BATUTAT/ Rama ngacmon sërish Lamen, ndërsa një banor kishte futur foton me dy gishta lart në dosjen e dërguar te ALUIZNI

11 Prill 2015, 13:03Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në zonën e ish-Kënetës, ku ka shpërndarë disa leje legalizimi falas për banorët e zonës.

Ashtu si zakonisht, Rama e ka shoqëruar këtë gjë me batuta.

Ai ka ngacmuar sërish kreun e ALUIZNI-t, Artan Lame, duke thënë me humor se ai flet shumë dhe punon pak.

“Ftoj tani, të tretën të vërtetën, ministren Gjermeni, e cila punon shumë e flte pak, jo si Tan Lamja që flet shumë e punon pak”, tha Rama, ndërsa ftonte Gjermenin për të shpërndarë një leje legalizimi.

Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe batutat me banorët.

Rama ka thënë se mes morisë së dosjeve të gjetura nga ALUIZNI, ka pasur çudira, ai rasti i një banori që kishte futur në dosje fotografinë e shtëpisë me flamurin e PD, e që nuk ishte legalizuar.

Kur e pyetëm atë përse nuk kishte marrë leje, se ishte edhe i partisë në pushtet, ai na tha; po e dinin që isha i tyri dhe do kenë thënë s’ka problem se yni është’. Këtë radhë po tregoj një rast të ngjashëm, kur në dosje një banor ka futur fotografinë e shtëpisë dhe veten duke pozuar me dy gishtat lart”– tha Rama.

Rama: Banori quhet Afrim Alla, hajde merr lejen. Kur e keni bërë aplikimin?

Banori: Po nga viti 2000

Rama: Si me dyshim po e thua, aq ka kaluar sa as vetë s’po e mban mend

Banori qesh

Rama: Pse s’ta dhanë lejen mo, me gjithë ato gishta përpjetë. Pse s’ta dhanë lejen? I pagove lekët?

Banori: Lekët pa mbaruar procedurat si ti paguaja…

Rama: Them atëherë a pagove

Banori: E pagova atëherë

Rama: Pse s’ta dhanë?

Banori: Po si gjithë të tjerët

Rama: Ti vazhdo me gishtat lart, merr lejen tani

19 komente në “BATUTAT/ Rama ngacmon sërish Lamen, ndërsa një banor kishte futur foton me dy gishta lart në dosjen e dërguar te ALUIZNI”

  1. elinor,.,..,, says:

    Hahaha, o c’u kenaqem… me kete humor kinez! Tani te degjoj edhe nja dy kenge te Eli Fares dhe pastaj te vras veten!

    1. aa says:

      Shko degjoje kengen qe do, se sapo e vura.

    2. @elinor says:

      Elinor mos e vrit veten te lutem ! Nga menyra se si arsyeton je potencial per Partine Demokratike.

      1. anticensurë 3456 says:

        or taj nuk është potencial aspak i PDsë!!
        por dhe nuk është bythlëpirës i saliut të radhës,edit të radhës desha të them!!
        nuk e njoh por mendoj se mendon më shumë për vëndin se sa për dashin e kopesë!!dashin e rradhës!!
        ky debili ashtu si dhe ata që dalin për të pastruar e bëjnë gjithë këtë për zgjedhjet dhe jo se ju ha palla për popull!!
        bile as për ty!!ti nuk je ndryshe nga ai që përmënd trapi i tironës për fushatë elektorale!!vetëm se ty nuk të duken gishtat a bishtat,por kuptohet se gjuhën je tu e lujt lart e posht!!

    3. Luli says:

      Elinor,po nje sinan hoxhe nuk e do ?-Mos e vrit veten he te keqen,te pakten jo para votimeve !

  2. tim says:

    Humor qe vetem te berberet e gjen..

  3. Korabi says:

    Kontirbuo dhe ti ne uljen e emetimit te CO2, shpeto planetin, vrit veten!

  4. Treviso says:

    Kur nuk u bind kryekrimineli Berisha per 54 vjet ne Tirane, Zoti kryeminister do te bindi banoret e kenetes qe kane 20 vjet qe kan zbritur nga bjeshket.

  5. Rudi says:

    Kjo eshte ofenduese. Our priminister is patronising. I dont find it as a joke, insulting, probably…

    1. toni says:

      O Rudi anglofoni!Nese edhe shqipen e di si anglishten vaj medet per ty!

  6. joel shkodra says:

    Keshtu behet ne gjithe boten para zgjedhjeve.

  7. aurora says:

    Dakort qe po e ben per fushate ky Edi, po pse sja dha kryekrimineeli sali per sa kohe ishte ne pushtet. Ai sja dha pdisteve e jo me socialiste.

  8. seferi says:

    Ore ky dallkauku,po behet i bezdishem ne keto ndarje tapishe,qe me kujton ate te tapive te viteve 1946 te reforemes agrare,Per cfare po e trumbeton Edvin Mao Ce dun Rama kete histori,mos valle ja ka ndertuar rama shtepite qe sote bene sikur u ka falur shtepi,jo mor vete populli vete njerzit me nje mije e nje alle,punuan si skllever andej nga Gerku e Taliani dhe me zore bene ate shtpi,dhe ky bene sikur po u jep nga xhepi para.Elektorat i ndyre,perse u dashka te veje te ndaje tapite kur ka instuticione, te cilet ja nisin me poste,por jo duhet degjuar ky pervers qe munde te jete miljarder mbas Sali Halese(kete e dine mire Santo qe u pastronte parate)Mjere neve thuaj u katandisem nje komb prej lecke,qe e drejtojne lloj lloj sorllopi drogmeni psiqiku,ajduti perversi,vrasesi e cfare te te theme,kerkojne votat tani ndaje bredhin si qen zoresh neper fshatra,jo per ndonje gje,por u kane ngelur edhe ca thase pa i mbushur me para……

    1. elinor,.,..,, says:

      @seferi; po mos te shkoje Rama nga do t’i gjejme gjithe keto batuta te forta ne?! Gju me gju me popullin pra o sefero, gju me gju me popullin!

    2. Artan says:

      O Sufyr e blene gje token keta ndertimtaret, apo po jua jep Lamja me budallallekun e vet. Se nje gje Rama nuk merr vesh nga legalizimet, qe e theksoj jane budallalleku i Lames. Kontrolli i Larte i Shtetit nje dite do ta shohe kete budallallekun e Lames

  9. funerali says:

    shume po I duron o kryeminister. po I jep legalizimin kafsheve qe nuk duan te nxene. fotot e dokumentave jane te gjitha njesoj.
    ne cdo vend do ja u kishin hedhur ne kosh te plerave letrat e aplikumit me ato foto.
    dy gishtat qe na nxoren syte per 25 vjet.

  10. xeni says:

    Ky qe flet shume e punon shume. shaka duceje

  11. alfons muca says:

    Lajm bythe: Edi i fut duart Lames

  12. Albi says:

    Oh c’u kenaqem, hoqem nje cmendur si kryeminister e vume nje psikopat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje