Mutinjo: Juve favorit? Edhe Arsenali ishte…

12 Prill 2015, 16:25Sport TEMA

Arena e Champions League bëhet gati të presë 8 më të mirët e kontinentit në përballje që spektaklin e kanë të garantuar.

Mutinjo, një prej yjeve të Monakos, ndez duelin me Juventusin, duke thënë se bardhezinjtë mund të konsiderohen favoritë në çerekfinale, por këtë status kishte Arsenali që u eliminua pikërisht nga klubi i Principatës:

“Juventusi ka një skuadër të madhe, qoftë edhe pa Pol Pogba. Eshtë një ekip solid me lojtarë fantastikë. Ata janë favoritë për të arritur në gjysmëfinale, por nuk duhet të harrojmë që edhe Arsenali ishte e megjithatë ne ia dolëm. Do të bëjmë gjithçka për të fituar si fillim në Torino dhe më pas në shtëpi”.

Zherem Tulalan është një nga pikëpyetjet e mëdha te Monaco, ndërkohë që Mutinjo analizon edhe situatën te kampi kundërshtar:

“Sigurisht që do të ishte mirë nëse Tulalan rikuperohet në kohë, megjithatë kemi lojtarë të tjerë në mungesë të tij.

Te Juventusi shikoj Karlos Tevez si më të rrezikshmin sepse është lojtar që luan me vendosmëri.

Kurrë nuk kam luajtur në Juventus Stadium, por kam dëgjuar për atmosferën fantastike atje.

Shpresoj që edhe tifozët tanë të na mbështesin me pasion kur të luajmë në shtëpi.

Duam finalen e Championsit dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur aty”.

2 komente në “Mutinjo: Juve favorit? Edhe Arsenali ishte…”

  1. sit back and.. relaks says:

    Ky eshte mendimi i Mutinjo, po Shurrinjo ca thote?

  2. jupiter says:

    ik o mut, juve nuk eshte arsenali!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje