Nasri-Dzeko plus "cash" për Pogba

8 Prill 2015, 15:29Sport TEMA

Mancester Siti duket i vendosur në garën për Pol Pogba dhe është i gatshëm të përdorë çdo skenar të mundshëm për të arritur te shërbimet e francezit.

Nga Anglia, e përditshmja “Daily Mirror” me një shkrim ekskluziv raporton se ideja e fundit e “Citizens” është të ofrojë kartonat e dyshes Nasri- Dzeko, plus para “cash” në këmbim të yllit të Juventusit.

Karriera e Nasri te Mancester Sitit e ka të afërt fundin, me francezin që reagoi ashpër pasi Pelegrini nuk e aktivizoi kundër Leicester më 4 mars.

Në shenjë revolte, mesfushori u largua nga “Etihad Stadium” pa mbaruar ndeshja, reagim ky që nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit.

Edhe në takimin me Uest Brom, Nasri nuk u grumbullua, ndërsa në disfatën me Kristal Palas u aktivizua vetëm 15 minuta.

Për t’i prishur mendjen drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, veç francezit Nasri, Mancester Siti është gati të përfshijë në tratativa edhe kartonin e sulmuesit Edin Dzeko.

Për ta bërë më të plotë ofertën, “Citizens” kanë parashikuar edhe para cash, por nuk dihet ende shuma që mund të shkojë në llogaritë e bardhezinjve.

Ajo që dihet është se Pol Pogba kërkohet nga më të mëdhenjtë e kontinentit dhe agjenti i tij pretendon se vlera e xhevahirit francez është 100 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje