Nuk ka fitues në duelin e javës së 30-të të kategorisë superior, ndërmjet Kuksit dhe Lacit, në stadiumin “Zeqir Ymeri”.
Kuksianët nuk arritën që të vijojn serinë e rezultateve positive, duke komplikuar së tepërmi vëndin e parë në renditje.
Në një stadium të tej mbushur falë hyrjes falas, skuadra e drejtuar nga trajneri Artim Shaqiri nuk arriti të shënonte, përballë një Laci që u mbrojt në mënyrë të shkëlqyer.
Veriorët e dominuan për gjatë gjithë 90 minutave ndeshjen duke krijuar raste të shumta për gol, por pa arritur të konkretizojë në mënyrën e duhur, ku një meritë të vecantë ka dhe portieri I kurbinasve Shpëtim Mocka I cili ishte shpëtimtari I Lacit në këtë takim.
Me këtë barazim Kuksi mban vëndin e parë në renditje me 62 pikë, e ndjekuar nga Skëndërbeu me 60 pikë , Tirana 60 pikë dhe Partizani 59 pikë, ndërsa Laci pozicionohet në vëndin e pestë me 54 pikë.
Ndërkohë në orën 18:00 do të luhet dhe sfida e fundit e javës së 30-të ndërmjet Skëndërbeut dhe Partizanit, me korcarët që kanë një mundësi të artë për tu renditur në vëndin e parë, dhe Parizanit që në rast fitoreje barazon me pikë verilindorët./f.b
ndeshja qenka luajtur ne stadiumin e turqise.