Protagonist në fushë, protagonist edhe jashtë saj.
Pas polemikave që shkaktoi me mungesën e vetëshpallur në fundjavë ndaj Arsenalit, Mario Baloteli ka përdorur sërish rrjetet sociale, por këtë herë për t’i treguar botës arsyen e vertetë pse nuk ishte me Liverpulin kundër Blekbërn.
Në fakt italiani i ka lënë vend vetes që të kritikohet, pasi të shtunën vendosi pa pyetur njeri të mos bashkohej me skuadrën me pretekstin se ishte sëmurë.
Ish- mesfushori i Uellsit, Robi Savixh, duke iu referuar Balotelit, tha se është patetike të humbasësh me dëshirë një takim të rëndësishëm siç është çerekfinalja e FA Cup.
Savixh tha se ai vetë do ta bënte diçka të tillë vetëm nëse gjendja shëndetësore do të ishte vërtet shqetësuese.
Por sa e rëndë ishte situata për Super Marion në këtë rast?
Përgjigjen e jep ai vetë me këtë foto të postuar në Instagram.
Gjithsesi, për hir të së vërtetës duhet thënë se temperatura 38.7 gradë celcius konsiderohet një temperaturë normale nga mjekët, me Balotelin që ka shënuar kështu një tjetër autogol.
Nga sa di une [nuk kame lidhje me mjekesine]temperatura mbi 38 grade eshte shqetesuse,ndaj ju gazetaret duhet te beni me shume kujdes.
Sa per Balon,ne nje koment te meparshem [kur vajti tek Milani]kame thene se ai nuk do te behet kurr futbollist i madh sepse ai ne radhe te pare nuk eshte bere njeri, ka ngelur nje karagjoz mendjemadh dhe kujton se gjithe bota eshte poshte kembeve te tija,
Edhe ky rast kete tregon, Ai mund te kete qene edhe i semur ,por kjo zgjidhej fere lehte me stafin mjeksor te ekipit.