Gjykata e Lartë: Nuk ka video ku Durim Bami kërcënohet me armë

11 Prill 2015, 09:31Politika TEMA

Një ditë më parë Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Tom Doshin.

Në këtë vendim, i cili e cilëson sit ë ligjshëm ndalimin e Doshit, sqarohen të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe rezulton se e gjithë akuza e Doshit mbështetet mbi deklarimet e bëra nga i dyshuari Durim Bami.

Gjykata ndërkohë, hehd poshtë mundësinë e ekzistencës së një video të dytë, ku Tom Doshi shfaqet me armë në dorë duke kërcënuar Durim Bamin.

Sipas deklarimeve të të pandehurit Durim Bami, ekziston dhe një videoregjistrim tjetër, i kryer në një banesë të deputetit Tom Doshi në qytetin e Durrësit, për të cilin ai deklaron se është detyruar nga deputeti Tom Doshi, nën kërcënimin e armës, që të deklarojë para kameras në lidhje me fakte të pavërteta për organizimin e vrasjes së tij nga Kryetari i Kuvendit, z.Ilir Meta dhe persona të tjerë, emrat e të cilëve i janë diktuar nga deputeti Tom Doshi.

Ky filmim, sipas të pandehurit Durim Bami, disponohet nga shtetasi Tom Doshi por nuk është vënë në dispozicion të hetimit.

Nga analiza e veprimeve hetimore të deritanishme, rezulton se ngjarja nuk është e vërtetë”, thuhet në vendimin e zbardhur një ditë më parë nga Gjykata e Lartë./b.l

 

3 komente në “Gjykata e Lartë: Nuk ka video ku Durim Bami kërcënohet me armë”

  1. Z/K says:

    Hetuesia dhe drejtesia kane lojna ne zbardhjen e te vertetes.E duan zgjidhjen me hoste per t’iu pershtatun interresit te njeres pale dhe jo te interresit te paanshem.

  2. fshatari says:

    O Gjykata e Larte fjalia e sakte eshte `nuk e kemi gjetur videon`

  3. analisti says:

    Puna eshte e thjeshte; iliri do mungoje ne apelin e darkes mbas nje viti apo nje viti e gjysem….! ? ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje