Voltana Ademi thotë se është e gatshme të kandidojë për PD-në në Bashkinë e Shkodrës.
Deputetja demokrate e Qarkut të Shkodrës u propozua pak ditë më parë nga kolegja e saj, Mesila Doda, ndërkohë që nuk dihet nëse Basha e ka marrë seriozisht në konsideratë kandidaturën e Ademit, apo jo.
“Unë jam deputete e Qarkut Shkodër dhe jam përpjekur që ta bëj këtë punë me mundësitë që kam patur me dëshirën dhe vullnetin.
Normalisht që në politikë kur merr pjesë je aty për t’u angazhuar dhe sakrifikuar, padyshim që nivele të ndryshme të politikës kërkojnë një angazhim të tillë.
Gjithmonë unë kam qenë e gatshme të kontribuoj në politikë në pozicione dhe në nivele të ndryshme dhe jam e gatshme edhe tani.
Do të vazhdoj të jem pjesë e një fushate të rëndësishme në Shkodër për të fituar Bashkinë e Shkodrës dhe jo vetëm Bashkinë e Shkodrës, por edhe Bashkitë e Qarkut të Shkodrës dhe kjo është më e rëndësishme në këtë moment dhe këtë ne do ta bëjmë bashkë me qytetarët, bashkërisht, duke marrë pjesë fuqishëm, jo vetëm për shkak të problematikave të Shqipërisë tani edhe të Shkodrës gjithashtu”, shprehet Ademi për A1 Report./b.l
Te qoft hallall. .Na mytn katolikt e XHOZIT
Fshataret pa toke nuk duhet te komentoine:
Voltana Ademi ka shume pike te duhura per kandidim. Ndersa per ate problemin qe ke ,mesoje se Voltana e ka burrin KATOLIK.
Jozi eshte katolike Shkodre!
Po kjo ka burrin Dugagjins
E ca don me than me ket ti….edhe dukagjini eshte ne bashki te Shkodres me reformen e re elektorale. Kur don me ba racista brenda per brenda nje qyteti sa Shkodra pse ankoheni kur te huajt na kane inat si shqiptar. Turp te keni….
BRAVO
Ti mund te jeshe e gatshme me kandidu, por a jane te gatshem shkodranet me te votu?