Reali, 96 milion euro për Serxhio Agueron

11 Prill 2015, 15:24Sport TEMA

Janë Serxhio Aguero dhe David De Gea dy objektivat e mëdhenj të Realit të Madridit për merkaton e verës.

Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, është i gatshëm të bëjë cmendurira për të transferuar në Santiago Bernabeu sulmuesin e Mancester Sitit dhe portierin e Mancester Junaited.

“El Kun” është shndërruar në një fiksim për numrin 1 të Realit dhe Perez është i gatshëm ti ofrojë “Citiziens” plot 96 milionë euro për të bindur sheikun Mansour të lejojë largimin nga “Etihad Stadium” të një prej futbollistëve që ka transferuar me më shumë bujë në ishull që nga marrja e drejtimit të Sitit.

Kampionët e Anglisë edhe për pak kohë, pasi pritet të shkurorëzohen nga Çelsi, që kryeson bindshëm në këtë sezon, nuk dëshirojnë të heqin dorë nga Aguero, por dëshira e argjentinasit për të qenë pjesë e “Los Blankos” mund të thotë fjalën e saj në këtë operacion merkatoje.

26-vjecari mbahet mend nga tifozët e Sitit si njeriu që riktheu lavdinë në “Etihaad Stadium”, pasi me golin ndaj QPR në minutat e fundit të sfidës në vitin 2012, i dhuroi sërish titullin e Premier Ligës, Mancester Sitit, pas një thatësire që zgjaste prej 40 vitesh.

Aguero njihet shumë mirë edhe në Spanjë, sepse për disa vite ka mbajtur veshur fanellën e Atletikos së Madridit.

Nëse oferta e Realit prej 96 milionë eurosh bëhet realitet, vështirë se “Citiziens” do të pengojnë largimin e sulmuesit të përfaqësues albiceleste.

Përsa i përket portës, klubi merengues nuk heq dorë nga David De Gea.

Për gardianin e Mancester Junaited, Reali është i gatshëm të ofrojë deri në 40 milion euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje