Armando Subashi zyrtarizohet kandidat për bashkinë e Fierit

10 Prill 2015, 12:46Politika TEMA

Deputeti Armando Subashi zyrtarizohet si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Fierit. Subashi është zyrtarizuar pas takimit që kreu socialist Edi Rama ka zhvilluar me deputetët e Qarkut të Fierit.

Gjithashtu Fatos Tushe do të jetë kandidat për Bashkinë e Lushnjes.

Po ashtu është zyrtarizuar si kandidat për Bashkinë e Divjakës Fredi Kokoneshi, ndërsa për bashkitë e Roskovecit dhe Patosit kandidohen Majlinda Bufi dhe Rajmonda Balili.

“Pas një konsultimi të gjerë me strukturat e PS në Fier dhe shoqërinë civile si dhe aktorët ekonomikë e social në këtë qark u vendos që në tryezën e aleatëve të propozojmë këto emra. Fillimisht kemi vendosur që të propozojmë dy zonja. znj Majlinda Bufi në bashkinë e Roskovecit, e cila është deputete dhe anëtare e komisonit parlamentar të Ekonomisë. Së dyti për bashkinë e Patosit propozojmë znj. Rajmonda Balilaj që është aktualisht kryetare e bashkisë Patos edhe ajo një eksperte e administrimit të mirë”.

Për bashkinë e Fierit,  kemi vendosur të propozjmë z. Armando Subashi, deputet i Kuvendit dhe komisionit të Ligjeve. Për bashkinë e Lushnjes kemi vendosur të propozojmë z. Fatos Tushe, kryetar aktual i kësaj bashkie dhe ai me objektiva të realizuara.

Për bashkinë e Divjakës kemi vendosur të propozojmë kryetarin aktual të Divjakës, z. Fredi Kokoneshi”, tha deputeti Erjon Brace pas takimit me Kreun e Qeverisë Edi Rama. /gj.k/

4 komente në “Armando Subashi zyrtarizohet kandidat për bashkinë e Fierit”

  1. al paci says:

    Po demokratet ke kan vendosur per bashkit e fierit

  2. shoku " Shpati " says:

    Rama sikur kishte dy prioritete kur filloi te udheheqe PS-ne . E para ishte gjatesia e anetareve dhe sidomos e politikaneve kryesore dhe e dyta ishta puna me dhjamin .Por me te rendesishme kishte punen e ” dhjamit ” me teprice brenda partise socialiste, mesa kuptoja une ne ate kohe . Me gjatesine besoj ka ber dicka kurse me dhjamin le per te deshiruar !

  3. LORA says:

    Me gezon zyrtarizimi i kandidatures socialiste te Armando Subashit ,per Fierin.

  4. leonidhas bakillanis says:

    Bravo!Kandidat perfekt. Kaklepires dhe dallkauk, ashtu sic i do Rilindja e Durit nga Fushe Kruja.

    Spirre te mbare shoku Subash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje