Zbardhet pasuria e Mark Frrokut, ka 10 milion euro dhe prona pa fund

10 Prill 2015, 10:23Politika TEMA

Mark Frroku ka qenë në qendër të raportimeve këto javët e fundit.

Ai është një personazh që nuk njihej dhe flitej shumë për të, deri sa shpërtheu “çështja” Doshi.

Gazeta “Shqip” është marrë sot me pasurinë e deputetit, e cila e deklaruar rezulton të jetë 10 milion euro.

Përveç kësaj, Frroku zotëron edhe 32 prona në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Kur bëri deklarimin e pasurisë për herë të parë në vitin 2013, Frroku deklaroi se kishte dy apartamente në Tiranë me vlerë 5.9 milion lekë dhe dy të tjerë në Shëngjin, me vlerë 2.4 dhe 3.4 milion.

Gjithashtu, ai deklaroi një vilë trekatëshe në Tiranë, me vlerë 532 mijë euro.

Në Pukë, Frroku deklaroi se zotëronte një apartament me vlerë 100 mijë euro dhe gjysmën e një shtëpie, me vlerë 40 mijë euro.

Ai ka deklaruar gjithashtu se ka edhe lokale në Tiranë, vlera e të cilit shkon 330 mijë euro, Himarë dhe Pukë.

Në vitin 2013 ai deklaroi se kishte tre makina, në vlerën e 123 mijë eurove.

Bëhet fjalë për një BMW me vlerë 90 mijë euro, një Benz me vlerë 10 mijë euro dhe një Audi me vlerë 23 mijë euro.

Nndërsa një vit më vonë ka shtuar edhe tre makina të tjera, me vlerë 23 mijë euro dhe 9 milion lekë.

Ai shprehet ndërkohë se ka dhënë hua edhe 650 mijë euro.

Ka pronë në Kashar, Kus të Tiranës, Pukë, të cilat janë mbjellur kryesisht me vreshta dhe pemë.

Në vitin 2014 fitoi 1.4 milion euro pasi shiti 30 përqind të aksioneve tek kompania Xhoi Co21.

Një vit më parë kishte fituar 500 mijë euro nga shoqëria AML./b.l

32 deklarimet e vitit 2013 të Mark Frrokut

Apartament 49.3 m2, Shëngjin: 2.451.196 lekë

Dyqan 133 m2, Himarë: 130 mijë euro

Dyqan 78.66 m2, Vlorë: 5.734.314 lekë

Dyqan 56.84 m2, Vlorë: 4.143.636 lekë

Apartament 69.6 m2, Shëngjin: 3.460.512 lekë

Bodrum 11.6 m2, Shëngjin: 403.726 lekë

Bodrum 11.6 m2, Shëngjin: 403.726 lekë

Shtëpi banimi tri kate 532 m2, Tiranë: 532.000 euro

Tokë are, 30 dynym, Pukë (e trashëguar): 21.000.000 lekë (50%)

Shtëpi banimi 160 m2, Pukë (e trashëguar): 40.000 euro (50%)

Lokal 200 m2, Luf Pukë: 100.000 euro (50%)

Tokë are 3 dynym, Luf, Pukë: 5.600.000 lekë (50 %)

Shtëpi banimi 500 m2, Luf (e trashëguar): 100.000 euro (50%)

Dhënie hua: 650.000 euro

BMW, vit prodhimi 2012: 90.000 euro (likuiduar 30.000 euro)

Benz G, vit prodhimi 1996: 10.000 euro

Autoveturë “Audi A3″: 23.000 euro (likuiduar 16.000 euro)

Tokë are 4450 m2, Yzberisht në emër të shoqërisë AML: 1.335.000 lekë (50%)

Tokë are 1352 m2, Yzberisht në emër të shoqërisë AML: me çmim tregu (50%)

Tokë are 1000 m2, Yzberisht në emër të shoqërisë AML: me çmim tregu (50%)

Tokë are 22.400 m2, Kus Tiranë në emër të shoqërisë AML: 448.000 lekë (50%)

Pemëtore 29.800 m2, Kus Tiranë në emër të shoqërisë AML: 596.000 lekë (50%)

Vresht 4.000 m2, Kashar, në emër të shoqërisë AML: 500.000 lekë (50%)

Pemëtore 18.950 m2, Kus Tiranë në emër të shoqërisë AML: 379.000 lekë (50%)

Pemëtore 30.200 m2, Kus Tiranë në emër të shoqërisë AML: 604.000 lekë (50 %)

Pemëtore 32.000 m2 në Kus, Tiranë në emër të shoqërisë AML: 640.000 lekë (50%)

Vresht 1512 m2, Kashar, Tiranë në emër të shoqërisë AML: 500.000 lekë (50 %)

Njësi 224 m2,Durrës: 24.864.000 lekë

Dyqan 175 m2, Tiranë: 100.000 euro

Të ardhura nga shitja e 30 % të aksioneve të “XHOI CO 21″: 1.400.000 euro

Të ardhura nga shoqëria AML (50% e aksioneve): 500.000 euro

Të ardhura nga paga e përfitime financiare si deputet: 730.454 lekë

Daklea Frroku/ Bashkëshortja

Pemëtore, 950 m2, Kashar: 425.600 lekë

Truall 250 m2, Kashar: 6.696.250 lekë

Administratore e shoqërisë “FC Leonard”: 2.000.000 lekë

Deklaratë për 2014

Ndërtesa e ish-hotel “Pensioni”: 6.000.000 euro

Autoveturë “Mercedez Benz”: 18.000 euro

Autoveturë “Audi”: 900.000 lekë

Autoveturë “Audi”: 5.000 euro

Shpenzime rikonstruksioni për godinën “Leonard &Junior”: 40.000 euro

Të ardhura nga Kuvendi i Shqipërisë: 2.400.000 lekë

Të ardhura nga pensionet e prindërve: 360.000 lekë

Shpenzime udhëtimi dhe akomodimi në SHBA: 10.000 USD

Daklea Frroku/ Bashkëshortja

Të ardhura nga paga në kompaninë “Leonard & Junior”: 600.000 lekë

Shpenzime udhëtimi dhe akomodimi në Gjermani me vajzën: 3.000 euro

 

47 komente në “Zbardhet pasuria e Mark Frrokut, ka 10 milion euro dhe prona pa fund”

  1. tfgs says:

    kryepisi Meta cfare pasurie ka!!???
    Rama fillo pastrimin nga koka pastaj nga bishti……..

    1. kurreshtari says:

      Konfiskojani atij dhe shume te tjereve

    2. doules yeeftos says:

      xaxaxaxaaaa reeeeeee tourkoarxidifagos papaiiiiii ! Te rrenqethet mishi kur lexon se sa para ka nje allvanos i veten e greket po ngordhin rrugeve te athines si qene per buke

      Ade koproskile……

    3. neda says:

      Per mendimin tim me mire nje i pasur ne politik se sa nje fukara, politiken duhet tabejne te pasurit, deri tani ne shqiperi dihet boterisht qe eshte kultivuar ashashi dhe shume vete kane vene lek, dhe shume mire kane bere sepse tranzicioni prandaj eshte per te krijuar shtresat,mendoje se detyre e shtetit eshte te beje nje amnisti fiskale dhe te shikojme perpara, tu jepet mundesi njerzeve te investojne dhe parat te mos dalin jashte shqiperise si “para te pista” duke u bere si me thene me katolik se papa, dihet historia e Las Vegasit dhe investimet qe u bene atje nga parat e droges, te mos i shikojme me percemim te pasurit,sepse pasuri vene te mencurit dhe shqiperine te pasurit do e bejne dhe jo vafanjaket

    4. roberto says:

      Dhe kur e krahason kete hajdut demokratik me Nexhmije Hoxhen qe u denua per 32 mije leke kafe vdekjeje,te vjen te shkulesh LESHTE E BYTHES!!!
      Ja per te ardhur kjo lloj “demokracie” ulurinin kelyshet e fashizmit :”LIRI DEMOKRACI”!!!
      LAVDI HEROIT ENVER HOXHA”!
      Vetem ai burre paska qene per kete popull fukara!!!

  2. vlora1912 says:

    Kjo eshte edra Shqiptare, sa i zoti paska qene.

  3. tomorri says:

    Ka bere biznese me paret e mia si taksapagues. Dhe te tuat. Dhe te gjitheve. Une s’paskam paguar taksa – i paskam ndertuar shtepi e lokale Markut! Vete jam me qera por s’ka problem, se do hame edhe bar.

  4. iliri says:

    Nuk do tëshkruaja asgjë nqs do ti kishe me djersë, biles do të thosha edhe të lumtë. Kam 23 vjet që punoj shofer në Gjermani, dhe kam ble me zor vetëm një hyrje në Durrës, ky është ndryshimi i të qënit politikan në Shqipëri, dhe punës me djersën e ballit. Habitem se sa lekë paska pas ai vënd, u bënë politikanët miliardera dhe ai vënd akoma jep, jep për ta jo për ne.

    1. katarakti says:

      Eshte shitur gjithe Shqiperia per 5 aspra, o Ilir. Shqiperia vete ka vlejtur miliarda. Sepse ishte shtepia e 3 milione njerezve. Por ajo u shit e gjitha, dua te them se te gjitha pasurite e saj nentokesore dhe mbitokesore i kaluan te huajve ose pushtetareve vendas. Ndermarrjet si porte dhe aeroportet, telekomunikacini, bankat etj etj, ku hyn e del paraja, po ashtu u dhane me koncesione dhe rryshfete. Enver Hoxha kur vdiq e la Shqiperine pa asnje lek borxh dhe te ndertuar nga koka te kembet, (por shqiptaret vete i la te varfer). Gjithe kjo pasuri u be rrush e kumbulla nga ujqerit qe erdhen me pas. Edhe armet dhe fisheket e Enver Hoxhes i shiten. A te kujtohet Gerdeci?! Pra u shit shtepia e perbashket dhe parate u futen ne xhepat e pak maskarenjve qe sot quhen biznesmene ose politikane. Prandaj shqiptaret e varfer edhe sot e kesaj dite; 25 vjet pas thirrjes ta bejme Shqiperine si gjithe Europa, po ikin nga syte kembet. Se Shqiperia u be si Afrika.

  5. toni says:

    Leket i ka bere para se te behej deputet. Ca problemi ka?

    Sala,Meta Rama jane futur pa lek ne politike…

    1. tomorri says:

      ou…!! po si i ka bere? apo sheik arabie me pus nafte ne puke!?

    2. popull says:

      mire e ke ti toni,por ato leke i ka bo me femra….te tjerat analizoi vete.

  6. Shën Thomai says:

    Ky me patjeter do te kete degjuar emisionin “Si te behesh milioner me Koçon”

    1. Vau i Dejes says:

      Po, se librin zor se e ka lexuar

  7. korcari says:

    O tema eshte edhe president i skuadres se terbunit.

  8. Xha Laze says:

    Te lumte trapi
    Ky eshte Burre Shteti
    Ka menduar qe te rregullohet vet njehere e pastaj te rregulloje Popullin

    1. rajub says:

      O Xha Laze po kur do te mbaronte te rregullohej vete edhe sa do te vidhte me ? jo per ndonje gje po te dime ku eshte kufiri qe te vjedhi kaq e pastaj te filloi te mendoi per popullin po kame frike se nuk ka kufi prandaj shqetesohem…

  9. nje kafe por pa sheqer fare says:

    ASHTU pra thon qe i ka ber me prostitucion dhe drog ne BELGJIK dhe HOLLAND se aty akuzoet dhe per vrasje, ty toni montana si te duket se i ka ber me djers, me djers dhe me gjak i ka ber, por me djersen dhe gjakun e te tjerve,deri kur do hecim me teorin hhallall ja boft zoti ne shqiptaret se qenkemi nje popull muti qe nuk na gjen kerkund, qaeni nga disa dhe mbivlersoni ata qe kan ber gjemen,mir thot tukofakus pun korrakesh.

  10. Bentirona says:

    FRROKU PRESIDENT. Edhe kush qahet nga Enver Hoxha!!!!!!! . Sa per pasurine, hallall ja boft zoti se Albanistani ja dha mundesine te gjitheve te pasuroheshin me Salushin ne krye, por nese ka bo vrasje?????? Vaft ne frrok te origjines.

  11. endri33333 says:

    Meqe ka informacione te sigurta qe ka kryer aktivitete ilegale me droge dhe prostitucion, perse nuk i sekuestrohet pasuria sipas ligjit????
    Ku eshte edi rama qe do beje shtet? Apo vazhdon te mbjelle palma ????

  12. Billy says:

    Shume mire. Punon tjetri, jo llafe.

  13. h says:

    Droga , prostituta, vjedhja, rrembimi , kercenimi jane bizneset e ketij !

  14. Edi Rama says:

    shqiperia nuk ka nevoje per ndihma leket i ka brenda mjafton tua marre pisave dhe hajdutave si berisha nano meta rama mediu gjinushi frroku dhe gjithe plerat e tjera jane shume dhe nuk mund te permenden te gjithe………

  15. shkodrani(AUSTRI) says:

    Nuk i kontrollon kush se jane te gjithe njesoj……

  16. tomorri says:

    Nuk dua ta di ne se ka Mark,Frrok,Ndoc,Paulin Mrike e tj.Jam shume dakorte qe taksat e mija paskan ndertuare vila,paskan blere makina,pasuri te patundeshme,paska dhene dhe borxh dhe une me tre kurora jam ne nje shtepi qe e kam mare nga ushtria ne kohen e te madhit Enver Hoxha (nuk shquhem per Enverist) por paska qene burre.
    Per mua partite politike jane hjena qe shantazhojne popullin dhe e rjepin ate ,i pine gjekun si shushunja pa pike meshire.
    Nuk me rrihet pa ja kujtuare Edi Rames se çfar po ben me verifikimet e pasurise marramendese te politikaneve dhe vetem te politikaneve se ata jane shushunja me e madhe dhe me e pa meshirshme per ate popull qe dua ta krahasoj me delet e shkreta qe jane shume te urta edhe kur qengji ja u tund gjirin si mos me keq per te thithur qumeshtin qe tek e fundit i takon per tu rritur.çjane more keta ,po si nuk u vjen turp kur dalin dhe flasin ne podjumin e parlamentit ,po si nuk kane turp kur shikojne se sote ne shqiperi vdesin njerez nga varferia dhe papunesia.Kam degjuare per ate BYRONE E HETIMIT por nuk po e materializoj dote se çfar eshte dhe çfar do te beje.Ne se do merret me keto probleme qe prona te shkoje tek i zoti dhe shqiptaret ti futen rruges se demokraise mire ne se jo ne hesfelte vafte edhe kjo me gjithe Edi Ramen dhe kompani.Ne po presim qe dobiçet qe kane shtire pasurine e ketij populli ne dore duke e vrare dhe prere te zhduken njehere e mire.Popull zgjohu se ketu ne perendim po te kishte pak gjera nga ato qe çfaqen ne shqiperi gjaku shkonte ne gjuhe pa nje dhe pa dy.

  17. Dhe…të gjitha këto të palara..dolën ..thjesht se bëri një gabim..U fut përsëri nëpër skenare krimesh..Sepse,kjo është jeta e tij..Krim,prostitucion,drogë,femra,ahengje…darka e dreka…dhe..më në fund..i Fut edhe një deputet..që tu..”zësh frymën të gjitha të këqiave..”dhe del pa lagur..Na rruat ne që punojmë nëpër europë..dhe me zor kemi blerë një shtëpi në Shqipëri..Mendoni tani se sa është pasuria nëse do tu mblidheshin të gjithë deputetëve..dhe familjarëve të tyre këto para të grabitura nga Arka e Popullit….Si ky deputet..janë pothuajse të gjithë këta që janë në detyrë..por edhe ata që sjanë më në kuvendin Shqiptar..Kanë bërë psuri përrallore..Prandaj,këto para duhen kthyer andej nga janë marrë pa drejtësisht..Nëse mblidhen këto para të vjedhura..dhe i jepen arkës së shtetit..atëherë po,që do të ketë investime,dhe vende të reja pune..do të ketë interes shqiptari për punë në atdhe..Dhe nuk do marë më rrugët e botës..Qeveria Rama..nuk mund ta bëjë dot këtë..Sepse i ka duart dhe këmbët të lidhura mew Zinxhirët e Krimit dhe Korrupsionit…!

  18. Z/Kallami says:

    Ne demokraci ndryshojne punet me postin.
    Asht tjeter te jesh Politikan demokrat.Dhe tjeter puntor demokrat.I pari i fiton pa djerse.Ia sjelle politika ne dere me rendiment progresion gjeometrik.I dyti i fiton me djerse dhe ia sjell vetevetes as me progresion aritmetik,me progresion djerse cdo 15 ditesh apo cdo jave pagesen e djerses ne para.Kjo nuk ka rendiment e nese kerkon ma shume humbet edhe kete se te nxjerr bosi politikan demokrat ne rradhet e te papuneve.

  19. sportdashes says:

    Dhe kur krahason pasurite e ketyre horrave, me te ashtuquajtura pasuri qe trumbetoheshin per ish-bllokmenet, e kupton sa e ndyre ishte propaganda per te shembur sistemin.

    Populli i thjeshte kur sheh dhe degjon keto gjera, thote me vehte “te kam dhjere mu ne demokracine e leshit”.

    1. Shqiptari says:

      po jo o sportdashes jo, se populli, pas ketyre lajmeve qe degjon, i keput edhe nje lajm video, te sharabajgave 16 vjecare qe zihen per flokesh ne mes te Tiranes, nga pas edhe eshte ne rregull pastaj.

      Pastaj ca do me shume Ti o Mik, ja ku e ke komentin e “Neda” aty lart, “Shqiperine te pasurit dhe te mencurit do ta bejne, jo varfanjaket” … jo po akoma me Xhaxhin, ja hoqi beut dhe agait dhe ja dha katundarit … Ai na e ka fajin !!!
      Po pse more mut muti, po pse o Enver nuk e bere dot mutin aq te madh sa te mos e ngrinte dot sahaleja ?? he, na merre tashi, te djefsha mu ne hidrocentrale e fabrika e shkolla e tarraca e hekurudha !! erdhi shpellari, la pak mutin tend menjane .. dhe hop, i rafshoi te gjitha ca gjeti !!
      Pa mendoni njehere sikur sahaleja ta kishte patur tumin e Veros deri ne fyt !! tak hapte goje, vuuu brenda tumi i Xhaxhit, hop e mbylte gojen plot tum vicidolsi …

      Keshtuqe, degjoni Neda-n, se coc di ajo (eshte me siguri nga keta Ai-te e sotme qe u mbaron emri me a …), dhe nuk ha tum kot !!!

      Rrofte Skenderbeu i sotem (qe i hengert bajgat e kalit atij te vertetit qe njohim ne nga librat e vjetra), rrofte sahale vicidol shpellari !! qe edhe sic thuhet shprehimisht ne pllakatat e PD-se !! solli Internetin 3G per gjithe Shqiptaret ..

      Ah Vero o Vero, po pse nuk hengre me shume spinaq o te djefsha mu ne kllase puntore

  20. arben says:

    O zot ne cfare gjirizi na ke denuar te jetojme.

  21. pisi says:

    ah moj Shqypni e mjera Shqypni!!!!!!!!!!!!!!!!!

  22. i zhgenjyeri says:

    te na rrojne partit e hajduteve qe i jan qepur ketij popuulli per te i pir gjakun si vampira te pa ngopur e te pa meshirshem deri sa do te duroj fukaraj popull.

  23. Pelasgian says:

    se ca ka bo ne Belgjik apo ne Hollande nuk na rruhet shume , edhe nqs i ka bo leket me droge BRAVO i qofte …edhe kjo pune do tope , kush i ka dhe rrezikon e ben , kush si ka ben shoferin ne gjermani .

    Problemin me te madh un e shikoj tek rroga qe merr si pushtetar dhe qe paguhet nga leket e xhepit te shqiptarve .

    2 MILION E 400 MIJ LEK RROGE . PRA 2000 EURO NE MUAJ ndersa rroga mesatare ne shqiperi s’kap as 200 euro ne muaj .

    SKANDAL !!!

  24. feriti says:

    kte prapashtesen “pa fund” e keni thjesht nga zilia apo eshte porosi e shokut Lenin…

  25. emigranti says:

    Ka shume si Frroku ne vendin tone te varfer por gjithsesi keta jane amator perpara profesionisteve si Nano,Sali,Zeni,Argita,Lulushi,Bode,Imami,Ruli,TopalliBregu,Meta e shume te tjere ne rangje te tjera si kryetar bashkish,drejtor doganash,tatimesh.Pasurimi I Frokut eshte krejt ndryshe dhe eshte drejtesia ajo qe do te vendos.Pjesa tjeter e vampireve kane mjelur shtetin ,popullin pra kane zhvatur nga prona e te gjitheve.Dhe jane keta qe kakarisin me shume se e duan kete popull.

    1. Klorinda says:

      Emigrant, ketu flitet per krime te maxhorances, prandaj si fillim bej listat e Koke”dhjerve”, Doshave e tjere, pastaj vazhdo me opoziten. Po ashtu si Tahiri se u ngriten ‘mushkojat me helm’ ne 21 Janare.
      Kure i thane qe avjonet me droge ne Gjader, Divjake etjera, ay bashke me kryeministrin ironizonin duke thene ….”miope, keni pare mushkonja”….te kujtohen keto zoti “emigrant kuqalosh”. I pame pastaj, “miskonjat socialiste ” ne Gjader, Divjake …deri e Spanje. E mbi te gjitha asgje nuk u be, asnjeri nuk u denua. Turp…po hani buk me hale, e deshmoni se ka gjalpe siper!

  26. liri drejtesi says:

    Ja, shoku Frrok, po hipen ne autoveturen modeste shtetrore. Ky eshte nje figure popullore e Luftes nacional clirimtare, e ndertimit socialist, dhe demokracise triumfuese shqiptare. Hallall pasuria, se ajo pako gje eshte persa ti shoku Frrok ke bere per kete vend, dhe popull ne keto 70 vite mbas clirimit te vendit e deri me sot. Hallall, Hallall. Dita 1000 Ty dhe shkokeve Tuaj te lavdishem. Populli shqiptar, sikur i gjithi te shuhet nga faqja e dheut,nuk ua shperblen dot te mirat qe i keni dhuruar me sakrificat,vuajtjet,heroizemin,vetflijimin tuaj dhe te familjeve tuaja ne shekuj e deri me sot.
    Lavdi te perjetshme te gjithe Frokeve shqiptare.

  27. Llazar says:

    po ne himare ca kerkon o malok i qelbur mire je andej nga puka

    1. ej says:

      llazar malok e di vet ti…. nuk ishe ti i zoti te rrije ne Himare e te bleu Malesori. ty sta mban te blesh gje ne puk prandaj e di vet.

  28. kyci says:

    keto jane leke p…

    Tani Marku dhe ai krimineli tjeter vellai i vet duhet ti besh te shesin sumen ne Belgjike e Hollande – Pisa burra – pse nuk cojne motrat dhe mamate e tyre ne semafore keta qelbaniker…behen edhe deputet – KRIMI ne Shtet TURP i Madh.

  29. emigranti says:

    Klorinda une kam te drejte te shpreh mendimin tim dhe nuk kam shkruajtur te mbush mendjen tuaj pjellore.Mua me jane shtetezuar 600 ha toke,shtepi e troje dhe me kane futur njerez ne burg koha e merhumit.Koha e Sali bajges qe juve e keni ne zemer I pervetesoi perseri.Nuk mund nje komunist te bente reform e te me jepte shtepine se eshte blere me djerse.Kaluan 25 vite hajduteri edhe sa do te presim.

  30. gimi says:

    KUSH do ti gjykoj politikanet? ata kan ven njerzit e tyre gjykates dhe prekuror.DHE turma qe I ndjek si dhelpra KOQET e DASHIT.

  31. jaho says:

    nuk mjaftonin gjith kto lek dhe prona por merte roge si deputet kjo eshte demokracia qe kerkuam gjysma epopullsise te emigroje pjesa tjeter ne shqiperi te vuaj per buke dhe bejne qef froket bodet etjre ne shqiperi si hyn gjemb njeriu neqft se je ne pushtet dhe vjeth nuk ka frik as njeri degjojme dhe shikojme tjtri vret pese veta dhe denohet 10 vjet.

  32. Ajaxs says:

    SHqiptare doni te pasuroheni , e vetmja menyre eshte te mos punoni fare. SHqiptare doni te jetoni te varfer , dhe ne mjerim PUNONI , punoni dite e Nate.

  33. salikoqja says:

    emo se gjyna me pune te ndershme I ka bere ka punuar 2 turne,fare e qelbur,koha e ketyre ka ardhur te respektohen kriminelet,dhe te behen deputeta,dhe skane pike turpi kur thone para zotit jam I paster.

  34. cudi says:

    po perse merreni me kete athu se nuk keni pun tjeter thjesht puplicitet po u beni.
    shifni mjedisin se po e shkaterrojne koncensionet per ato mendoni ce po na bluan kanceri nga gjitha anet se puna e Frrokut esht problem i vogel se ai nje dit nese ka ber keq do paguaj se esht dikush mbi ne qe gjykon.
    shifni Marinzen, Elbasanin, mbetjet ushtarake minierat plerat e mbetjet industriale se ku perfundojne.

  35. SH says:

    PASURIA E RAMES DHE E METES DHE ZAGAREVE TE TJERE KUR DI TE ZBARDHET ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje