Tabaku: Mazhoranca rrëzoi dy amendamentet e PD, përgjegjëse për cmimin e energjisë dhe naftës

10 Prill 2015, 14:18Politika TEMA

Partia Demokratike ka bërë përgjegjëse mazhorancën për refuzimin e dy amendamenteve për uljen e çmimit të energjisë dhe uljen e çmimit të naftës, premtime që mazhoranca i bëri në fushtën elektorale 2013.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nëpërmjet një deklarate për mediat u shpreh se mazhoranca konfirmoi dje në Kuvend se qeverisja e saj nuk është në shërbim të qytetarëve, pasi refuzoi dy amendamentet tona për uljen e çmimit të energjisë dhe uljen e çmimit të naftës.

“Mazhoranca nuk pranoi që familjet shqiptare të kursenin 112 milion USD nga xhepat e tyre. Taksa e qarkullimit, prek në mënyrë të drejtëpërdrejtë produktet kryesore në treg. Përdoruesit e makinave apo mjeteve të ndryshme të transportit paguajnë 1000 lekë taksa sa herë që blejnë naftë. Pushteti e ka më të lehte t’u heqë nga xhepi shqiptarëve 112 milion USD në vit nga kjo taksë, ndërkohë që bizneset pranë qeverisë dhe paaftësia e një administrate të politizuar i shkaktojnë një dëm prej 1 miliard euro në formën e evazionit fiskal”.

“Por, ballafaqimi me popullin dhe me të vërtetën po vjen dhe më 21 qershor do t’i kthejnë përgjigjen e merituar kësaj mazhorance arrogante, që ka braktisur qytetarët dhe vetë është zhtyrur në korrupsion galopant”, tha Tabaku

1 komente në “Tabaku: Mazhoranca rrëzoi dy amendamentet e PD, përgjegjëse për cmimin e energjisë dhe naftës”

  1. enno says:

    si qenka ps fajtore kur cmimi i energjise nuk eshte rritur por vetem mesatarizuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje