Juventus me një dorë te Edinson Kavani.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, bardhezinjtë janë në pritje që të mësojnë të ardhmen e Karlos Tevez, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni.
Menjëherë pas zyrtarizimit të vendimit nga ana e argjentinasit, drejtuesit e shoqërisë bardhezi do të nisin bisedimet me Paris Saint Germain.
Vlera e kartonit të uruguajanit shkon deri në 45 milionë euro, por nëse në bisedime nuk futet emri i Pol Pogba, Juventusi duhet ta harrojë sulmuesin amerikano-latin.
Për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, edhe pse Marota ka marrë premtimin e agjentëve të lojtarit, i cili do të përfitojë rreth 5.5 milionë euro në sezon, ndërsa Pogba do të transferohet në Paris, ku sheiku Al Khelaifi është gati të bëjë gjithçka për ta bashkuar me ekipin e tij.
Gjithsesi, çështja “Pogba” mbetet disi më e komplikuar, pasi në garë për mesfushorin janë edhe Barcelona, Real Madrid, Mancester Siti e Mancester Junaited.
Në këtë mënyrë, ankandi mund ta rrisë ndjeshëm vlerën e kartonit të francezit.
Përsa i përket pjesës tjetër të sulmit bardhezi, revolucioni do të përfshijë pothuajse gjithë repartin, sepse lamtumira e Lorentes është pothuajse e sigurt, Matri do të rikthehet te Milani, ndërsa Koman do të huazohet.
Me afrimin e Edinson Kavanit dhe largimin e tre elementëve aktualë, ka vend edhe për argjentinasin Dybala, i cili ka shprehur publikisht preferencën për t’u vendosur nën urdhrat e Masimiliano Alegrit.
Kavani eshte kot fare , vetem rremuje di te beje e pastaj humbet topin e nuk kthehet mbrapa! Humbje Juves nqs e merr
Jam dakort! Do preferoja ndonji sulmues te ri…kete vit ne champions po ecim mire ( me shpresen qe do kalojme edhe ne gjysfinale)… edhe championsi sjell miliona euro…plus pogba do shitet 100 milion e siper…vitin tjeter hyne ne fuqi edhe kontrata e re me adidas qe do sjell edhe kjo me shume euro…ndaj do kemi me shume fuqi blerese…te shohim! Forzaa!