar, pasi ka një eksperiencë të gjatë në qeverisjen vendore, si z. Arif Tafani, i cili e ka drejtuar më parë këtë bashki, por tashmë me ndarjen e re z. Tafani garanton kthimin e bashkisë Belsh në një qëndër zhvillimore social-ekonomike”, tha Balla.
Për bashkinë Peqin deputeti Balla u shpreh se “jemi në një proces konsultimi me partitë aleate, në këtë rast me PDIU, prej të cilëve presim propozimin e tyre. Procesi me aleatët është konsultativ dhe do të konkludojmë me kandiaturën fituese”.
Blushi: Fundi i një procesi që nuk ishte proces
Fundin e një procesi që nuk ishte proces. Kështu e ka përkufizuar deputeti Ben Blushi zyrtarizimin e kandidatëve të Partisë Socialiste për kryetarë bashkie në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.
Ndërsa ka dalë nga selia e PS-së, Blushi ka shmangur komentet mbi kandidatët e zyrtarizuar, por nuk nguroi të kritikonte mënyrën e përzgjedhjes së kandidaturave.
“U mbyll një proces që nuk ishte proces”, tha Blushi.
Burime brenda PS konfirmojnë se Blushi ka pasur kritika dhe ka qenë kundër rikandidimit të Qazim Sejdinit për Bashkinë e Elbasanit.
Pak ditë më parë, deputeti socialist i konsideroi emrat e kandidatëve jo si të Partisë Socialiste, por të Edi Ramës./gj.k/
Vangjush Dako perseri ne Durres. Mafioz, anadollak, katunar, injorant, hajdut, shkaterrues, genjeshtar, pa shije, pa palce, halldup, servil, qullash, qurrash, etj.
PS t’i thote “mirupafshim” Durresit, me Vangjush anadollakun.
Doni duken e krimit ju
Si duket, kane vendosur bashke me PD t’ia japin Dukes.
PS ne keto zgjedhje vendore humb : Tiranen,Durresin,Shkodren,Elbasanin, ne pikpyetje FIER-VLORE. Po qe se nuk dalin keshtu ketu do te jemi, dhe une jap fjalen se do te zhdukem nga kjo faqe komentimi dhe nuk do te komentoj me. Nderkohe qe Vangjush Dakos do ti nis nje leter ngushellimi per hubjen e sigurte dhe te paralajmeruar ,perballe cdo lloj kandidati nga krahu tjeter. Kete gje shume shpejt do e bej edhe me Kryeministrin ku do ta ngushelloj per hubjet e bashkive te medhe qe jane 100 te sigurta qe nuk fitohen nga Dakot,Veliajt,Sejdinet e tj. Ketu jemi do shohim e ndegjojme.
Fatkeqesisht PD nuk merr asnje Bashki, apo Komune.
Edhe une heq dore nga Pilafi, po nuk me doli fjala.
Do gatuaj vetem Fasule….
O PILOOOOOOOOOOOOOOO
Kur kalojme para lokalit tend i fusim te pestin, skemi para vellaaa! kaq zgaverrshqyer qenke ti o pilo qe spo e ndjen “te gjatin”???
edhe une jam shum dakort me komentuesin,,MOISI GOLEMIN…. DAKO DHE PS ta harroj voten time dhe te familjes time,,,,xhuxh mashtrusi,,,hyn nga dera e parme dhe del nga dera e mbrapme,,nga genjeshtrat ,,EDI RAMA,,,,TURP TURP TURP PER KANIDATUREN QE I KE DHURU DURRESIT,,,,KAM 15 VJET QE VOTAT E FISIT TIM SHKONIN PER PS,,,POR ME DAKON,,,HARROJENI VOTAT O Z KRYEMINISTER,,,,DO TA SHIKONI SI DO TE DILNI,,,PANVARSISHT QE DAKO KA HEDHUR NJE SHUM TE MADHE PARASH,,, POR PER LESH DO TE SHKOJN,,,,DAKO ISHTE I MIR PER KOMUNEN E SHKOZETIT
Mendoj se Bufi e fiton ne Rroskovec pasi ploteson disa kritere te forta. Se pari gjyshi saj e ka patur mbiemrin Helmi mbiemer i vendosur nga zona ku bufi kerkon votat.ja vendosen Helmi se e “donte shume” zona.se dyti se eshte buf me kater sy. Se treti se ploteson kg. e dhjamit dhe eshte “shume” punetore.Se katerti ploteson gjatesin qe kur ulet ne karrike nuk i zene kembet ne toke. Se pesti ka baban “shume”te “mire” qe e “do”zona shume. Se gjashti e “do”zona se beri nji nepotizem te theksuar per punesim. Punesoi shoket e saje pamvarsisht nga mungesa e arsimit qe kishin si dhe njerzit e fisit saje dhe te burrit pamvaresisht nga arsimi dhe perkatesia partiake. Per keto arsye un mendoj se kandidati i djathte e ka me te leht per ta fituar bashkin Rroskovec.
Blushi ka te drejte qe shprehet qe keto zgjedhje vetem proces nuk ishin. Rama vazhdon me koken e tij, te vendos cilin ai mendon ,dhe harron se ne kuti te votimit nje vote ka, dhe atje do te vendos populli me shumice. Po te degjoje Blushin ne Elbasan Sejdini nuk duhet te ishte , vetem per nje fakt se ka tre legjislatura dhe kerkohej nje figure te re, e pakonsumuar keshtu dhe per Dakon ne Durres ku e kandidon si mik dhe me sygjerim te Klosit, te cilin veje dhe ne Tirane dhe bashke me Elbasanin dhe Durresin te humbesh dhe Tiranen. Pyet deputet vendalinj dhe jo te deleguar qe vec drekave qe hane nuk njohin gjendjen e qyteteve respektive. Ne pergjithsi kandidatet jane te mirezgjedhur, po do te vecoja Keti Bazhdarin ne Shkoder. Per Tiranen mos vendos ushtar si Veliaj dhe Klosi por gjeneral si Majko dhe Blushi qe ta kesh te sigurte fitoren, se dhe elektorati ate po pret.
ne durres 100 per qind te gjatin do marresh o EDO,,,,ME XHUXH DAKON
ka shume te ngjare qe PS te humbase edhe maliqin .Nuk eshte budalla Maliqi te votoje per here te 5’te te njejten fytyre.
Atehere, gezuar PD ne Maliq
Ne bashkine e Elbasanit duhej nji person me vizione te reja.Eshte qytet qe glojne me dhjetra apo qindra persona me vlera e cilesi te mira si inxhinjere, ekonomiste, profesore ,arkitekte se eshte nder 3 bashkite me te medha te vendit. Se c’fare vlerash e c’vizione ka Qazimi e dine me mire qytetaret e Elbasanit e jo Taulant Balla.. Qazoja qe eshte afro 65 vjec.di te rregulloje vetem punet e tij dhe te klanit te vet.C’fare socialisti eshte ky qe dhe rruget qe beri ju prishen per 1 muaj, kur qytetin e la pa kinema vetem e vetem per te bere nji palllat 13 katesh.,ku bashkine e ka mbushur me 700 nepunesat e tij,e ku ka favorizuar femijet, te afermit e miqt e servilat tij,ku sportin e ka cuar ne fund, qe nuk mbahet mend asnjihere kjo gjendje e mjeruar.Ai ka denigruar kreret e P.S te Elbasanit aq sa ka mundur.Do te shohim se si do te dale ne zgjedhje kjo bashki e madhe..Eshte pikepyetje e madhe per qytetaret elbasanas qe u befasuan me kete zgjedhje te ketj plaku e gjyshi!!!!!!!!
Po Vloren pse Se nxorre apo nuk te lene Kokedhieri me Valentina Leskaj te veprosh. Thua po bej sondazhe ne Vlore. Si une dhe shume qytetar te Vlores asnje nuk eshte pyetur per kamdidatin. Atehere ku eshte ky sondazh qe po zhvillon o Rama? Vetem genjeshtra thua. Kerkon te lash mutin me shurr. Nga keto sjellje i filloj edhe vajmedetit numetimi i diteve mbrapsht.
o milet lajmi i fundit ,ne Maliq nje fare gezim topciu kandidon per here te peste PS,kush nuk e beson le te pyese niko peleshin qe per interesa te tij si i etur e i pangopur per para qe po shkaterron korcen si duket me kete qe beri jo vetem koken e tij qe do te haje por edhe ata me te cilet vjedh.i zencin hakat e popullit qe smbush barkun me buke.zgjohu o milet
Te lumte goja o komentuesi MJAFT. I ke thene te gjitha per “vizionarin” anadollak, Qazim Sejdinin.
Me Safet Gjicin hajdutin, Banditin e fabrikes se tullave ne Vore do fitoni Kamzen ju? apo me Safet Gjicin i cili ne zgjedhjet lokale te vitit 2011 mori peng nje qytetar ne ne zyrat e tij prane Gardes, por qe nuk u publikua nga Policia e shtetit e cila Ishte angazhuar me vjedhjen e zgjedhjeve tek shkolla Vasil Shanto.Turp…Rilindjes leshi me hajdute.
Po pse more zoti Rama po me legena e spiuna do ta marresh Elbasani perseri ti JO harroje Elbsanasit jan kaq te mire e tolerante sa kete rrradhe nuk do te ta falin kandidimin e Qazimit Nje gje do te te siguroj se nuk do te te jete rezultati si me Durim Hushin ku Qazimi luajti me dy porta -u qeth dhe u rrua qe te kishte nje kandidt si Hushi perballe-por do te kemi nje pamje tjeter Ketu do te jemi se sa te veshtire do ta kete me Turkun e PD Njeri me kulture dhe me me shume intergritet.petagog ne fund te fundit e jo injorant servil .polic hesapi FITORE PD QE TE ZHDUKET HALETE SI SEJDINI DAKO FILO ETJE TJ TE PS E TE HAJNAVE LSI
Shumë bukur edhe barazia gjinore. Deri tani 18 meshkuj dhe 4 femra kandidate. Po, po 50% femra, 50% meshkuj. Qarte.
une mendoj qe kandidati me imire per tiranen ka kohe qe eshte perzgjedhur nga edi rama por kam nje mosbesim te vogel nga ilir meta besoj se e dini per cilin behet fjale per p.majko
Eh i/e dashur Katja , ke te drejte . Paske shume mllef .Mos e ke personal ? E po duro pak , sa te dale rezultati , pastaj bej edhe ndonje analize tjeter per Bufin .
Dako duhet te ishte ne burg per mosveprim me pasoje vrasjen e nje gruaje te lene nen meshiren e acarit ne lulishten e qytetit. Kur te votoni Dakon, mendoni se votni per nje vrases, kur votoni dakon memdoni se po votoni varrmihesin e lashtesise nen pushtetin e betonit.