Mbrëmjen e kësaj të marte, në “Vicente Calderon”, do të zhvillohet çerkfinalja e parë e UEFA Champions League mes Atleicos dhe Realit të Madridit.
Për të folur për këtë derbi spanjoll në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, në konferencën e zakonshme për shtyp u shfaq trajneri Karlo Anceloti, i cili komunkimin ne gazetarët e nisi me komplimenta për kolegun e tij Simeone:
“Simeone ka treguar se është një trajner i madh në çdo pikëpamje. Për mua mbetet një nga trajnerët më të mirë në qarkullim. Atletiko mbetet një kundërshtar shumë i fortë, ka një organizim fantastik në aspektin mbrojtës. Do të më pëlqente të shihja në fushë një skuadër luftarake.”
Ndaj Los Colchoneros, italiani siguroi se pjesë e formacionit Los Blancos do të jetë edhe Garet Bejl, pavarësishit kritikave të shumta që ka marrë nga ana e tifozëve:
“Gareh është mirë, e gjitha organika është e gatshme për këtë ndeshje. Bejl ka zhvilluar një sezon shumë të mirë vitin e kaluar dhe të njëjtën gjë po bën edhe tani.”
Sipas Ancelottit, formcioni i tij ka një avantazh në këtë përballje me Atletikon: cilësitë individuale të futbollistëve të tij:
“Për të fituar duhet të shfrytëzojmë armët tona më të forta, shpejtësinë dhe cilësitë individuale. Dua që skuadra të zbresë në fushë me grintën e duhur dhe me shumë kurajë. Shpresoj të jemi kompaktë dhe koherentë si në fazën sulmuese dhe në atë mbrojtëse. Do të jetë një 90′ sfidë shumë e ekuilibruar dhe mendoj se kemi 50% shanse për t’u kualifikuar”.
Atletiko dhe Reali u përballën në fund të sezonit të kaluar në finalen e madhe të Championsit, ku Los Blancos arritën të triumfonin me përmbysje në kohën shtesë për La Deciman.