Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë 1001 leje legalizimi në qytetin e Durrësit, në zonën e ish Kënetës. Kreu i Qeverisë theksoi se brenda 4 viteve do të përfundojë i gjithë procesi i legalizimeve për këtë zonë. Sipas tij aq sa Partia Demokratike bëri për 8 vite në qeverisje për legalizimet, qeveria e re ka bërë 2 fishin e tyre.
“Është një ditë me rëndësi sepse ne sot jemi këtu për të çuar përpara një proces legalizimesh që ka pasur shumë dyshime e që në vite ka sjellë shumë zhgënjime. Në 8 vjet PD dha 530 leje legalizimesh, ne në më pak se një vit punë japim dyshishin.
Ne jemi këtu sot për të dorrëzuar 1001 leje, nga një proces që deri tani janë kryer 60% e matjeve dhe dokoumentacionin e nevojshëm. Me këtë rritëm në 4 vitet e ardhshme e përmbyllim procesin e legalizimeve. Është me rëndësi të theksohet se këtu merret një dokument që e kthen shtëpinë në pasuri të patundshme.
Me këtë proces dhe ekonomia ka një përfitim, zona e Kënetës do përfitojë jo vetëm atë që iu takon familjeve.
Me kryetarin e bashkisë sot dhe pas 21 qershorit do vazhdojmë dhe do ta kthejmë zonën e Kënetës në një zonë që meriton emrin ‘Durrësi i ri’. Ju keni dëgjuar shumë, por sot është koha kur fjalët përputhen me veprat.
Kjo zonë do bëhet model i zhvillimit urban”, deklaroi Rama.
Në vijim Kreu i Qeverisë gjithashtu ka vlerësuar Kryebashkiakun Dako, për të cilin shprehu bindjen se do të jetë në detyrë edhe pas zgjedhjeve.
“Jam i bindur që me kryetarin e bashkisë në detyrë sot e në detyrë pas zgjedhjeve, ashtu si kemi përmirësuar infrastrukturën e kësaj zonë, do ta kthejmë zonën e Kënetës në një lagje që e meriton të quhet Durrës i Ri”, tha Rama.
Ndërsa kreu aktual i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, një ditë pasi PS-ja e zyrtarizoi si kandidaturen e saj për garën vendore për bashkinë e qytetit bregdetar, ka falënderuar kryeministrin për besimin që i dha për një tjetër mandat.
Kryebashkiaku Vangjush Dako ka qenë ai që ka dhënë lejen e parë.
“Jam shumë i lutur që pas dy viteve premtim që dhamë në këtë zonë, vijmë sot dhe shpërndajmë 1001 e leje”, ka thënë Dako. /gj.k/
Te legalizosh injorusit e ligjit ,
ata qe zbriten nga malet dhe zaptuan tokat ,
do te thote,thyerje ligjit , njilloj si te kesh kryer nji KRIM z.Kryeminister:
Tani , qe legalizove KRIMIN berisha-meta ,
po e con deri ne fund procesin (Duartrokitje. Vallahi -bilahi, e se mos harro z.Rama XHAMIN me kater minare !)
(Ndersa me pronaret e ligjshem vazhdoni e tallni bythet tuaja prej kurve politike ! )
O na rruafshi bolet politikan shkerdhata .
Ju keni qen jeni e do vazhdoni te jeni Kanceri Shqiptareve ne cdo kohe.
Ky eshte bere nga kryeminister, ne prezantues emisionesh televizive, kesaj rradhe ka marre dhe ate xhuxhin karagjoz te Durrsit per suport…
….Durresi I Ri ne Zonen e Kenetes…model si Tirana e Re…Kukesi I Ri…..ha ha ha cfar humori I ZI!