Vendimi për ndeshjen Serbi-Shqipëri, brenda 13 qershorit

18 Prill 2015, 09:17Sport TEMA

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës doli me një deklaratë zyrtare pasi dëgjoi të dyja palët në procesin e ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku të dyja federatat kërkojnë ndryshimin e vendimit të dhënë nga dy shkallët e gjykimit të UEFA-s.

Në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare, CAS thekson:

“Gjyqtarët e Arbitrazhit Sportiv janë në proces studimi dhe gjatë ditëve të ardhshme do të hartohet vendimi përfundimtar, që do të jepet përpara ndeshjes së radhës eleminatore të Euro 2016 të grupit I që zhvillohet në datën 13 Qershor.

CAS nuk do të komentojë më në lidhje me këtë çështje”.

Ky është edhe qëndrimi përmbyllës i CAS, që e nis deklaratën me përshkrimin e punës së bërë në dy ditët e para të dëgjimit të palëve:

“Dëgjimi i pretendimeve të Federatës Serbe të Futbollit u bë në datën 16 prill dhe ai i palës shqiptare një ditë më pas në zyrat e CAS-it në Lozanë.

Të dyja palët, këshilltarët e tyre ligjorë, ekspertë dhe dëshmitarë u dëgjuan nga një panel arbitrash”, nënvizohet në deklaratën e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, e cila nuk jep një datë të saktë për publikimin e vendimit që do të marrë pasi e ka konsideruar të mbyllur procesin e dëgjimit të palëve.

3 komente në “Vendimi për ndeshjen Serbi-Shqipëri, brenda 13 qershorit”

  1. Albania says:

    Ca 13 Qershori thua ti o Tema. Ku i gjen keto gazetare?? Te universitetet private me siguri…

      1. kujtesa says:

        Deklarata e CAS eshte shume e qarte.
        Vendimi do te jepet para ndeshjes se radhes per kualifikiueset e EURO 2016 qe do te mbahen ne daten 13 Qershor!
        Pra, ky eshte afati maximal. Brenda kesaj date pritet nje vendim FINAL!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje