Jo vetëm Juventusi/ Edhe Interi në ndjekje të talentit shqiptar

15 Prill 2015, 15:24Sport TEMA

Talenti i Kombëtares së 21-vjeçarëve, Rei Manaj, po kthehet në kryefjalë në merkaton italiane.

Që prej disa javësh në gjurmët e sulmuesit të Kremoneses janë vënë disa prej klubeve më të mëdha të gadhishullit Apenin, por jo vetëm.

Me 23 ndeshje zyrtare dhe 2 gola të shënuar këtë sezon, Manaj ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të cilët kanë ndjekur disa ndeshje të tij në Kategorinë e Tretë, ku militon ekipi i Kremoneses.

Lacio fillimisht por edhe Juventusi shfaqën dëshirën për ta afruar në skuadrat e tyre zinxhir, por tashmë në garë ka hyrë edhe klubi i Interit.

Sipas informacioneve që vijnë nga vendi fqinjë, zikaltërit kërkojnë ta kanalizojnë çështjen në rrugë zyrtare për ta mbyllur sa më shpejt transferimin e tij në Milano.

Në lidhje me situatën aktuale ka folur edhe drejtori sportiv i Kremoneses, Stefano Xhiamarioli.

“Nga informacionet që kam Inter po e vëzhgon që prej shumë muajsh, por nuk kanë munguar as klubet e tjera.

Gjithsesi për momentin nuk kemi hyrë në bisedime me asnjë skuadër, madje mund të konfirmoj se nuk kemi marrë as oferta.

Rei ka një kontratë që e lidh me ne deri në vitin 2017 dhe nga ky këndvështrim gjithçka është në rregull.

Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, thekson numri 2 i skuadrës që militon Lega Pro.

4 komente në “Jo vetëm Juventusi/ Edhe Interi në ndjekje të talentit shqiptar”

  1. kulmaku says:

    Pse po vezhgohet dhe kjo perben lajm.Lajm do te ishte nqs ky djali eshte blere nga Interi,apo Juve.Eshte ne praktiken e klubeve per te vezhguar lojtar me perspektive , por jo te gjithe rezultojne te afte per te kaluar ne klube te medha.

  2. Nuk e kerkone asnje por kane mesuar te gjithe stilin e kallashit e bleones qe thote se kane kerkesa deri ne 1000000 euro per te qene dashnorja e filanit Ka kohe qe perdoret edhe ne sporte .Thone per ndonje do veje me Arsenalin ose milanin dhe perfundon me Skenderbeun

  3. fieraku4u says:

    UROJ TË JET E VËRTET, SE KSHU I BËNI JU TALENT TË GJITHË. DHE PËRFUNDOJN LOZIN NË KATEGORIN E DYTË OSE TRETË NË NDONJË VEND EVROPIAN.

    SUKSESE DJALIT..

  4. "BALASHI" says:

    Urime, por te ule koken. Duhet shume pune. Vecanerisht ne dy shtyllat kryesore te futbollit, qe jane:
    Pergatitja psikologjike.
    Pergatitja fizike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje